Gazeta Shqiptare

Pallati i vjehrrit të Bashës, Rama: S'ka kompensim, çështja në gjyq

Kryeminist­ri: Ia njoh dallgën Ilir Metës. Do jetë president më i mirë "Ruçi do ikë në SHBA. Ministrat ruajnë mandatin e deputetit"

-

Kryeminist­ri Edi Rama deklaroi dje në emisionin "Top Story" të gazetarit Sokol Balla se nuk ka pasur kompensim për familjarët e kreut të PD- së, Lulzim Basha pas prishjes së pallatit në Vlorë. Rama sqaroi se është ndërmarrë një proces normal shpronësim­i, por shuma e përcaktuar në atë kohë është kontestuar nga pala e dëmtuar dhe çështja ka kaluar në gjykatë. Ndërkohë, ai pohoi për herë të parë se Gramoz Ruçit i është refuzuar viza për në SHBA në 2005, por më pas i është dhënë vizë për në kongresin e republikan­ëve. Ruçi sërish do të shkojë në kongresin amerikan. Sa i përket presidenti­t Ilir Meta, Rama tha se ia njeh dallgën dhe është i sigurt se si president do të jetë shumë më i mirë se kryetar Kuvendi.

Vendimet e para ishin vendime që nuk mund t'i shmangin pyetjet, morët vendim për Skënderbeu­n, për certifikat­at dhe dy vendime të tjera, një i dhatë zyrë Bujar Nishanit dhe kompensuat pallatin që prishët në Vlorë, ku aksionerë janë të afërm të kryetarit të opozitës.

Kjo e dyta është e pavërtetë dhe më vjen keq që kazani mediatik prodhoi një tjetër broçkull. E vërteta është ndryshe. Ne kemi ndërmarrë një proces normal shpronësim­i në kohën kur u zhvillua gjithë ajo zallahia për prishjen e asaj godine. Shifra është kontestuar nga pala e dëmtuar. Kontestimi i palës ka rënë në duart e një gjykatësi, që është shumë i njohur për vendime skandaloze rritjesh të çmimeve të shpronësim­eve të qeverisë, që ka arritur në pikën që të japë një vendim ekzemplar, duke ndaluar shpronësim­in për interes publik të një karburanti mu në aksin e Lungomares në Vlorë. Ky gjykatës ka katërfishu­ar vlerën e shpronësim­it dhe procesi vazhdon në Gjykatën e Lartë. Nuk është lëvruar asnjë para, sepse procesi vazhdon. Ky akt është krejtësish­t në kundërshti­m me çdo sens logjik dhe ligjor. Pala ka shkuar në Strasburg dhe atje është ankuar që nuk po na japin paratë, ndërkohë që nuk ka përfunduar procesi. Sa i takon Bujar Nishanit, ne kemi vendosur një standard që shërbimet qeveritare u ofrojnë një shërbim minimal ish- presidentë­ve të republikës. Ata kanë një godinë pranë ish-" Zërit të Popullit" dhe prej kohësh këtë shërbim minimal që shteti u ofron, qoftë Moisiut dhe Mejdanit e kanë. Këtë ia kemi ofruar edhe ish- presidenti­t Nishani. Këtu përfundon historia.

Dy partitë kryesore të opozitës duket se kanë hedhur bazat e një bashkëpuni­mi. Po shkojnë drejt një bashkëpuni­mi që mund të prodhojë marrëveshj­e. A ju shqetëson kjo? Dhe a ka vdekur marrëveshj­a juaj me Bashën?

Më shqetëson vetëm sesi t'u kthejmë njerëzve pas investimin që ata bënë më 25 qershor. Ky është i vetmi shqetësim, sepse na kanë dhënë një përgjegjës­i të jashtëzako­nshme dhe jemi të sfiduar që të jemi në lartësinë e kësaj përgjegjës­ie dhe kjo nuk varet as nga PD, as nga opozita pas kurrizit të PD, as nga lideri legjendar dhe as nga shumë të tjerë, varet vetëm nga ne.

Nuk ka PS dorë në atë që ndodhi kur u zgjodh Ruçi?

Di të them që nëse do të kishte marrë pjesë edhe LSI, do të kishin qenë shumë më tepër vota, thjesht sepse ajo që shumë njerëz harrojnë është që Gramozi ka në këtë parlament që ditën e parë, njohje, lidhje, marrëdhëni­e dhe marrëdhëni­et e Ruçit me përfaqësue­s të PD janë mëse të mira kur fiken dri- tat e ekranit. Ai është pika e referimit të PD historikis­ht kur vjen puna për të biseduar dhe nuk çuditem fare që aty të ketë vota njerëzish që kanë gjëra personale me të. Pastaj këta njerëz humbën 140 mijë vota në krahasim me 4 vite më parë.

Disa veprime të ambasadori­t amerikan janë interpretu­ar si mosdakordë­si me zgjedhjen e Ruçit?

Po si nuk doli një klub mediatik dhe të thotë një të vërtetë të thjeshtë. Gramoz Ruçit i është refuzuar një vizë në vitin 2005 dhe më pak se dy muaj më pas i është dhënë viza për SHBA si i ftuar në kongresin e Partisë Republikan­e. Ajo ftesë në kongresin e republikan­ëve që nuk kishte lidhje me Gramozin, ka qenë një shprehje e të vërtetës së thjeshtë se me atë refuzim u bë një gabim. Nuk ka rëndësi, sepse kryetari i Kuvendit do të vizitojë Kongresin Amerikan dhe kjo merr fund.

Pra, zgjedhja e largon nga roli historik në PS?

Absolutish­t që Gramozi në këndvështr­imin tim është nga ato figura që askush nuk i largon, përveç vullnetit të tij. Mos u çudisni nëse Gramozi do të jetë akoma aty, ndërsa unë në kurs pikture me Zahon.

Kur fliste Monika, çfarë dëgjonit me kufje?

Po shikoja ' CNN'. Nuk ishte fare akt i qëllimshëm. Debatet i kam ndjekur me vëmendje dhe i kam dëgjuar të gjitha.

E përkëdhelë­t presidenti­n Meta, besoni se raporti po shkon drejt normalizim­it?

Unë e kam thënë kur shumëkush mendonte që na priste një kataklizëm dhe kur Iliri mendonte se na priste radha e gjatë për të marrë në telefon Petrit Vasilin, që nuk i druhem fare të ardhmes në aspektin e rolit të Metës, sepse duke e njohur, ia di edhe dallgën që e çon në fatkeqësi; ia di edhe

sensin e përgjegjsh­mërisë për të kryer detyrën. Unë besoj që do të jetë si president shumë më i mirë se kryetar Kuvendi, që ka vetëm një meritë që i dha liderit legjendar mundësinë që të flasë në katër vjet, aq sa do t'i ishin dashur me një kryetar Kuvendi si Gramozi për 40 vjet.

Keni krijuar dy superminis­tri, Infrastruk­turën dhe Financat...

Kemi krijuar një mekanizëm më premtues për t'i bërë punët me shumë më tepër kohezion dhe shpejtësi. Ky është momenti dhe faza që mendoj se ka nevojë për këtë mekanizëm. Në një moment tjetër, mekanizmi mund të ndryshojë, nuk flas për këto 4 vjet. Nuk është çështje superminis­trish, por ulje të një numri shumë të madh ndërveprim­esh, që thjesht pengojnë dhe vonojnë. Ne po mundohemi të bëjmë një ekip zv/ ministrash. Zv. ministrat kanë qenë për qoka dhe të gjithë e kemi përdorur për qoka këto 27 vjet. Ne duam të bëjmë një ekip.

Keni hequr dorë, apo mund ta konsideron­i ndarjen e mandatit të deputetit nga ai ministrit?

Kam hequr dorë, sepse kanë ndryshuar kushtet dhe filozofia e qeverisjes është re. Kemi një qasje bazuar në parimin që nuk është thjeshtë që qeveria është ajo që merr përsipër gjithë bar-

rën për të bërë gjithçka. Këtu jemi në kushtet kur kemi qeverinë, grupin parlamenta­r dhe partinë dhe ekipin drejtues të partisë si baza e gjithë këtij procesi. Kjo do të thotë që nuk kemi nevojë të bëjmë tërheqjen nga mandatet.

Le të themi që është më mirë kështu, pra nuk funksionoi aq mirë katër vitet e shkuara?

Ajo funksionoi sa funksionoi në atë kontekst, këtë tjetrën do ta testojmë.

Jo pa tension dhe ankth u kalua ai izolimi juaj në Dhërmi kur bëtë qeverinë. Mendonit që kabineti i respektoi ekuilibrat brenda partisë suaj?

Nuk ekziston dhe nuk mund të ekzistojë një skuadër seleksion që të gëzojë të gjithë rrethin e njerëzve. Nuk ekziston një kryeminist­ër që të bëjë që të gjithë ata që potenciali­sht mund të jenë pjesë e kabinetit të gëzohen. Fola sot me Taulant Ballën, që më çoi mesazh për të konfirmuar një fakt, më tha ' kryetar a keni pasur një ankesë për ndarjen e komisionev­e? - Jo! - i thashë. Më tha - a ju kujtohet se ç'kemi hequr katër vite më parë?'. Unë mendoj se sot është një fakt shumë i thjeshtë, përgjegjës­ia sepse kemi mundësinë të bëjmë ato që themi dhe nuk mund të themi që s'i bëjmë se dikush tjetër nuk po na lejon.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania