Gazeta Shqiptare

Qeveria e re, Hahn: Përgjegjës­i për të përmbushur pritshmëri­të

Takimi në Bruksel, komisioner­i: Prezenca e ONM, hap i rëndësishë­m për zbatimin e vetingut "Përmbushni detyrimet ndaj qytetarëve shqiptarë"

- Valentina Madani

Komisionie­ri i Zgjerim it, Johanes Hahn in formohet mbi ecurinë e procesit të vetingut, duke vlerësuar rolin e reformës në drejtësi për Shqipërinë. Z. Hahn njoftoi dje se ka zhvilluar një takim me vëzhguesit e Operacioni­t Ndërkombët­ar të Monitorimi­t, të cilët i ka vlerësuar për profesiona­lizmin e tyre. "Mirëpres praninë e vëzhguesve të ONM- së, si një hap i rëndësishë­m përpara drejt implementi­mit me sukses të procesit të vetingut. I uroj grupit sukseset më të mira", shprehet komisioner­i, duke publikuar foto të takimit me vëzhguesit e OMN- së, të cilët kryesohen nga Genoveva Ruiz Calavera. Zyrtarisht procesi i vetingut për gjyqtarët dhe prokurorët në kuadër të reformës në drejtësi pritet të nisë brenda këtij muaji. Pak ditë më parë, komisioner­i foli për procesin e zgjerimit të BEsë, duke thënë se ka shumë nevojë të ofrohet një politikë e besueshme për zgjerimin me vendet e Ballkanit Perëndimor. Të njëjtin mesazh komisioner­i e dha edhe gjatë mbarimit të shkollës verore europiane në Shqipëri si dhe gjatë samitit të zhvilluar një muaj më parë në Durrës gjatë takimit me kryeminist­rat e Ballkani Perëndimor, ku kërkoi që të zbatohen të gjitha reformat e ndërmarra. Brukseli po ashtu pas shpalljes së kabinetit "Rama 2" ka deklaruar se qeveria e re duhet të fokusohet tek zbatimi i reformës në drejtësi e në mënyrë specifike tek procesi i vetingut. Komisioner­i për Politikat Europiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Johannes Hahn deklaroi se Shqipëria duhet të ketë një qeveri të përgjegjsh­me. Deklaratat erdhën një ditë para mandatimit të qeverisë së re "Rama 2". Ai foli edhe në lidhje me aspiratat e Shqipërisë për t'u bërë pjesë e BE dhe kushtet që duhet të plotësojë ajo për të hyrë në familjen e madhe europiane. "Të bëhesh anëtar i BE arrihet me punë dhe reforma të vazhdueshm­e. Duhet dialog ndërmjet të gjitha palëve të shoqërisë. Të bëhesh anëtar i BE është zgjedhje politike dhe sociale", deklaroi komisioner­i Hahn. Po dje komisioner­i europian për Zgjerimin, Johannes Hahn uroi kryeminist­rin Rama për formimin e qeverisë. "Uroj kryeminist­rin e Shqipërisë, Edi Rama, për formimin me sukses të qeverisë", është shprehur Hahn në profilin e tij në "Twitter". Komisioner­i nënvizoi se qeverinë e re e presin "përgjegjës­i të mëdha për të përmbushur pritshmëri­të e qytetarëve". Zëdhënësja e BE- së, Maja Kocijancic, pak kohë më parë theksoi se Uninoni pret nga qeveria "Rama 2" përveç zbatimit të reformës në drejtësi, edhe luftën kundër drogës si dhe adresimin e çështjes së azilkërkue­sve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania