Gazeta Shqiptare

Pagesat e përshpejtu­ara, shpërndahe­n 1.9 milionë lekë

Kërkesa- tip dhe dokumentet që duhen dorëzuar në ATP Kompensimi i pronave, si të përfitoni brenda vitit

- Ornela Manjani 2. 4.

Agjencia e Trajtimit të Pronave ka përfund uar procesin e shqyrtimit të kërkesave të pronarëve për kompensim financiar me kërkesa të veçanta. ATP bën me dije se aktualisht ka përfunduar shqyrtimin e disa aplikimeve me objekt kompensimi­n financiar me kërkesë të veçantë dhe me anë të vendimeve të saj ka miratuar pranimin e 4 kërkesave të paraqitura nga subjektet e shpronësua­r për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, vendimet e të cilave përfitojnë kompensim financiar. Bazuar në të dhënat e vendimeve, që kanë njohur të drejtën e kompensimi­t subjekteve të shpronësua­r, shuma totale që do të shpërndahe­t është 1.9 milionë lekë, fond i cili do të mbulohet nga Buxheti i Shtetit.

Agjencia e Trajtimit të Pronave po shqyrton kërkesat për pagesa të përshpejtu­ara. Të gjithë ish- pronarët që kanë një faturë financiare mund të aplikojnë për paratë e kompensimi­t në një afat kohor nga 1 deri në 5 vjet. Ndërkohë Drejtoresh­a e Agjencisë së Trajtimit të Pronave ka firmosur dje kompensimi­n e shtatë pronarëve që kanë kërkuar pagesa të përshpejtu­ara. Përmes një njoftimi Agjencia e Trajtimit të Pronave se ka përfunduar dje procesi i shqyrtimit të kërkesave të pronarëve për kompensim financiar me kërkesa të veçanta. "ATP bën me dije se aktualisht ka përfunduar shqyrtimin e disa aplikimeve me objekt kompensimi­n financiar me kërkesë të veçantë dhe me anë të vendimeve të saj ka miratuar pranimin e 7 kërkesave të paraqitura nga subjektet e shpronësua­r për kompensim financiar me kërkesë të veçantë", bën të ditur në një njoftim për shtyp. "Nga aplikimet e shqyrtuara deri më tani, rezulton se: Për 6 aplikime, vendimet e të cilave përfitojnë kompensim financiar, për 1 aplikim është vendosur përfundimi i procedimit administra­tiv. Bazuar në të dhënat e vendimeve, që kanë njohur të drejtën e kompensimi­t subjekteve të shpronësua­r, shuma totale që do të shpërndahe­t është 8 046 499 lekë, fond i cili do të mbulohet nga buxheti i shtetit. Për këto aplikime si rrjedhojë e implementi­mit të formulës së kompensimi­t të miratuar në Ligjin nr. 133/ 2015 buxhetit të shtetit i kursen një shumë prej 58 512 447 lekë"thuhet në njoftim.

 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e formularit për aplikimin për pagesë të përshpejtu­ar
Faksimile e formularit për aplikimin për pagesë të përshpejtu­ar
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania