Gazeta Shqiptare

Burri kërcënon gruan nga burgu: Më fute në birucë, do ta pësosh keq

E. L: S'kisha guximin ta denoncoja, mora shkak nga vrasja e gjyqtares 40- vjeçari i dënuar për "dhunë në familje"

-

Një grua 37- vjeçare ka denoncuar sërisht burrin e saj në polici, por këtë herë sepse e ka kërcënuar nga burgu. Burime zyrtare nga policia bënë dje me dije se shtetasja me inicialet E. L është paraqitur në komisariat­in e policisë nr 1 dhe ka deklaruar se jeta e saj tashmë ndodhet në rrezik. Sipas të njëjtave burime, ajo ka pohuar se bashkëshor­ti i saj, i cili tashmë ndodhet në burg për akuzën e dhunës në familje e ka marrë në telefon dhe e ka kërcënuar se do ta pësonte shumë keq pasi ai të dilte nga burgu. "Më ka kërcënuar disa herë, por kam pasur frikë ta denoncoja. Duke u nisur nga vrasja e zonjës Fildeze mora guximin të vij sërisht në polici", mësohet të ketë thënë 37- vjeçarja. "Më datë 07.09.2017, u referuan materialet në Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A. L 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se nëpërmjet telefonit, nga burgu ku vuan dënimin për dhunë në familje, ka kanosur bashkëshor­ten E. L, 37 vjeçe, banuese në Tiranë", thuhet në njoftimin e policisë. Ndërkaq, menjëherë pas këtij kallëzimi, policia ia referoi materialet prokuroris­ë për 40- vjeçarin me inicialet A. L, ndërsa "Më datë 07.09.2017, u referuan materialet në Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A. L. 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se nëpërmjet telefonit, nga burgu ku vuan dënimin për dhunë në familje, ka kanosur bashkëshor­ten E. L. 37 vjeçe, banuese në Tiranë", thuhet në njoftimin e policisë.

janë duke u verifikuar edhe bisedat që ai ka kryer nga vendi ku vuan dënimin.

KALLËZIMI

E frikësuar nga ngjarja e fundit ku gjyqtarja Fildeze Hafizi u qëllua për vdekje me pistoletë nga ish- bashkëshor­ti, edhe 37- vjeçarja E. L ka marrë guximin të denoncojë kërcënimet që ka marrë nga burri i saj, i cili ndodhet në burg për akuzën e dhunës në familje. Kallëzuesj­a ka pohuar para oficerëve të policisë se është kërcënuar disa herë nga bashkëshor­ti gjatë kohës që ky i fundit ndodhej në qeli, por nuk kishte pasur guximin ta denonconte për hatër të familjes së saj. "Burri im është arrestuar për dhunë në familje. Kur u dënua mendova se po ndodhesha më e qetë. Por, pas kësaj ai më merrte pothuaj çdo ditë në telefon dhe më kërcënonte duke më thënë se do ta pësoja shumë keq sapo të dilte prej andej, pasi

"Burri më merrte pothuaj çdo ditë në telefon dhe më kërcënonte duke më thënë se do ta pësoja shumë keq sapo të dilte prej andej, pasi isha unë që e kisha futur në birucë".

isha unë që e kisha futur në birucë", ka thënë E. L. po ashtu, kjo e fundit ka deklaruar se ishte kërcënuar sërisht prej tij disa ditë më parë dhe për këtë gjë kishte vendosur ta denonconte sërisht.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania