Gazeta Shqiptare

Tonelatat e drogës në jahtin me flamur amerikan u ngarkuan në det të hapur

Sekuestrim­i i 4 tonëve kanabis, në pranga dhe Erinaldo Mezhika dhe Elidon Vladi Mjeti lundrues drejtohej nga peshkatari durrsak, Flamur Mema

-

Tonelatat e drogës që u sekuestrua­n tri ditë më parë nga Guardia Di Finanza në jahtin me flamur amerikan në lokaliteti­n Vieste afër Fogias, dyshohet se janë ngarkuar nga trafikantë­t shqiptarë në det të hapur. Burime nga policia e vendit fqinj dje bënë me dije se ende nuk dihet se në ç'rrethana është ngarkuar lënda narkotike e kapur në mjetin lundrues të drejtuar nga Flamur Mema. Mësohet se ky i fundit është pronari një peshkarexh­e në Durrës dhe ka qenë i dënuar më parë për trafik droge në vendin tonë. Gjatë operacioni­t antidrogë, në jahtin që ai drejtonte u kapën 4 tonë kanabis sativa me vlerë 20 milionë euro, ndërsa hetuesit dyshojnë se ajo mund të jetë transportu­ar në det të hapur me mjete lundruese si gomone apo skafe. Bashkë me Memën u vunë në pranga dhe Erinaldo Mezhika dhe Elidon Vladi. Ndërkohë, pritet që Policia e Shtetit të referojë në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda aktet hetimore, bazuar në informacio­nin policor të administru­ar nga autoritete­t italiane si dhe veprimet hetimore të kryera për arrestimin e të dyshuarve. Ndërsa, dy ditë më parë Guardia di Finanza shpërndau pamjet filmike të ndjekjes se jahtit me 4 tonë drogë sekuestrua­r prej tyre. Pasi u ndoqën për disa orë, 3 shqiptaret u dorëzuan. Mjeti ankorua në Bari ku u shkarkua lënda narkotike nga policia italiane.

HETIMET

Pas sekuestrim­it të sasisë së madhe të kanabisit, burime nga vendi fqinj pohuan se Flamur Mema ishte përdorues i rregullt i heroinës dhe duke parë kushtet e vështira ekonomike të tij, grupi kriminal, me sa duket e ka shfrytëzua­r për ta përdorur në trafikimin e drogës në Itali. Sipas hetuesve të çështjes, të rinjtë Erinmaldo Mezhika dhe Elidon Vladi dyshohet të kenë pasur rolin e ngarkimit të jahtit dhe më pas shkarkimit të tij në brigjet italiane. Gjithashtu, hetuesit dyshojnë se ata mund të jenë paguar për të shoqëruar lëndën narkotike dhe dhënies së ndihmës në çdo situatë të pakëndshme apo avarie që mund të kishte mjeti lundrues gjatë rrugës. Burimet e mësipërme sqaruan se nga verifikime­t e kryera ka rezultuar se Mezhika dhe Vladi kanë dalë nga Shqipëria në drejtim të Malit të Zi më 4 shtator të këtij viti. Ata kanë kaluar nga pika

kufitare e Muriqanit dhe më pas kanë hyrë në territorin e Malit të Zi. Pikërisht në këtë shtet ka dyshime të arsyeshme se dy të rinjtë nga Dibra kanë rënë në kontakt me pjesën tjetër të grupit kriminal, duke bërë ngarkesën e lëndës narkotike në mjete Afro një muaj më parë në ishullin Kithira të Greqisë u kap një jaht me rreth 2 tonë marijuanë. Ai ishte nisur nga Napoli, ndërsa në pranga u vunë një shqiptar dhe një italian. Dyshimet ishin se jahti luksoz kishte bërë një ndalesë në brigjet shqiptare, ku ishte furnizuar me drogën që kishte destinacio­n ishujt e Egjeut.

lundruese ( gomone apo skaf). Ndërkaq, policitë e tri vendeve fqinje janë duke hetuar për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje si dhe identifiki­min e vënien në pranga të të gjithë personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

 ??  ?? Droga e sekuestrua­r nga nga Guardia Di Finanza
Droga e sekuestrua­r nga nga Guardia Di Finanza
 ??  ?? Flamur Mema
Flamur Mema
 ??  ?? Elidon Vladi
Elidon Vladi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania