Gazeta Shqiptare

Amerika, viza punësimi të përkohshme për shqiptarët

Publikohen llojet e vizave që mund të merrni dhe peticionet që duhet të përgatisni Ja kriteret që duhet të plotësoni

-

Shqiptarët tashmë mund të aplikojnë për vizë të përkohshme punësimi në SHBA duke ndjekur kriteret e përcaktuar­a nga shteti amerikan. Ditën e djeshme, ambasada amerikane ka publikuar programet për të gjithë të interesuar­it që duan të jetojnë e punojnë në SHBA. Por në këtë njoftim, bëhet me dije se vizat e punës janë të specifikua­ra dhe personat që do të aplikojnë duhet të jenë të kualifikua­r për punën që dëshirojnë të bëjnë. Gjithashtu, në publikimin e fundit theksohet fakti që ky proces do të nisë me punëdhënës­in në SHBA, pra punëdhënës­i bën një peticion pune me USCIS dhe pas miratimit, peticioni shkon në Ambasadën Amerikane për shqyrtimin e vizës.

KLASIFIKIM­ET PËR VIZA

Akti i Emigracion­it dhe Kombësisë parashikon disa kategori të vizave jo- emigruese për një person që dëshiron të punojë përkohësis­ht në Shtetet e Bashkuara. Disa prej këtyre kategorive janë të kufizuara nga një numër i caktuar në vit, të cilat do të vërehen si më poshtë:

H- 1B - Vizat e klasifikua­ra H- 1B i aplikohen personave me një profesion të specializu­ar, i cili kërkon aplikimin teorik dhe praktik të një sërë njohurish tepër të specializu­ara, njohuri për të cilat kërkohet përfundimi i një kursi specifik të një arsimi më të lartë. Ky klasifikim kërkon një dëshmi pune lëshuar nga Sekretari i Punës ( 65,000). Gjithashtu, ky klasifikim aplikohet në rastet e punës kërkimore dhe për zhvillim midis dy qeverive, ose projekteve për bashkë- prodhim të administru­ara nga Departamen­ti i Mbrojtjes;

H- 1C - Këto viza i aplikohen infermierë­ve të huaj që vijnë për të kryer shërbime nëpër spitale për një periudhë të përkohshme deri në tre vjet. Akti Amerikan i Lehtësimit Infermieri­k për Zonat e Pa- avantazhua­ra i vitit 1999, është i ri- autorizuar edhe për tre vjet të tjerë, dhe do të skadojë në 20 Dhjetor 2009. H- 2A - Vizat e klasifikua­ra H- 2A i aplikohen punëtorëve të përkohshëm ose sezonal të agrikul- turës; H- 2B - Këto viza i aplikohen punëtorëve të përkohshëm ose sezonal të jo- agrikultur­or. Ky klasifikim kërkon një certifikat­ë pune të lëshuar nga Ministria e Punës; H- 3 - Vizat e klasifikua­ra H- 3 i aplikohen personave që trajnohen për punë të ndryshme, por jo për ata që trajnohen për mjekësi apo akademi. Ky klasifikim i aplikohet, gjithashtu, edhe personave që tra-

NJOFTIM SHITJE ME ANKAND

jnohen për edukimin e fëmijëve handikapat­ë ( 50); L - Vizat e klasifikua­ra L i aplikohen personave që shpërngule­n nga njëra degë e kompanisë ku punojnë në një degë tjetër në SH. B. A. të cilët, brenda 3 viteve të mëparshëm, kanë punuar jashtë në vazhdimësi për një vit, dhe që do të punësohen në një degë apo filial të të njëjtit punëdhënës në SH. B. A., në menaxhim, ekzekutiv ose në

punë të ndryshme të specializu­ara; O- 1 - Vizat e klasifikua­ra O- 1 i aplikohen personave që kanë aftësi të jashtëzako­nshme në shkencë,

art, edukim, biznes, atletikë, ose që kanë arritje të jashtëzako­nshme në fushën e televizion­it dhe të ekranit; O- 2 - Vizat e klasifikua­ra O- 2

Është shumë e rëndësishm­e për punëdhënës­it e ardhshëm të dorëzojnë peticionin sa më shpejt të jetë e mundur ( por jo më shumë se 6 muaj përpara se të fillojë puna e propozuar) për të dhënë më shumë kohë për procesimin e peticionit dhe pastaj të vizës. Në mënyrë që të verifikohe­t aprovimi i peticionit, ambasadës i duhet numri i pranimit të peticionit të aplikantëv­e të aprovuar, prandaj aplikanti duhet të ketë këtë numër kur aplikon për vizë. Duhet pasur parasysh që aprovimi i peticionit nuk do t'i garantojë lëshimin e vizës një aplikanti që gjendet i papranuesh­ëm nën parashikim­et e Aktit Amerikan të Emigracion­it dhe Kombësisë.

 ??  ?? Ambasada amerikane
Ambasada amerikane

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania