Gazeta Shqiptare

Integrimi, Hahn: Duhet dialog dhe një qeveri e përgjegjsh­me

"Të bëhesh anëtar i BE, një zgjedhje politike, themeltare për vendin" "Duam zgjidhje dhe reforma të vazhdueshm­e" Presidenti grek ashpërson tonet ndaj Shqipërisë

- Valentina Madani

Eurokomisi­oneri Jo hannes Hahn i kërkon - Shqipërisë të përmbushë reformat për integrimin e vendit përmes dialogut dhe një qeverie të përgjegjsh­me. Ai përcolli dje një mesazh për shqiptarët, në kuadër të aktiviteti­t të organizuar dje në Tiranë për mbylljen e shkollës verore europiane të Këshillit të Integrimit në BE. Komisioner­i i BE thekson se të bëhesh anëtar i Bashkimit Europian është zgjedhje politike dhe sociale dhe për të arritur këtë duhet punë dhe reforma të vazhdueshm­e. Hahn theksoi se për të mundësuar integrimin europian të vendit duhet dialog ndërmjet të gjitha palëve të shoqërisë. Sakaq, ai përcolli mesazhin se Shqipëria duhet të ketë një qeveri të përgjegjsh­me. "Këtu nga Brukseli do doja t'ju përshëndes­ja dhe t'ju uroja për një javë të suksesshme të shkollës verore europiane të Këshillit të Integrimit në BE. Të bëhesh anëtar i Bashkimit Europian është një zgjedhje fondamenta­le politike dhe sociale. Është një çështje identiteti, si dëshironi modelin në jetën dhe shoqërinë tuaj. Zgjedhja për t'u bërë anëtar i Bashkimit Europian është ajo që ju shqiptarët e keni pasur për dekada. Sidoqoftë, kthimi i aspiratave politike në ndryshime konkrete dhe në cilësi të përmirësua­r jetese, paqeje, dinjiteti dhe prosperite­ti është gjithmonë shumë komplekse dhe kërkuese. Kjo arrihet përmes punës së palodhur, reformave të vazhdueshm­e si dhe dialogut ndërmjet të gjitha palëve të shoqërisë. Kjo është detyra juaj. Përgatitja për të luajtur një rol të rëndësishë­m në procesin e anëtarësim­it", deklaroi z. Hahn. Eurokomisi­oneri për Zgjerimin apeloi për zgjidhje dhe përgjegjsh­mëri nga ana e qeverisë së re. "Duhet të gjeni zgjidhje, duhet të keni sigurinë përgjegjsh­mërinë

e qeverisjes jo vetëm për ta sjellë Shqipërinë më afër ndaj standardev­e europiane, por ta bëni BE- në një realitet për çdo qytetar në vendin tuaj. Vendosmëri­a dhe ekspertiza juaj do të jetë shumë e nevojshme pas një

viti intensive reformash dhe zgjedhjesh. Ju do keni një qeveri të re dhe parlament të ri në ditët në vijim. Presim me padurim për këtë dhe mundësitë para nesh. Faleminder­it që aplikuat dhe morët pjesë në shkollën ver- "Dita e fundit e punës me mandatin e parlamenta­rit, që do të thotë që duke filluar nga nesër, jam e papunë. Por sikurse thotë Churchill, dhe kjo është një mundësi shumë e mirë, do mundohem të përmirësoh­em sepse të përmirësoh­esh - thotë Churchill - do të thotë të ndryshosh, por që të jesh i përsosur duhet të ndryshosh vazhdimish­t".

ore europiane dhe urime Këshillit për punën dhe angazhimin e tyre të çmuar. Ju keni një shans unik për të qenë pjesë e ndryshimit transformu­es në vendin tuaj", u shpreh komisioner­i Johanes Hahn. Ambasadorj­a e BE në Tiranë, Romana Vlahutin, vlerësoi shkollën verore të integrimit. "Në delegacion ne po shtojmë asistentë, ndaj kushdo mund të aplikojë, është e hapur për shoqërinë civile, por edhe për qytetarët që duan të përfshihen në programe të dialogëve të politikave. Ndaj kontrollon­i në vazhdimish­t njoftimet tona. Ky lloj procesi mund të jetë vetëm një proces gjithëpërf­shirës", tha zj. Vlahutin.

 ??  ?? Deputetët e PD- së pas mbledhjes së djeshme të Grupit Parlamenta­r
Deputetët e PD- së pas mbledhjes së djeshme të Grupit Parlamenta­r
 ??  ?? Eurokomisi­oneri Johannes Hahn
Eurokomisi­oneri Johannes Hahn

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania