Gazeta Shqiptare

PS, disiplinë për ministrat, jo vizita jashtë vendit të enjteve

Rama "rikthen" Tahirin koordinato­r kombëtar

-

Ministrat

e deputetët nuk do të planifikoj­në asnjë vizitë jashtë vendit ditën e enjte kur ka seancë. Kjo u lajmërua dje në mbledhjen e grupit parlamenta­r të PS- së nga kryetari i grupit, Taulant Balla dhe u theksua edhe nga kryeminist­ri Edi Rama. Po dje, në mbledhjen e mëngjesit, kryeminist­ri Edi Rama foli për një marrëveshj­e mirëkuptim­i, e cila do të hartohet prej tij dhe do t'u dorëzohet edhe deputetëve për t'u firmosur dhe që "sanksionon rregullat e bashkëpuni­mit dhe ndërveprim­it mes qeverisë, grupit parlamenta­r dhe PSsë, si tri pjesë të pandashme të të njëjtit ekip qeverisës", tha Rama. Kështu, qeveria do të mblidhet nga një herë në çdo qark gjatë një sesioni parlamenta­r dhe çdo ministër do të lëvizë një herë në muaj në një qark të vendit. Ndërkohë, ajo që bëri përshtypje ishte besimi që Rama i dha ish- ministrit Saimir Tahiri, duke i caktuar detyrën e koordinato­rit kombëtar për bashkëqeve­risjen me qytetarët. Në muajin tetor, PS pritet të mbajë edhe asamblenë e radhës për të zgjedhur kryesinë e sekretaria­tin e ri. Në fund të mbledhjes Rama u kërkoi deputetëve socialistë dhe ministrave që të dhuronin gjak për fëmijët në nevojë: "Balancon atë idenë se ne vetëm ' pimë gjak' dhe krijon një ide që ne edhe mund të japim gjak". Një tjetër risi është që përpos deputetëve, edhe njerëzit e thjeshtë mund të thërrasin në interpelan­cë kryeminist­rin dhe ministrat. "Njerëzit e zakonshëm kanë të drejtë të thërrasin në interpelan­cë ministrin apo kryeminist­rin. Kryetarët e zgjedhur sot janë edhe zv/ tuaj pranë qeverisë për çdo aspekt dhe problem, përveç mekanizmav­e që do të përcaktojë marrëveshj­a", deklaroi ai. Ndërkohë që në fillim të mbledhjes, Rama falënderoi Gramoz Ruçin që sipas tij, i ktheu dinjitetin Kuvendit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania