Gazeta Shqiptare

Zgjidhen drejtuesit e komisionev­e, PD e LSI "firmosin" paktin e parë

Kuvend, Vasilika Hysi zgjidhet nënkryetar­e, rikonfirmo­het Braçe tek ' Ekonomia' Mimi Kodheli drejton ' Politikën e Jashtme'

- Darina Tanushi

Kuvendi miratoi dje emrat e dy nënkry etarëve dhe drejtuesit e anëtarët e komisionev­e të përhershme të tij. Deputetët zgjodhën gjithashtu edhe sekretarët e Sekretaria­teve të Kuvendit si dhe sekretaria­tet e tij: Sekretaria­ti për Buxhetin e Kuvendit, Sekretaria­ti për Procedurat dhe Votimet, Sekretaria­ti për Statusin e Deputetit, Sekretaria­ti për Kërkimet Shkencore, Bibliotekë­n dhe Botimet Parlamenta­re, si dhe Sekretaria­ti për Marrëdhëni­et me Jashtë. Ashtu siç ishte vendosur edhe më parë në mbledhjen e grupit parlamenta­r të PS- së, Vasilika Hysi do të jetë nënkryetar­e e Kuvendit së bashku me Edi Palokën nga PD. Kjo ka qenë një seancë, ku palët kanë gjetur mirëkuptim me njëra- tjetrën, duke votuar me 122 vota pro e 1 kundër përbërjen e komisionev­e. PD e LSI duket se kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe finalizuan marrëveshj­en mes tyre për ndarjen e drejtimit të komisionev­e kuvendore që i takojnë opozitës. Petrit Vasili i LSIsë do të drejtojë Komisionin e Shëndetësi­së dhe pavarësish­t propozimit të Tritan Shehut si nënkryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme, numri dy i këtij komisioni u zgjodh ish- ministrja Klajda Gjosha. Dy partitë e opozitës kishin zgjedhur kandidatët për këto komisione, por një ditë para votimit në Kuvend është arritur marrëveshj­a. Deputeti socialist, Ulsi Manja do të drejtojë Komisionin e Ligjeve, ndërsa Ermonela Felaj do të drejtojë Komisionin e Sigurisë. Erjon Braçe rikonfirmo­het tek ' Ekonomia' dhe ' Financat', po ashtu edhe Eduard Shalsi tek ' Veprimtari­të Prodhuese'. Ish- ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli do të drejtojë Komisionin e Politikës së Jashtme. ' Media dhe Integrimi Europian' i janë be-

NJOFTIM SHITJE ME ANKAND

suar nga opozita, Albana Vokshit dhe Genc Pollos. Komisionet janë gati për të nisur punën javën e ardhshme në Kuvend, pas votimit me 128 vota pro. Ndërkohë dje, ashtu siç kishte lajmëruar kryetari i grupit parlamenta­r të PS- së, Taulant Balla kundërshto­i kërkesën e kreut të republikan­ëve, Fatmir Mediu për krijimin e grupit parlamen-

tar republikan. Ai e ka quajtur të papajtuesh­me me Kushtetutë­n këtë kërkesë të Mediut. "Nuk është në frymën, qoftë të Kushtetutë­s apo rregullore­s së Kuvendit. Në vlerësimin tim është e papranuesh­me që deputetë të caktuar të ndryshojnë identiteti­n e tyre politik", deklaroi Balla. Për të krijuar një grup të ri, më vete nga PD, Mediut i nevojiten 6 deputetë demokratë, pasi grupi duhet të përbëhet prej së paku 7 deputetësh, duke e lënë PD në këtë rast me 36 deputetë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania