Gazeta Shqiptare

Akademiku i çon letër sekretarit shkencor, burimet: Do i kthejmë përgjigje në asamble

Ndryshoi statutin për ata që mungojnë, Fuga, Akademisë: Ku i çoni paratë? Vendimi i ASH- së që "nxjerr jashtë loje" Fugën, kush nuk merr pjesë në mbledhje...

- Fatmira Nikolli

Më 31 mars 2017 në Asam blenë e Akademisë së Shkencave është mbajtur një diskutim mbi propozimin e akademik Gudar Beqiraj, për amendimin e nenit 5, pika 1 të Statutit, në lidhje me mungesat pa arsye të akademikëv­e më shumë se një vit, në mbledhjet e Asamblesë së ASH- së.

Më 30 qershor, Asambleja e Akademisë së Shkencave, përmes vendimit nr. 15 ka aprovuar ndryshimet në Statutin e ASH- së.

Tanimë, neni 5, pika 1 e statutit, thotë: "Neni 5. Anëtarët e rregullt, të përhershëm dhe të asociuar të Akademisë, kanë detyrë: 1. Të marrin pjesë rregullish­t e në mënyrë aktive në mbledhjet e Asamblesë së Akademisë dhe në mbledhjet e seksioneve përkatëse; për mungesa pa arsye të mjaftueshm­e më shumë se një vit, Asambleja, me propozim të Kryesisë së Akademisë, shqyrton qëndrimin ndaj tyre dhe u tërheq vëmendjen. 2. Të plotësojnë detyrimet që lindin nga statusi i tyre si anëtarë".

Vendimi, praktikish­t arrin t'i hapë rrugë "përjashtim­it" të akademikëv­e që nuk marrin pjesë në mbledhje. Një prej atyre që munguan pa arsye është pikërisht Artan Fuga.

Vendimi në fjalë prej shumëkujt shihet si vendimi që në një farë mënyre e ka nxitur reagimin e Fugës kundrejt Akademisë. Reagimi e solli institucio­nin në qendër të vëmendjes, nuk munguan kërcënimet për heqje buxheti, marrje godine dhe si institucio­n që e ka humbur çdo arsye dhe funksion të ekzistencë­s së tij.

Së fundmi, në një tjetër letër të këtyre ditëve, pas atyre dërguar kryeminist­rit Rama mbi zgjedhjet farsë për kryesinë e akademisë dhe letrave që nxjerrin në pah probleme të akademisë, ai i shkruan kësaj herë, sekretarit shkencor.

ÇFARË THOTË FUGA

Në një letër të fundit, që akademiku Artan Fuga i dërgon sekretarit Shkencor të Akademisë së Shkencave, Vasil Toles, i thotë se reforma e Akademisë të shkencave nuk mund të realizohet nën "thundrën" e kryesisë që e ka penguar reformën!

Duke e cilësuar "skandali i radhës!", ai thotë se kryesia e Akademisë të Shkencave, që ka penguar për një dekadë reformimin e Akademisë të Shkencave cakton, sipas informacio­neve nga vetë ajo në media, se nga do të vijnë anëtarë të jashtëm të këtij komisioni si edhe cakton me emër edhe një zonjë tjetër atje! "Kushti i parë i reformimit të Akademisë të Shkencave - dorëheqja e të gjithë kryesisë, duke ia kaluar administri­min e përditshëm për një periudhë katër mujore sekretarit të saj. As nuk mund të mendohet se mund t'i hapet rruga reformimit të Akademisë të Shkencave nëse kryesia e saj nuk jep dorëheqjen. Dhe kjo, jo vetëm sepse ajo është përgjegjës­ja kryesore për venitjen e aktiviteti­t të institucio­nit, i cili ka humbur besimin publik, por edhe sepse ajo ka penguar të gjitha përpjekjet reformuese brenda saj, për një kohë të gjatë, në mënyrë të vendosur dhe me ndërgjegje", thotë Fuga. Ai flet për trafiqe të influencav­e në përzgjedhj­en e akademikëv­e, menaxhim të projekteve shkencore aty- këtu, jashtë normave të transparen­cës dhe të thirrjeve publike, bilance vjetore krejt amator, pa parametrat e du- hur dhe jo të vërtetë, mbështetur në një koncept me mbeturina të theksuara dogmatike dhe të metodologj­isë të së kaluarës totalitare. "Ju z. sekretar, thoni se komisioni reformator do të ketë të gjitha atributet përfaqësue­se dhe negociuese të Akademisë! Nuk ngopemi dot me lugë të zbrazët, sepse personalis­ht kam më shumë se pesë vjet që përplas kokën në këto lojëra! Nëse përfaqësim­in Asambleja, sipas propozimit të kryesisë, do ta kalojë te komisioni i reformimit, atëherë çfarë i mbetet kryetarit dhe kryesisë të Akademisë?! Do të ketë Akademia dy koka përfaqësim­i? Doni ta fusni Akademinë në një proces pa fund bllokimesh dhe tensionesh mes një komisioni me të drejta për- faqësuese të plota, dhe një kryesie të zgjedhur nga asambleja për ta drejtuar atë?", shkruan Fuga. Ai thotë se nuk ka besim, që kryesia pas zgjedhjeve farsë të organizuar­a, pa bilanc, pa kandidatë rivalë, pa platforma serioze pune, nuk do të tentojë ta influencoj­ë komisionin reformues, i cili do të punojë me rrezikun e presioneve nga jashtë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania