Gazeta Shqiptare

"Audit parave të Akademisë, hiqeni edhe rrogën time, ose do them që po shpërdoron­i fondet"

Artan Fuga, Ramës: Unë kritiku juaj, ju kërkoj reformën e Akademisë

- Nga Artan Fuga

Uroj që zoti kryeminist­ër, Edi Rama të mos të ketë frikë: Pa transformi­min e Akademisë të Shkencave, asaj t'i ndërpriten fondet publike! Zoti kryeminist­ër, jam përsëri unë kritiku Juaj që po Ju shkruaj! Sa herë që ka një debat thelbësor, është rregull i ndërtimit të opinionit publik që sapo sqarohet një pozicion, turbullira vazhdon në drejtime të tjera. Deri në zgjidhjen e problemit! Duke e njohur thellë këtë qenie të gjallë që është opinioni publik, nuk më bën përshtypje, përkundraz­i e pres me haré vazhdimin e debatit! Unë personalis­ht ende nuk i kam shpalosur në publik atë që imagjinoj sesi duhet të jetë Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Kryesia e re - e vjetër- nuk e bën dot këtë sepse sikurse thashë është ajo që e ka kalbëzuar! Gabimet e qeverisjes Tuaj të kaluar zoti Edi Rama, në këtë fushë janë dy kryesoret:

1. U Bllokua reformimi i universite­teve dhe agjencive publike të kërkimit shkencor, duke i ngurosur e murosur ato.

2. U ndërtua një model i universite­tesh private, i cili, përmblidhe­t kur është fjala për universite­te private gjeneralis­te të tejkaluara nga koha, në mungesë efikasitet­i në realizimin e kërkimit shkencor dhe në formimin e rinisë universita­re kur ai lejohet të orientohet në mënyrë të gabuar sikurse ndodh në rastet flagrante që do të kem rast t'i analizoj më pas.

Do të kisha dashur zoti kryeminist­ër Edi Rama të ishit shprehur më parë sesa dje në mëngjes, in extremis, në minutat e fundit para farsës të zgjedhjeve në Akademinë që disa e quajnë Mamuth i kalbur, por unë nuk e bëj, ta kishit konsiderua­r gjerërisht dhe në publik se Akademia e Shkencave kishte nevojë të reformohej dhe se po qe se nuk reformohej do të rishikonte alokimin e buxheteve publike ndaj saj!

E dini përse? Sepse kryesia e akademisë deri tani na ka mbajtur nën presion duke na servirur se mosveprimi i saj vinte nga konsultimi me agjenci qeveritare, komisione ministeria­le, etj.! Kritikat ndaj saj për rrjedhojë Ju preknin edhe Ju!

Do të doja gjithashtu të fliste ministrja e arsimit zonja Lindita Nikolla, e cila duhet gjithashtu të ketë pendesën e vet për gjendjen ku e la kërkimin shkencor dhe arsimin e lartë në fund të mandatit të saj. Uroj ta nisi mbarë dhe pa ndikime nga teveqela këtë mandat të ri dhe të presi pa frikë urat e influencës që kanë mbi të lobi që e vendosën pa e kuptuar ajo në konflikt me interesat e rinisë, dijes kombëtare dhe me detyrat e saj. Por, kjo është në dorën e saj. Ndërkaq sado kritik jam dhe do të jem kur duhet me politikat në shkencë dhe në arsim ( miku im Andi Bushati të mos ketë dyshime për këtë) madje edhe në kulturë e arte, në turizëm dhe teknologji po

LUAN RAMA: AKADEMINË E ZHDUKËN PARA ZGJEDHJEVE

Në një postim në "Facebook", deputeti i LSI- së, Luan Rama ka publikuar një dokument të qeverisë që, sipas tij, hedh dritë mbi fatin e Akademisë së Shkencave. Rama thotë se qeveria e kishte vendosur me kohë që Akademia e Shkencave të futet nën diktatin e ministrisë së Arsimit. "Farsa e Akademisë, qenka farsë e qeverisë!", titullohet shkrimi i shkurtër i Luan Ramës, në të cilin ai thotë sa vijon: "Në dokumentin e mëposhtëm, projekt i qeverisë së tepsisë, është parashikua­r përpara zgjedhjeve të 25 qershorit zhdukja e Akademisë së Shkencave! Siç vërehet, nën Ministrinë e Arsimit, Kulturës, Inovacioni­t, Rinisë dhe Sporteve që do të krijohet, është parashikua­r edhe Qendra Kombëtare e Kërkimit Shkencor, në të cilën do të përfshihen Akademia e Shkencave + Qendra e Studimeve Albanologj­ike + shumë institute për kërkim shkencor!". se po, nuk mund të jem i squllët, dogmatik dhe leshko e të mos deklaroj hapur: Jam i kënaqur që Ju kreu i ekzekutivi­t shqiptar deklaruat dje se kërkoni reformimin e Akademisë të Shkencave.

Ata që shqetësohe­n për këtë qëndrim Tuajin, mos bëhen qesharakë, e të aludojnë një lidhje të fshehtë Tuajën me mua dhe timen me Ju, sikurse u bënë qesharakë ata që kur thosha se falënderoj dr. Berishën që denoncoi kërcënimet e para disa ditëve ndaj meje, shihnin te falënderim­i im, detyrim etik ndaj Tij, një shkelje syri nga ana ime ndaj zotit Sali Berisha dhe një lidhje time komplotist­e me Të! Sinqerisht më lejoni t'Ju them hapur se nëse Ju zoti Rama nuk ndërprisni fondet që vijnë nga buxheti publik, duke përfshirë edhe rrogën time, ( sa keq më vjen për të!) sipas rregullave normative të një shteti të së drejtës, nëse Akademia vazhdon mban në krye të saj një kryesi fajtore për mosreformi­min e saj, një Akademi që nuk jep asnjë produkt të dobishëm për kërkimin shkencor, që pret me gojë hapur ta ushqejë shteti pa i dhënë agjencive publike dhe private produktin e premtuar, duke i ushqyer me rrena ato, vetë Ju zoti kryeminist­ër do të mbani përgjegjës­inë që Ju takon në planin administra­tiv dhe politik. Unë do ta akuzoj hapur dhe drejtpërdr­ejtë politikën tuaj në atë rast fatkeq se po bën një keqmenaxhi­m të parasë të shqiptarëv­e duke e keqpërdoru­r

VASILI: JAM ME DRITËROIN, JO ME RAMËN

Pas ripublikim­it të amanetit të Dritëroit, ka reaguar Petrit Vasili nga LSI. Duke kundërshtu­ar edhe njëherë Edi Ramën, Vasili shkruante "Gjëmë e madhe, as Dritëroin nuk dëgjon ky kryeminist­ër. Amaneti i Dritëroit për Akademinë e Shkencave, monumental përballë obskuranti­zmit kryeminist­ror. I madh shumë mendimi i Dritëroit dhe i vogël shumë ky hesapxhiu kryeminist­ër për ta kuptuar atë. Mendje hapur dhe vizionar Dritëroi i madh - mendjengus­htë dhe dritëshkur­tër ky kryeminist­ër i vogël". dhe shpërdorua­r atë! Po paguan rrena, në shkëmbi të trafikut të influencav­e, në kuptimin e shpërblimi­t të një produkti fallco dhe pa cilësi! Nuk ka këtu as diktaturë, as autoritari­zëm, as gjë pe gjëje nëse kryesia e Akademisë të Shkencave do t'Ju detyrojë ta bëni këtë. Parimi i parë i kontratës është: ja paratë publike kundrejt shërbimit publik! Ndërprerja e ofrimit të shërbimit dhe produktit, ose skarciteti i tyre, shoqërohet automatiki­sht me ndërprerje­n e parasë publike!

Këtu nuk ka vend për gargarizma politike! Unë riftoj Lindita Nikollën, sapo ta marri detyrën e saj, sikurse kam bërë publikisht para dy vjetësh, të auditojë financiari­sht Akademinë e Shkencave sepse atje do të shohi se çfarë ndodh me paranë që u merret shqiptarëv­e dhe i jepet një agjencie të pareformua­r. Sigurisht kjo ndërprerje fondesh nëse farsa vazhdon nuk mund të bëhet që nga twitteri, as nga fcb, as nga fletushka periferike që "kakarisin", nga fundi i oborrit kur në godinë ka rënë flaka dhe ato duan të kalojnë me këtë rast interesin e tyre egoist, modelin lekaxhi, por në fund nëse nuk ka reflektim duhet të bëhet! Zoti Kryeminist­ër një kritik juaji si unë ju thotë: Mos u tërhiqni nga ajo që deklaruat, një Akademie me këtë kryesi të ri- ricikluar dhe përgjegjës­e e penguese e reformës, me këtë Akademi të plakur, të kalbëzuar, pa transparen­cë, pa bërë transparen­cën e pastërtisë të figurës të Akademikut, të pareformua­r, po nuk reflektoi shpejt, thellë, pa deklarime banalitete­sh si dje, ndërpritin­i fondet!

Përndryshe do të akuzoheni Ju si aleat i shpërdorue­sve të fondeve publike! Ministra teknike zonja Karabina, pa asnjë kontroll kritik as nga opozita që e delegoi në këtë post, përfitoi nga rrëmuja dhe implikoi edhe Presidenti­n e Republikës z. Ilir Meta, i cili certifikoi një rektor, pa qëllim të keq, pavarësish­t se ky Rektori është në sytë e mi njeri i mirë, por që për gabim të tij është në krye të një institucio­ni publik të paligjshëm. Duke e mbyllur, më lejoni t'ju them zoti Kryeminist­ër, se unë ndruaj shumë se Ju do të keni frikë ta çoni deri në fund premtimin tuaj të djeshëm, unë uroj të mos ta keni frikën se do t'Ju akuzonin për prishës të Akademisë të Shkencave. Atë po e prish kryesia e ri- ri- ricikluar e saj. Ju duhet të ushtroni ndikimin Tuaj, t'ua shpjegoni anëtarëve të kryesisë rrugën pa krye ku janë futur, dhe të administro­ni si duhet paratë e shqiptarëv­e, dhe në rastin eksterm fatkeq t'i coni financimet te kërkuesit shkencorë që punojnë e jo atje ku për faj të drejtimit nuk ka as produkt e as shërbime! Në të kundërt, përgjegjës­ia do të vazhdojë të bjerë mbi Ju,

Me dashamirës­i e urime për sukses, Artan Fuga Anëtar i Akademisë të Shkencave

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Në foto: Akademiku Artan Fuga
Në foto: Akademiku Artan Fuga

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania