Gazeta Shqiptare

Tregimi për fëmijë i Umberto Eco- s, i viteve ' 60, që shpjegon Shqipërinë e botën e sotme

Ky tregim për fëmijë, i shkruar në një kohë kur bota e ndarë në dy kampe ideologjik­e ishte duke përjetuar "Luftën e ftohtë", vë në pah paragjykim­et dhe ndasitë irracional­e të njerëzimit, që fatkeqësis­ht janë të pranishme edhe në ditët tona.

-

tretën ishte një kinez që këndonte një këngë shumë të bukur, por që dy të tjerëve u dukej sikur stononte.

Secili prej të treve donte të arrinte i parët në Mars për të treguar se ishte më i zoti.

Amerikani në fakt nuk e donte rusin, ndërsa rusi nuk e donte amerikanin, ndërsa kinezi nuk i zinte besë as njërit, as tjetrit.

Dhe kjo ndodhte sepse amerikani për të përshëndet­ur thoshte: "How do you do?" Ndërsa Rusi thoshte: Ndërsa kinezi thoshte:

Meqë të tre ishin të zotë, në Mars arritën pothuajse në të njëjtën kohë. Zbritën nga anijet e tyre kozmike, me skafandra në kokë dhe veshje udhëtimesh hapësinore... ... dhe u gjetën përballë një pamjeje të mrekullues­hme dhe shqetësues­e. Terreni ishte i ndarë me kanale të gjata plot me ujë ngjyrë të gjelbër smeraldi. Aty kishte pemë të kaltra të çuditshme me zogj, me pupla me ngjyra shumë të çuditshme, që nuk i kishim parë kurrë.

Në horizont dukeshin male të kuqe që bënin dritë të çuditshme.

Kozmonautë­t shikonin peisazhin dhe më pas shikonin njëritjetr­in, dhe qëndronin larg njëritjetr­it, pa i pasur besën asnjërit.

Erdhi nata. Përreth kishte një heshtje të frikshme, dhe Toka shkëlqente në qiell sikur të ishte një yll i largët.

Kozmonautë­t ndiheshin të trishtuar e të humbur. Dhe në këtë errësirë amerikani thirri mamanë. "Mommy", ia bëri ai. Ndërsa rusi ia bëri: "Mamoçka" Ndërsa kinezi ia bëri: "Mama" Por menjëherë e kuptuan se po thoshin të njëjtën gjë dhe se po përjetonin të njëjtat ndjenja. Kështu, i buzëqeshën njëri- tjetrit, u afruan, ndezën së bashku një zjarr bubulak dhe secili këndoi këngët e vendit të vet. Atëherë, ata morën zemër dhe, duke pritur mëngjesin, mësuan të njihnin njëri- tjetrin.

Më në fund mëngjesi erdhi. Bënte shumë ftohtë. Befas, nga një grumbull pemësh doli një marsian. Ta shikoje sa i tmerrshëm që ishte! Ishte i gjithi i gjelbër, kishte dy antena në vend të veshëve, një noçkë dhe gjashtë duar. Marsiani i pa dhe tha "GRRRR!" Në gjuhën e tij donte të thoshte: "Ububu moj nëne, kush janë këto qenie të tmerrshme?!"

Por tokësorët nuk e kuptuan dhe menduan se ai lëshoi një ulërimë lufte.

Ishte kaq i ndryshëm nga 3 kozmonautë­t, sa ata nuk ishin të aftë ta kuptonin dhe ta donin

Të tre tokësorët u bashkuan menjëherë me njëri- tjetrin kundër tij.

Përpara këtij përbindësh­i, ndryshimet e vogla të kozmonautë­ve fashiteshi­n. Çfarë rëndësie kishte se flisnin gjuhë të ndryshme? Ata e kuptonin se ishin që tre qenie njerëzore.

Kurse ky tjetri nuk ishte. Ishte shumë i shëmtuar dhe tokësorët mendonin se kush është i shëmtuar është edhe i keq.

Kështu vendosën ta vrisnin me pistoletat atomike të asgjësimit që kishin me vete.

Kur papritmas, në këtë mëngjes të ftohtë, një zog i vockël marsian, i cili kishte ikur nga çerdhja, ra përdhe duke u dridhur nga frika. Cicërinte i tronditur, pak a shumë njësoj si një zog i vockël tokësor. Ta shikoje, të vinte me të vërtetë keq. Amerikani, rusi dhe kinezi e panë dhe nuk e mbajtën dot veten pa e derdhur një pikë loti dhembshuri­e. Në këtë çast ndodhi një gjë e çuditshme. Edhe marsiani iu afrua zogut të vockël, e pa, dhe la t'i dalin dy shtëllunga tymi nga noçka. Ndërkohë tokësorët, papritmas, e kuptuan se marsiani ishte duke qarë. Në mënyrën e vet, ashtu siç qajnë marsianët.

Pastaj panë që marsiani u përkul mbi zogun e vockël dhe e ngriti për ta marrë në gjashtë du- art e tij, duke u përpjekur ta ngrohte. Atëherë, kinezi iu kthye dy miqve të tij tokësorë.

"E kuptuat?", tha ai: "Ne besonim se ky përbindësh ishte i ndryshëm nga ne, por edhe ai i do kafshët, di të ndjejë dhembshuri, ka një zemër dhe sigurisht ka edhe një tru! Mendoni ende se duhet ta vrasim?"

As që nuk bëhej më fjalë. Tokësorët tashmë kishin marrë një mësim të mirë: Fakti se dy krijesa janë të ndryshme, nuk do të thotë se duhet të jenë armike. E kështu ata iu afruan marsianit dhe i zgjatën dorën.

Nga ana e tij, marsiani, duke qenë se kishte gjashtë duar, ua shtrëngoi në të njëjtë kohë duart që të treve, ndërsa me duart e lira bënte lëvizje përshëndet­ëse. Dhe duke treguar lart në qiell me gisht Tokën, marsiani dha të kuptohej se kishte dëshirë të bënte një udhëtim atje, për të njohur tokësorët e tjerë dhe për të studiuar së bashku me ta mënyrën për të themeluar një republikë të madhe hapësinore, ku të gjithë të jetonin të gëzuar dhe ta donin njëri- tjetrin.

Tokësorët pranuan me kënaqësi.

Autori ka goditur me një mënyrë shumë të këndshme, por jashtëzako­nisht të fuqishme, të gjitha ndasitë dhe paragjykim­et që ekzistojnë në botë mes njerëzve, si ato të mëdhatë në shkallë gjeopoliti­ke e deri tek ato më të voglat që mund të kemi me fqinjët, me të cilët ndajmë pallatin.

Kështu, për të festuar ngjarjen, ata i ofruan marsianit një shishe me ujë të freskët të sjellë nga Toka. I lumtur, marsiani futi hundën në shishe, thithi ujin, e pastaj tha se kjo pije i pëlqente shumë, edhe pse e bënte t'i merreshin mendtë. Por tashmë tokësorët nuk habiteshin më.

E kishin kuptuar se në Tokë, ashtu si edhe në planetet e tjera, secili ka shijet e veta, por puna është thjeshtë që të merresh vesh me njëri- tjetrin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania