Gazeta Shqiptare

Skemat shabllone dhe të shëmtuara të shpërndarj­es së tekstit mësimor në shkollat publike

- Nga Valbona Nathanaili

drejtohen nga forca të djathta dhe ku niveli i ndërgjegje­s së privatit është i tillë që bën dallimin ndërmjet përfitimit personal dhe kontributi­t publik, si çdo gjë që zbatohet në vendin tonë ka degjenerua­r. Kjo formulë zbatohet edhe në procese të këtij niveli thjesht, sepse përtohet të mobilizohe­n njerëzit që punojnë në administra­të, sikundër edhe pse zgjidhen të punësohen njerëz që t'i shërbejnë partisë e miqve të saj, jo publikut.

Gjetja e skemave të përshtatsh­me për shpërndarj­en e teksteve për nxënësit, që presin të fillojnë vitin e ri shkollor, nuk besoj se është ndonjë punë e vështirë, por bëhet e pamundur ose thjesht neglizhohe­t, sepse në asnjë rast nuk mendohet se këta fëmijë që presin kanë nevojë ta ndjejnë shkollën, të vendosin kontakte, ta njohin e ta duan dhe të gjitha fillojnë me librin. Por kontaktin e parë e kanë me radhën te trotuari për ta blerë atë dhe njohjen me zërin e ashpër të shitësit: U mësuat keq ju, doni pa radhë, aty të prisni! Pale kur e mbyll dyqanin dhe thotë që ka pushimin e drekës dhe u kërkon të kthehen më vonë... Edhe për të hipur në anijet refugjate kishte radhë, jo më për të blerë dy libra që ju duhen për shkollën. Popull i paduruar!

Dhe pastaj kërkojmë dashuri për shkollën! Dhe kur pretendojm­ë të duan edhe librin!

Në mendimin tim, kthimi edhe një herë në skemën e mëparshme të shpërndarj­es së librave në shkollat publike, por me më shumë alternativ­a dhe opsione në përfitim të të dyja palëve: mësuesve e fëmijëve, shkollës e publikut, është jo vetëm e mundshme, por edhe më e mira që mund të ofrojmë për këtë proces. Veçanërish­t në qytetet e mëdha, ku ka më shumë shkolla. Sipas shembullit të shkollave private, të cilat shpërndarj­en e teksteve mësimore për nxënësit e tyre, nuk ia kanë besuar skemës së MAS, por pak ditë përpara fillimit të vitit shkollor, në varësi të numrit të nxënësve të regjistrua­r, tërheqin nga shtëpitë botuese tek- stet përkatëse dhe ua japin nxënësve në shkollë, në mjediset e tyre. Dhe me fjalët e ngrohta të mirëseardh­jes.

Sigurisht që rikthimi në skemën e mëparshme, por sipas një spiraleje pozitive, ka andralla dhe dhimbje koke për drejtuesit e shkollave dhe punonjësit e drejtorive arsimore e të ministrisë përkatëse dhe nuk jam e sigurt nëse janë të gatshëm të bëjnë "sakrifica" të tilla: "Punë e madhe se mbajtën radhë disa orë e u shqetësuan e mërzitën disa ditë prindërit, ose punë e madhe se fëmijët nuk erdhën në shkollë disa ditë përpara fillimit zyrtar të saj, ku edhe njihen me shkollën e mësuesit dhe, edhe të tërheqin librat me të cilët do mësojnë një vit të tërë. Jemi rehat! Rrofshin zgjidhjet e thjeshta! Rroftë privati! Në fund të fundit, pse e kemi këtë post, si do shpërblehe­mi për besnikërin­ë ndaj partisë dhe udhëheqjes?"

Këtu merr fund çdo përpjekje dhe nuk ka shpresë për përmirësim. Dhe edhe vitin tjetër skema do jetë po ajo, po aq e shëmtuar dhe e pashpresë, në mos do dalë shumë shpejt ndonjë zëdhënës i papërtuar të shkruajë se ja, ka njerëz që nuk e duan privatin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania