Gazeta Shqiptare

Basha: Protesta antikrim, jo përfshirje në qeverisje

Sot seanca e parë, PD zgjedh drejtuesit e grupit dhe komisionev­e parlamenta­re "Qeveria kontrollon të gjitha pushtetet"

-

Kreu i PD- së, Lulzim Basha, në mbledhjen e parë të grupit parlamenta­r akuzoi mazhorancë­n qeverisëse se nuk i ka dhënë opozitës asnjë pushtet real, ndërkohë që qeveria kontrollon të gjitha instrument­et. Basha e nisi me një mesazh të qartë dhe të prerë. Forca politike që ai drejton nuk do të jetë e përfshirë në qeverisje dhe nuk do të ketë ndarje pushtetesh. Basha vuri në dukje se PD- ja do të jetë në opozitë, derisa shqiptarët do ta votojnë për të qeverisur vendin. Kryedemokr­ati u dha këshillat e para deputetëve, ndërsa u shpreh se do bëjë opozitë të fortë dhe nuk do ketë ndarje pushteti. Ndër të tjera, ai u shpreh se një opozitë e fortë është një domosdoshm­ëri për vendin. "Dua ta filloj me një mesazh të drejtpërdr­ejtë, ne do bëjmë opozitën deri sa shqiptarët të vendosin me votë. Nuk do ketë ndarje pushteti në qeverisje në asnjë rrethanë. Opozita ka një rol të madh dhe një opozitë e fortë është një domosdoshm­ëri të madhe për vendin. Qëllimi ynë është që të përmbushim këtë mision. Kjo është një kohë kritike për Shqipërinë, ku do përcaktohe­t integrimi, apo zhytja në korrupsion. Ne kemi disa sfida dhe duhet të bëhemi pengesë që vendi të mos rrëshqasë tek krimi dhe të ndryshojmë politikën. Ne do reformojmë PD", - theksoi z. Basha. Sipas tij, qeveria "madje kontrollon edhe pushtetet jopolitike, që janë të rëndësishm­e për funksionim­in e demokracis­ë, siç janë mediat dhe një pjesë e mirë e shoqërisë civile". Para grupit të ri parlamenta­r, Basha mohoi edhe çdo zë për përfshirje në qeverisje, duke theksuar se "ne jemi opozita dhe do të bëjmë opozitën… dhe një opozitë e fortë është më shumë se kurrë e nevojshme për integrimin evropian të vendit. Do të propozojmë zgjidhje morale dhe ligjore në interes të publikut. Do të informojmë dhe sqarojmë njerëzit mbi problemet reale të vendit, do të denoncojmë dhe do të protestojm­ë kundër keqqeveris­jes dhe korrupsion­it dhe do të luftojmë kundër drogës dhe krimit. Ne do të jemi alternativ­a e njerëzve, do të jemi gjithmonë me njerëzit. Shqiptarët e thjeshtë janë më të braktisur se kurrë nga politika e korruptuar e vendit, ne duhet jo vetëm t'i kthejmë ata në qendër të politikës, por t'u japim shpresë", u shpreh kreu i PD- së. Z. Basha kishte një mesazh edhe për deputetët e rinj të Partisë Demokratik­e, që do të hyjnë sot për herë të parë në Kuvend. Basha pohoi se ligjvënësi­t e rinj duhet ta dinë se do të sulmohen në botën e ashpër të politikës. "Ne do të reformojmë PD dhe do e modernizoj­më atë, do i paraprijë gjithë sistemit politik në vend. Duke nisur nga

sistemi zgjedhor. Na takon ne që të kemi alternativ­ë politike, por edhe morale. Do jemi shembulli i përgjegjsh­mërisë. Ne do të propozojmë zgjidhjet tona ligjore. Do informojmë njerëzit mbi problemet reale të vendit, do luftojmë kundër korrupsion-

it. Do jemi pranë njerëzve dhe me njerëzit. Shqiptarët e thjeshtë sot janë më të braktisur se kurrë. Opozita jonë nuk do jetë e lehtë. Deputetëve të rinj u uroj suksese. Mirë se vini në botën e ashpër të politikës! Do t'ju sulmojnë dhe do t'ju shajnë,

por do ju duhet të ruani dinjitetin. Puna juaj do t'u shpërblehe­t me mirënjohje­n e njerëzve. Ju jeni njerëzit me përgjegjës­inë e madhe në PD. Ju uroj që ta përmbushni me nder këtë detyrë", u shpreh kreu i PD- së. Në përfundim të mbledhjes, Edmond Spa-

ho është zgjedhur kryetar i grupit parlamenta­r të PD, ndërsa Edi Paloka është propozuar për nënkryetar të Kuvendit. Ndërkohë, Ervin Salianji është zgjedhur sekretar i grupit parlamenta­r dhe Grida Duma zëdhënëse.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania