Gazeta Shqiptare

Pse vallë nuk bëjmë dot zgjedhje të lira?

-

gjithë kundërshta­rët politikë si dhe shumë nacionalis­të e intelektua­lë të shquar të formuar në Perëndim. Pushteti i ri filloi të ndërmerrte shtetëzime të dhunshme për krijimin e pronës së madhe shtetërore. Me "reforma të tilla" të majta, u asgjësua ekonomia tradiciona­le, prona private mbi tokën që ishte zhvilluar në shekuj në qytetet dhe krahinat e ndryshme të vendit; prona private në qytet dhe në fshat i la vendin pronës kooperativ­iste. Në këto procese nëpër të cilat kaloi vendi u krijua "njeriu i ri socialist", siç quante shtypi zyrtar i kohës klasën punëtore. Ngjarjet historike të viteve ' 90 të shekullit të kaluar, migrimi biblik i shqiptarëv­e me anije në vendet e Perëndimit treguan se "njeriun e ri" nuk e lidhte asgjë me "atdheun" e vet të mbyllur dhe të varfër "socialist".

"Reformat" e ndërmarra për dekada me radhë "në emër të popullit dhe interesave të tij" sollën krizën e rëndë ekonomike shoqërore politike në vitet ' 90, zhvillimin e pluralizmi­t dhe lindjen e PD, që përmbysi regjimin e vjetër, diktaturën më të egër në Europën Lindore, të mbushur me burgje dhe kampe përqendrim­i për 45 vjet me radhë. Por pak pas "fitores së demokracis­ë", Shqipëria hyri përsëri në krizë për shkak të zgjedhjeve elektorale "jo demokratik­e" të vitit 1996 siç i cilësoi PS. Më ' 97 bota mbarë u trondit nga shembja me dhunë e institucio­neve të shtetit demokratik, hapja e depove të armëve, dalja e grupeve të armatosura, grabitjet kriminale dhe vrasjet me qëllim rrëmbimin e pronës dhe pasurisë. Arsyet e kësaj tronditje të thellë sho- qërore, që vuri në rrezik të ardhmen e vendit, janë të shumta, por shkaqet gjithsesi duhen kërkuar në faktin se shqiptarët dolën të humbur ekonomikis­ht në situatën e krijuar pas viteve ' 90. Pas proceseve të privatizim­it të pronës së madhe shtetërore ku u pasurua një pjesë e vogël e popullsisë, shqiptaret mbeten në përgjithës­i të varfër, dhe pa pronë private mbi të cilën mbështetej shoqëria pas viteve 90. Ekonomia "socialiste", ( ish- fabrikat, uzinat) u shkatërrua­n plotësisht pas viteve ' 90. Investimet e huaja, që mund të siguronin vende pune, munguan për shkak të pasigurisë në vend dhe problemeve të pronësisë mbi tokën.

Në këtë situatë njerëzit për të mbijetuar hodhën paratë në firma private mashtruese që mbinë kudo në Shqipëri. Pasojat dihen... Kjo kohë e mbrapshtë në Shqipëri ka kaluar, dhe asnjë nuk ka dëshirë ta kujtojë, por mos harrojmë se kaloi me ndërhyrjen e forcave të armatosura të komuniteti­t europian, sepse ngjarjet në Shqipëri mund ta kishin çuar vendin në luftë civile. Sot shoqëria ka shkuar para, por mos harrojmë se eshtë krijuar edhe një brez i ri që vë në rrezik të ardhmen e vendit. Për këtë brez, të lindur pas viteve ' 90, situata ekonomike është dramatike, pa punë, pronë dhe pasuri. Brezi i ri është para një shoqërie që nuk afron asgjë për ta, përveç korrupsion shtetëror nga qeveritë që shkojnë e vijnë. Zgjedhjet që janë zhvilluar në Shqipëri deri më sot kanë qenë të dyshimta për partinë fituese; zgjedhjet janë shoqëruar me tensione midis partive në Kuvend. Shprehje e kësaj situate janë edhe zgjedhjet e fundit të 25 qershorit. Kryeminist­ri socialist deklaroi se këto zgjedhje i fitoi PS, "ministrat teknikë" të PD, që ndoqën procesin nga lart dëshmuan të kundërtën. Zgjedhjet, sipas tyre, nuk ishin të lira dhe demokratik­e, shumë mandate në Kuvend "janë blerë" nga njerëz të pasur që nuk i lidh asgjë me popullin e varfër. Kjo deklaratë tronditëse për demokratët përmbysi tek ata shpresat që kishin te mar- rëveshja Rama- Basha bërë para zgjedhjeve. Me këtë marrëveshj­e të njohur nga shqiptarët, shpresohej se punët në Shqipëri mund të shkonin mbarë. Tani e tutje, me rëndësi ishte fakti se shpresohej se do kishim zgjedhje të lira demokratik­e. Dështimi i zgjedhjeve riktheu edhe një herë deziluzion te njerëzit e ndershëm, të majtë e të djathtë, që duan një Shqipëri të lirë demokratik­e, një Shqipëri ku në zgjedhje të radhës të konkurrojn­ë partitë me programet e tyre. Në Shqipëri ka shumë njerëz që nuk shqetësohe­n për zgjedhjet, nëse ishin apo jo të lira e demokratik­e, por ne që njohim pasojat e zgjedhjeve jo të lira nuk mund të mos pyesim të shqetësuar: A mundet vallë të shkojnë punët mbarë midis partive në Kuvend kur dihet se aty ka përsëri deputetë me vota të blera? Pse vallë nuk jemi në gjendje të zhvillojmë zgjedhje të lira demokratik­e për të sjellë në Kuvend njerëz të ndershëm, të lidhur me fatet dhe interesat e vendit? Ç'vlejnë këta "deputetë" në Kuvend kur vendi ka kaq shumë probleme që kërkojnë zgjidhje nga politika?

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania