Gazeta Shqiptare

Gjykata liron vajzat e shfrytëzua­ra për prostituci­on virtual dhe tutoren e tyre

Lihet në qeli bashkëshor­ti i Dafina Tresas

-

Nuk

e dija që me këtë aktivitet që po bëja, isha duke kryer një vepër penale". Kështu u shpreh dje në sallën e gjyqit 32vjeçarja Dafina Tresa, e cila prej një kohe të gjatë punësonte vajza të moshave të reja dhe i shfrytëzon­te ato për prostituci­on virtual. Përpara togave të zeza në gjykatën e Tiranës, ku do të caktohej masa e sigurisë, u paraqitën shtatë persona, mes të cilëve edhe tutorja. Ata u arrestuan pak ditë më parë në kuadër të një op- eracioni policor. Ata u kapën në një apartament në bulevardin "Bajram Curri" në Tiranë, ku kryenin biseda dhe veprime erotike para një web- kamere. Për këtë punë që vajzat kryenin, paguheshin kryesisht nga shtetas të huaj në llogari bankare përmes internetit. Mësohet se pagesat varionin nga një deri në katër milionë lekë të vjetër në muaj, një fitim mujor i siguruar nga secila prej pesë vajzave. Prostituci­on virtual zhvillo- hej ndërmjet logimit në faqet "Adult Work". Në sallën e gjyqit 32- vjeçarja Tresa deklaroi se nuk ishte në dijeni që kishte kryer një vepër penale. "Nuk e dija që ky aktivitet është vepër penale",- tha ajo. Me kërkesë të prokurorit Enklid Gjini, gjykata liroi nga qelia administra­toren e kësaj veprimtari­e të jashtëligj­shme, 32- vjeçaren Dafina Tresa, nënë e dy fëmijëve të mitur. Prokurori e argumentoi kërkesën me ndryshimet e pësuara në Kodin Penal, ku përjashtoh­et masa "Arrest në burg" për nënat me fëmijë nën 3 vjeç. Para gjykatës 32- vjeçarja mohoi akuzën duke deklaruar: "Vajzat, kanë bërë gjithçka me dëshirën e tyre. Nuk kam detyruar njeri". Tresa do të hetohet për akuzën "Përshtatje ambientesh për shfrytëzim prostituci­oni, rekrutim vajzash për prostituci­on". Po ashtu, gjykata e Tiranës caktoi masën "Arrest me burg" për bashkëpunë- torin e saj, 33- vjeçarin Artur Bakalli. Ky i fundit deklaroi se nuk kishte dijeni se çfarë ndodhte në atë apartament, por kjo deklaratë e tij nuk u morr për bazë nga ana e gjykatës. Gjithashtu, u liru- an nga qelia, duke iu caktuar masa e sigurisë "Detyrim paraqitje" pesë vajzave të tjera, të cilat akuzohen për veprën penale të prostituci­onit.

in. all

 ??  ?? 32- vjeçarja Dafina Tresa
32- vjeçarja Dafina Tresa

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania