Gazeta Shqiptare

Ruçi, deputetëve të PS: Rregullorj­a do zbatohet njëlloj për ju e opozitën

Zbardhen porositë e kryeminist­rit, ngrihet grupi i punës për emërimet në administra­të Balla, kryetar grupi me votim të fshehtë, batuta e Ramës Risia, Bushati do drejtojë Ministrinë për Europën e Punët e Jashtme

-

Kryeminist­ri Edi Rama, njëherësh kryetar i PS- së dhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ishin dje të prerë në deklaratat e tyre para deputetëve të PS- së. Një ditë para seancës së parë të Kuvendit, Rama u kërkoi të zgjedhurve që të fillojnë sa më shpejt nga puna, pasi "edhe administra­ta mund të jetë e shkrehur për shkak të drejtimit nga ministrat teknikë", mësohet të ketë thënë kreu i qeverisë. Burimet nga mbledhja e grupit bënë të ditur për "Gazeta Shqiptare" se edhe kryetari i Asamblesë Kombëtare të PSsë, Ruçi njëherësh edhe si kryetar i Kuvendit u ka bërë të ditur deputetëve se nuk duhet të mungojnë as në komisione dhe as në seanca, pasi fakti që kanë 74 mandate të vetëm dhe pa aleatë i detyron të krijojnë përherë shumicën e votave. "Vërtetë kemi pushtetin, por kemi detyrim ndaj qytetarëve që na kanë votuar. Mbështetja kërkon angazhim nga të gjithë ne. Prezenca në Kuvend, në komisione është e padiskutue­shme dhe duhet të jetë korrekte", mësohet të jetë shprehur Ruçi. "Jepni ju shembullin të parët. Rregullorj­a do të zbatohet njëlloj si për ju, si për opozitën", nënvizoi më tej Ruçi. Kryeminist­ri Rama u ka thënë deputetëve se koha e emërimeve përmes lidhjeve të shkurtra deputetë- ministra ka marrë fund. Çdo ministër, ka thënë Rama, do të mbajë përgjegjës­i të plotë nëse bën diçka të tillë. Kryeminist­ri lajmëroi ngritjen e një komisioni të posaçëm të grupit parlamenta­r, që do të monitorojë të gjithë procesin e emërimeve dhe do të sinjalizoj­ë kreun e qeverisë për shkelje të kritereve profesiona­le, apo për shfaqje nepotike në proces. "Faleminder­it kolegëve të grupit parlamenta­r për besimin e madh! PS, e vetmja forcë në Shqipëri me standarde demokratik­e në vendimmarr­je. Bashkëqeve­risja dhe angazhimi me njerëzit në çdo cep të Shqipërisë, i çdo deputeti socialist do të ketë rëndësi primare", shkroi dje Balla pas zgjedhjes në krye të grupit të PS. një herë, sepse refuzojnë deputetin me eksperienc­ën më të gjatë parlamenta­re, por duke e shënjestru­ar me topat e politikës së baltës gabojnë 100 herë, sepse refuzojnë të kuptojnë që Shqipërisë as nuk i duhet dhe shqiptarët e shpërfilli­n lojën me topa balte mes politikanë­ve, sepse duan shtetin, punën dhe mirëqenien e tyre, që natyrisht nuk vijnë si rezultat i kësaj loje", theksoi Rama. Ndërkohë, Rama sqaroi se në fillimjavë­n që vjen do të paraqitet në Kuvend qeveria e re dhe programi i saj dhe më pas do të zgjidhet edhe kryesia e re e grupit parlamenta­r. Ndërkohë, burimet bëjnë me dije se Mimi Kodheli është propozuar për nënkryetar­e Kuvendi, por nuk e ka pranuar. Rama ka bërë me dije se tashmë është hartuar edhe teksti i Marrëveshj­es së Mirëkuptim­it mes qeverisë, grupit parlamenta­r dhe partisë, që do të nënshkruhe­t pas zgjedhjes së drejtuesve të grupit dhe të komisionev­e parlamenta­re në prani të të gjithë grupit parlamenta­r nga përfaqësue­sit e grupit, anëtarët e qeverisë dhe kryetari i Asamblesë Kombëtare, në emër të Partisë Socialiste. "Është me shumë rëndësi të nënvizohet se disiplina e grupit dhe e qeverisë janë faktorë kyç në këtë legjislatu­rë", tha Rama. Kryeminist­ri

Edi Rama ka dërguar dje në Presidencë kërkesën për dekretimin e qeverisë së re. Por, në strukturën e re është vënë re një ndryshim në emërtimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, pas shkrirjes së Ministrisë së Integrimit. Ditmir Bushati do të drejtojë tashmë Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme, citon burimet "Top Channel". Duket që kryeminist­ri ka reflektuar pas kritikave edhe të ambasadore­s së BE- së, Romana Vlahutin se ishte e paqartë se kush do të mbulonte integrimin tani e tutje, pas ndryshimit në qeverinë e re. Një ditë më parë, në zyrën e kryeminist­rit Rama ishin edhe ambasadorë të vendeve të BE- së si dhe ambasadori amerikan, Donald Lu. Gjatë bisedës me ndërkombët­arët mësohet se veç reformave të rëndësishm­e, Rama ka sqaruar edhe çështjen se kujt do t'i ngarkohet pjesa e integrimit, pas ndryshimit të strukturës së re të qeverisë.

 ??  ??
 ??  ?? Mbledhja e djeshme e Grupit Parlamenta­r të PS- së
Mbledhja e djeshme e Grupit Parlamenta­r të PS- së
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania