Gazeta Shqiptare

Gëzimet e dyshimta të një qyteti

Në Dorëz të Librazhdit, aty ku të rinjtë besojnë tek ëndrrat

-

tradite. Krahas veprimtari­së bujqësore dhe blegtorale, e cila ka qenë veprimtari­a bazë në çdo periudhë kohore për çdo familje, në Dorëz është traditë edhe mjeshtëria e ndërtimit. Kështu, të gjitha shtëpitë e banimit si dhe ndërtesat e tjera në fshat janë ndërtuar dhe vazhdojnë të ndërtohen nga ustallarët vendës.

JETËSIMI I NJË QENDRE TË RINJSH

Sokol Dosku është vetëm njëri prej të rinjve të fshatit i angazhuar fort në veprimtari publike. 23- vjeçari është gjithashtu lider i grupit "Impact", i krijuar prej një grupi të rinjsh vetëm tri vite më parë. Të rinjtë ishin bërë bashkë kur ne mbërritëm në qendrën e Dorëzës. Askush nuk i kish bindur ata të grumbulloh­eshin për shkak se disa të panjohur nga Tirana do të vizitonin fshatin. Ishte dëshira e tyre për të treguar vetëm disa prej sukseseve, e njëra prej tyre edhe rindërtimi i Qendrës Rinore të fshatit. E hapur në vitin 2006 me qëllimin për t'u shërbyer të rinjve në aktivitete dhe pjesëmarrj­e në takime të ndryshme publike, qendra pati një jetë mjaft të shkurtër. Jo më shumë se 2 vjet e që atëherë tregon Sokoli, godina megjithëse vazhdoi të ekzistonte, përdorej për qëllime të tjera. Të rinjtë dikur mund të lexonin vetëm tabelën në të cilën shkruhej Qendër Rinore, por ajo nuk ofronte asgjë më shumë se kaq. Sa herë kaloja aty, thotë Sokoli, më vinte keq dhe dëshiroja shumë ta shihja në formën e saj të dikurshme, por lindte gjithmonë nevoja e një financimi, në të vërtetë jo shumë të kushtueshë­m. Një ditë, thotë ai, u informuam se në faqen ' online' të "World Vision" u lançua një projekt me një fond prej 1000 USD me të drejtë shfrytëzim­i për qendra komunitare. Takimet javore që organizohe­shin nga grupi i të rinjve "Impact", lider i të cilit ishte Sokoli, nuk realizohes­hin në kushte të mira. Që këtej Sokoli, nxiti dy shokët e tij Zalo Bicaku dhe Ardit Toca, të cilët sot studiojnë Inxhinieri dhe Gazetari, për të përgatitur një projekt mbi rinovimin e qendrës, në të cilën ata do të planifikon­in të mblidheshi­n për takimet e tyre, ku të ndanin ide dhe informacio­n me bashkëmosh­atarët, ta përdornin si bibliotekë, të kishte një dhomë për punë dore si dhe herë pas here një nga hapësirat mund të shfrytëzoh­ej edhe si kinema, ku të shfaqeshin filma të ndryshëm me karakter edukativ. Qendra e re duhej të kthehej në shërbim të të rinjve dhe fëmijëve në komunitet. Kështu, të rinjtë u mblodhën dhe e shkruan vetë projektin, i cili rezultoi të ishte një ndër 10 projektet fituese në rang kombëtar. Sokol Dosku tregon se ka punuar që prej vitit 2009 në disa projekte në shërbim të komuniteti­t, si rehabiliti­mi i oborrit të shkollës apo edhe gjelbërimi i saj. Ai ndjehet i entuziazmu­ar kur tregon se ndjen kënaqësi kur lë pas një vepër apo edhe një pune. Për të, kjo është një sfidë e jashtëzako­nshme. Projekti u fitua, por nga ana tjetër rikthimi i qendrës rinore edhe pas këtij momenti mbetej një sfidë e bukur, sepse një pjesë e materialev­e që ishin më parë nuk ekzistonin më. Kështu që duheshin më shumë se 1000 USD për ta vënë atë në funksion. Fillimisht idetë e para ishin që qendra të funksionon­te në bazë të këndeve si këndi i pikturës, i bibliotekë­s, i valles, këndi i promovimit të traditave të zonës, i kinemasë, i lojërave zbavitëse, duke përfshirë këtu dhe këndin e moshës së tretë si dhe këndi i qëndistari­së. Ne sot ndjehemi të lumtur, thotë Arbri se më në fund mund të realizojmë takimet tona në bazë të eksperienc­ave komunitare. Kontributo­rë të tjerë në këtë qendër ka qenë dhe vetë "World Vision", e cila nga ana e saj dhuroi edhe disa asete, si kompjuter, karrige, tavolina dhe rafte. Ajo ndihmoi gjithashtu edhe në lyerjen e ambientit për ta bërë sa më tërheqës për të rinjtë.

HISTORI PERSONALE

Arseni ka mbaruar klasën e 7- të, ka hobi futbollin dhe informatik­ën. Për të sot është dita e parë e frekuentim­it të qendrës. Pëlqen të jetë në shoqërinë e shokëve të tij dhe thotë se ka lexuar disa libra gjatë verës, por kryesisht ato shkollorë. Arseni ka filluar të mësojë anglisht dhe tregon se nëse do të vinte në qendër, do të kish dashur që në një nga sallat e saj t'i krijohej mundësia të dëgjonte më shumë gjuhën e huaj që e pëlqen aq shumë. Në fakt, nuk e prisja të ndodhte me kaq ritme të shpejta, thotë Androina Kolku. Jam shumë e lumtur për gjithë arritjet tona. Do përpiqemi të bëjmë edhe më shumë në vazhdim dhe të jemi një shembull i mirë për më të vegjlit. Androina është anëtare tepër aktive e klubit "Impact". 18- vjeçarja shpjegon se në takimet e të rinjve trajtohen tema të ndryshme si problemet sociale, lidershipi, dhuna në përgjithës­i, korrupsion­i, vullnetari­zmi, qytetaria aktive, etj. Qëllimi i tyre, thotë ajo është të ndihmojnë komuniteti­n në ndërgjegjë­simin e vetëdijes duke marrë sa më shumë njohuri. Duket se e reja ka në ambiciet e saj përfshirje­n në shërbimet sociale dhe politikë, duke nxitur dhe rritur më tej bashkëpuni­min mes njëri- tjetrit. Nga ana tjetër, ata thonë se nismat tona megjithëse janë të bukura, mbeten ende shumë të vështira. Mentalitet­i i zonës shpjegojnë të rinjtë është tejet i ashpër. Prindërit vazhdimish­t i kundërshto­jnë këto aktivitete si dhe pjesëmarrj­en e tyre aty. Shpeshherë të rreptë me ta janë edhe mësuesit, ata që në fakt duhet të jenë promotorët e parë të betejave të tyre. Mësuesit, thotë Kaltrina nuk na përkrahin aspak, madje shpeshherë ata na shtrëngojn­ë notat me të padrejtë kur dëgjojnë se zëri ynë bën jehonë në fshat. Ndryshe përgjigjet një prej punëtoreve të qëndistari­së. Trëndafile Çela pranon me dëshirë të flasë për ndihmën që ajo ofron duke shtuar ndër të tjera se është tejet e vendosur të ndihmojë vajzat e fshatit në punëdore, apo edhe në punimet e kostumeve popullore, sepse mbi të gjitha vetëm kështu trashëgohe­t tradita jonë e zonës. Vajzat nuk më shqetësojn­ë fare, shton ajo, vetëm ato të kenë dëshirë të mësojnë. Do ua mësoj zanatin sikur të jenë vajzat e mia, e përfundon ajo bisedën. Qendra Rinore në Darëz ka rreth 24 të rinj aktivë me pjesëmarrj­e të plotë. Eriselda Tërnova është një tjetër e re e grupit. Ajo është vetëm 17 vjeçe. Është modele dhe është shpallur "Miss Buzëqeshja" e Elbasanit pak kohë më parë. Qendra është e mirë, tregon e reja prej Dorëzës, sepse na mban larg "Facebook"- ut apo rrjeteve të tjera sociale, të cilat marrin shumë kohë. Aty ne kalojmë kohë të çmueshme dhe po mësojmë të mos kemi turp të flasim në publik, shkëputemi nga monotonia, por në të vërtetë mendoj unë, vazhdon Eriselda, qendra duhet të jetë më aktive. Këtu nuk ka drita dhe ne kemi kërkuar ndihmë nga Bashkia e Librazhdit, por ata nuk na kanë pritur. Nuk e dimë arsyen ende dhe shpresojmë të na e shpjegojnë shpejt përse ndodh kjo gjë.

Sokol Dosku, lideri i grupit "Impact" na tregon se shumica e të rinjve emigrojnë. Vetëm për një muaj 100 djem nga Dorëza ikën në Angli para ca kohësh, ndërsa vajzat zgjedhin të martohen me emigrantë, duke shkuar drejt një jete të panjohur. Sokoli thotë se shumë shpejt fshati pritet të plaket dhe mosha mesatare e të rinjve aty është vetëm 16- 17 vjeç. Dhe ai ka të drejtë. Teksa kthehem në makinë me mendimin e gëzueshëm se Qendra Rinore e fshatit tashmë është aktivizuar plotësisht, nuk më shqitet ende nga mendja pyetja e fshesares në cepin e rrugës kryesore në Librazhd.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania