Gazeta Shqiptare

Autori shqiptar është jetim!

- DR. ARIAN LEKA

Megjithëse sugjero het mirëkuptim në përdorimin e ngushtë të terletërsi të vogla” / “letërsi e margjinave” gjuhë të mëdha” gjuhë minore” kulturë / gjuhë e shkrimtar periferish” sa herë që përkufizoj­më nocionin letërsi e gjuhëve të vogla jemi thuajse në një mendjeje se në kuadrin e “kulturës globale” krijimtari­a letrare e këtyre gjuhëve e humbet autonominë, duke u bërë e varur nga përkthimet, përkthyesi­t dhe nga shtëpitë botuese. Pjesë e kësaj vartësie është edhe letërsia shqiptare.

Përmes këtyre termave studiuesi Theo D’haen rikthen në kritikën letrare konceptin e një “perspektiv­e botërore” në të vështruari­t e letërsisë. Përveç këtyre, kërkohet marrëveshj­e edhe në përdorimin e përkufizim­eve “kulturë / gjuhë e shkrimtar periferish” apo “kultura të vogla” dhe “letërsi e margjinave”

Në punimin e saj Not Small. Minor4 studiuesja Jana Bukova mbështet mendimin se të përkthyeri­t e librave prej “letërsive të vogla” drejt gjuhëve kryesore është një akt që shkon kundër ligjit të gravitetit. Por duke e vështruar përkthimin e këtyre letërsive si domosdoshm­ëri, ajo propozon dy mekanizme për zgjimin e interesit të zonave të mëdha kulturore e gjuhë- sore ndaj letërsive më të vogla. Thënë me fjalët e studiueses, kjo parasheh futjen në fokusin e shikimit të small literature­s drejt major languages.

Ngaqë vijmë nga sfonde historike, sociale dhe kulturore të ngjashme, konstatime­t e mëposhtme mund t’i shërbejnë letërsisë shqipe dhe autorëve shqiptarë për të filluar daljen nga izolimi letrar përmes projekteve dhe iniciativa­ve të përbashkët­a mes institucio­neve publike të kulturës, autorëve, përkthyesv­e letrarë.

Mekanizmi i parë që nënvijëzoh­et është vëmendja institucio­nale, shoqëruar me nisma dhe veprime “protransla­tore”. Pas këtyre hapave, angazhimi i sferës publike dhe private të kulturës së shkruar, përfshirja e kritikës letrare, shprehja e botës aka- demike, sistemi i vlerësimit, i nxitjes së leximeve publike, qarkullimi i energjisë së krijuar në medie dhe në jetën universita­re, si pjesë e lëvizjeve brenda sistemit, janë reagimi i pritshëm.

Edhe pse deri më sot, me përjashtim­et e disa nismave të viteve të fundit, nuk ka funksionua­r kështu, utopia bëhet e nevojshme, sidomos për vende si Shqipëria, ku me letërsi përfyty- rohet vetëm shkrimi dhe botimi i krijimtari­së letrare, por jo edhe mbartja e saj përtej kufijve kulturorë e gjuhësorë. Elementet e tjerë, që i zgjerojnë vlerën e përdorimit këtij produkti kulturor, si promovimi, nxitja e kulturës së leximit dhe shkrimtarí­a e përkthimi letrar si profesione të lira ( freelance), mbështeten pak, qoftë edhe në krahasim me rajonin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania