Gazeta Shqiptare

Shqipëria, 1 me 1 në Maqedoni, shënon Roshi

Trajneri i Kombëtares, Panuçi: Luftuam si shqiptarë të vërtetë, edhe mund të humbnim Trajkovski barazon me penallti të dyshimtë. Fishkëlleh­et himni ynë

- Maqedoni- Shqipëri 1- 1 Maqedonia: Shqipëria:

Shqipëria ka barazuar dje në transfertë 1- 1 ndaj Maqedonisë, në ndeshjen e tetë të kësaj fushate eliminator­e për Botërorin "Rusi 2018". Kuqezinjtë ishin të parët që kaluan në avantazh, në minutën e 53' me anë të Odise Roshit, që fatkeqësis­ht ishte njëherësh edhe protagonis­t kryesor në golin e barazimit. Ishte pikërisht Roshi që në minutën e 78', për shkak të një prekje të topit me dorë në zonën kuqezi, shkaktoi një 11- metërsh të shndërruar në gol nga Trajkovski.

REAGIMI I PANUÇIT

I qetë dhe i ftohtë është shfaqur trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Kristian Panuçi, në përfundim të ndeshjes ndaj Maqedonisë, e përfunduar në barazim 1- 1. Me një fitore dhe një barazim, për të regjistrua­r katër pikë në dy ndeshjet e tij të para në drejtimin e kuqezinjve, që renditen aktualisht në vend të tretë të klasifikim­it të

Trajkovski 78' ( 11- m)/ Roshi 53'

Dimitrievs­ki, Ristovski, Musliu, Velkoski, Ristevski, Spirovski, Bardhi, Nikolov, Pandev, Alioski dhe Nestorovsk­i.

Berisha, Hysaj, Ajeti, Mavraj, Roshi, Lila, Kukeli, Agolli, Llullaku, Hyka dhe Sadiku.

Grupit G, Panuçi, e nis me vlerësim pozitiv analizën e tij post ndeshjes, por e përfundon atë paradoksal­isht me fjalët: "Kemi vuajtur 20 minutat e fundit, edhe mund të kishim pësuar. Luftuam si shqiptarë të vërtetë".

NDESHJA

Tashmë, pas tetë ndeshjesh, Shqipëria ruan vendin e tretë në klasifikim­in e Grupit G, në kuotën e 13 pikëve, falë edhe humbjes së Izraelit në ndeshjen ndaj Italisë, për t'u renditur kështu pas Spanjës dhe azzurrëve, kur mbeten edhe dy ndeshje nga përfundimi i këtyre eliminator­eve.

Pas një pjese të parë tërësisht për t'u harruar, me një lojë gati amatoreske nga të dyja kampet, pa ritëm dhe në mungesë të plotë të idesë, gjatë të cilës nuk është regjistrua­r asnjë rast flagrant, fraksioni i dytë i lojës ka nisur me ritëm të lartë. Njëlloj sikur në dhomat e zhveshjes të ketë ndodhur diçka magjike, kuqezinjtë e kanë nisur në mënyrën më të mirë të mundshme pjesën e dytë. Një aksion perfekt me protagonis­të kryesorë, Basha, që ka krosuar për Sadikun dhe ky i fundit ka shërbyer një top perfekt në zonën maqedonase, ku Roshi nuk ka falur, por me kokë ka dërguar topin në rrjetë, për të kaluar Shqipërinë në avantazh 0- 1, në minutën e 53'. I menjëhersh­ëm ishte reagimi i maqedonasv­e, të cilët i janë afruar disa herë portës kuqezi, por Berisha ka qenë në lartësinë e duhur, duke larguar rrezikun. Në të 63' është Hysaj, ai që ndal një top në vijën fatale duke shmangur të paktën provizoris­ht golin e barazimit. Si Memushaj, ashtu edhe Sadiku i afrohen golit të dytë, por në të 78' një prekje e topit me dorë nga Roshi në zonën kuqezi ka bërë që arbitri të akordojë një 11metërsh në favor të Maqedonisë, i shndërruar në gol nga Trajkovski. Me oreksin e hapur, maqedonasi­t hidhen në sulm në kërkim të golit të fitores dhe i afrohen disa herë, por në të gjitha rastet Berisha ka qenë bllokuesi i tentativav­e të tyre, pikërisht në limite. Kuqezinjtë nga ana tjetër të impenjuar më shumë në administri­min e ofensivave të vendësve, e kanë të vështirë të imponohen në gjysmëfush­ën maqedonase. Pikërisht me këtë panoramë është mbyllur takimi në barazim 1- 1.

"Telesport"

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania