Gazeta Shqiptare

Bushati: Prani e shtuar e BE në Ballkanin Perëndimor

Tjetër takim informal me ministrat e BE

-

Ministri

Bushati mori dje pjesë në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme të Bashkimit Europian. Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, me ftesë të Përfaqësue­ses së Lartë të BE- së për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë, Federica Mogherini dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Estonisë, Sven Mikser, mori pjesë në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme të BE- së ( Gymnich), që u zhvillua në Estoni. Ministri Bushati informoi mbi masat dhe arritjet e Shqipërisë në parandalim­in dhe luftimin e ekstremizm­it të dhunshëm, si dhe shprehu mbështetje­n e vazhduar dhe linjëzimin e plotë të Shqipërisë me politikën e BE- së, për adresimin e sfidave të sigurisë. Ministri ritheksoi faktin se nevojitet një prani e shtuar e BE- së në Ballkanin Perëndimor, në kuadrin e një partnerite­ti të përforcuar në përballjen me sfidat e përbashkët­a. Bushati nënvizoi se për parandalim­in e përhapjes së ideologjis­ë ekstremist­e, mbetet shumë i rëndësishë­m zhvillimi ekonomik dhe ofrimi i mundësive të punësimit për të rinjtë. Në këtë kuadër, ministri theksoi nevojën për të ngushtuar hendekun në zhvillimin ekonomik midis vendeve të BE- së dhe rajonit tonë, edhe përmes instrument­eve financiare të procesit të zgjerimit të BE- së. Gjatë qëndrimit në Tallinn, Bushati zhvilloi një takim dypalësh me ministrin e Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Szijjarto. Ministri e informoi homologun hungarez mbi ecurinë e procesit të reformave në Shqipëri dhe përgatitje­t për formimin e qeverisë së re. Ministri Szijjarto siguroi për mbështetje­n e plotë të Hungarisë, për hapjen e negociatav­e të anëtarësim­it me BE- në.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania