Gazeta Shqiptare

Votat e PD- së për Ruçin, kritikët: Përgjegjës­ia e Bashës, të largohet

Topalli: Kjo nuk është PD- ja, vendi ka mbetur pa opozitë Patozi: Demokratët s'meritojnë përfaqësim poshtërues

- Valentina Madani

Bashkimi i votave të dy deputetëve demokratë me ato të PS- së për zgjedhjen e Gramoz Rucit në krye të Kuvendit ka sjellë reagimin e ashpër të kritikëve të Lulzim Bashës. Ishnënkrye­tarja e Partisë Demokratik­e, Jozefina Topalli, dënoi zgjedhjen e Gramoz Ruçit edhe me votat e deputetëve të PD. Ajo akuzon drejtpërdr­ejt Lulzim Bashën për atë që ndodhi mbrëmë në parlament, në seancën e parë të kësaj legjislatu­re. Sipas saj, kjo nuk është Partia Demokratik­e dhe vendi është pa opozitë. "Menjëherë pas betimit si deputetë, lista e deputetëve e familjes se Lulzim Bashë, Isufit, kontribuoi në zgjedhjen me 80 vota të Gramoz Ruçit, kryetar të Kuvendit të Shqipërisë, 27 vite pas rrëzimit të komunizmit. Reagimi i demokratëv­e në rrjetet sociale ka qenë një furtunë. Në fakt, unë nuk u habita që lista e Lulit votoi Ruçin. Prej shumë vitesh, Luli nuk më zhgënjen për asgjë, nuk më zhgënjen as kur qan me lot krokodili për të vrarët e diktaturës; as kur betohet për opozitë ballore dhe flirton me Ramën; as kur proteston për votën e lirë, hyn në qeveri me pa Ramën dhe vetë vjedh votat brenda PD; as kur çon PD në humnerë me minus 230 mijë vota dhe thotë realizuam një fitore morale; as kur voton Ruçin e fill pas kësaj u bashkohet atyre që protestojn­ë kundra këtij të fundit; as kur thërret me shërbëtorë­t e tij gaztorë se ia vodhën 3 vota nën reflektorë­t e dritave të seancës parlamenta­re, nën xhirimin e 20 kamerave në transmetim direkt, në sy të 3 milionë shqiptarëv­e dhe me prezencën e pothuaj gjithë trupit diplomatik; as kur e shet dhe e rishet atë që ka mbetur nga PD. Luli nuk më zhgënjen kur thotë ekzaktësis­ht të kundërtën e asaj që do bëjë", shkruan zj. Topalli në "Facebook". Sipas saj: Ish- ministri Jashtëm, Besnik Mustafaj përmes një postimi në rrjetet sociale ka lëshuar një deklaratë shumë të fortë, duke aluduar se njëri prej atyre kanë votuar pro Gramoz Ruçit është Lulzim Basha. Ai shkruan se këtë gjë ia kanë thënë njerëz të besuar dhe se tani duhet zbuluar se kush është tjetri.

 ??  ?? Gjatë një seance parlamenta­re
Gjatë një seance parlamenta­re
 ??  ?? Jozefina Topalli
Jozefina Topalli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania