Gazeta Shqiptare

Vasili: Deputetët e LSI- së do të votojnë kundër Ruçit e qeverisë

Kreu i grupit: Kjo shumicë është për shkak të votave të blera, të drogës

-

Kreu

i grupit të de putetëve të LSI- së, Petrit Vasili, deklaroi dje për mediat se deputetët e LSI- së do të votojnë kundër zgjedhjes së Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit, por edhe kundër qeverisë së re. "Është një destruktur­im që krijon pesimizëm dhe që demotivon dhe nuk krijon asnjë arsye për ta mbështetur, ndërsa votimi për kryetarin e parlamenti­t është një votim formal dhe cilido që të ishte kandidati, nuk do të kishte asnjë ndryshim për ne", tha dje për ' TCH', Petrit Vasili. Kryetari i grupit parlamenta­r të LSI- së thotë se vota kundër nuk ka lidhje me emrin e Gramoz Ruçit. "Për ne nuk ka rëndësi emri. Në fund të fundit bëhet fjalë për një votim që do të ndodhë në një sallë të afektuar rëndë nga vota e 25 qershorit, ku kjo shumicë është shumicë për shkak të votave të blera, të drogës dhe kriminaliz­imit të proces- it zgjedhor. Çfarëdo kandidatur­e që do të prodhonte do të ishte produkt i këtij kriminaliz­imi, kështu që për ne në të gjitha rastet nuk ka asnjë interes politik", u shpreh Vasili. Vasili tha se vota kundër si për qeverinë, ashtu edhe për kryeparlam­entarin është një vendim i konsolidua­r i LSI- së dhe përjashtoi rrjedhjen e votave. "Ne kemi një qëndrim të unifikuar për këtë çështje dhe çështja e votimit nuk është çështje numrash. Ësh-

RALF GJONI

Ralf Gjoni njoftoi dje se ka dorëzuar detyrën e sekretarit ndërkombët­ar të LSIsë, duke ia kaluar kompetenca­t nënkryetar­es së LSIsë, Kejdi Mehmetaj. Duke falënderua­r kryetaren Kryemadhi, Gjoni u shpreh: "Mbetem në pritje të sfidave të reja në të ardhmen e afërt".

të një çështje morali, pasi është e qartë që ka një shumicë dhe një pakicë. Moralisht dhe politikish­t ky është një qëndrim i konsolidua­r i yni dhe këtu çështja mbyllet", deklaroi Vasili.

 ??  ?? Kreu i grupit të deputetëve të LSI- së, Petrit Vasili
Kreu i grupit të deputetëve të LSI- së, Petrit Vasili

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania