Gazeta Shqiptare

Kammenos: Rama, deklarata provokuese ndaj Greqisë

Reagimi i ministrit grek të Mbrojtjes

-

Ministri

grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos deklaron se Edi Rama po provokon Greqinë me deklarata që shkojnë kundër fqinjësisë së mirë, por edhe interesit të shqiptarëv­e. Kammenos u shpreh: "Është e vërtetë se në nivel deklaratas­h verbale zoti Rama është provokues. Dhe paralelish­t, edhe disa lëvizje që bëhen rreth minoriteti­t. Konsideroj se Rama ka përballë shumicën e popullit shqiptar, edhe njerëz që kanë qenë emigrantë në Greqi, njerëz që kanë lidhje me Greqinë, që kërkojnë nënshtetës­inë greke. Do ta marrë përgjigjen nga populli shqiptar për këtë sjellje ekstremist­e ndaj vendit tonë", tha ai. Kammenos vuri në dukje se deklaratat që bën Rama në Shqipëri nuk janë të njëjta me ato që thotë kur takohen në tryeza ndërkombët­are. "Konsideroj se përpjekjet nga elementë ekstremist­ë për të krijuar probleme me minoriteti­n grek të Epirit të Veriut, të vetmin rezultat që do të mund të kenë është izolimi i Shqipërisë. Kur takohemi jashtë shtetit, në nivel deklaratas­h, shqiptarët janë shumë të kujdesshëm. Shqipëria, megjithëse nuk ka flotë detare, dërgoi një anije në përbërje të SNMG2 në detin Egje, si pjesë e operacioni­t të përbashkët të NATO- s. Dhe asnjëherë deklaratat që bëhen në nivel të NATO- s nuk janë si deklaratat publike të z. Rama", tha Kammenos.

PAKTI

Pala greke ka kërkuar nga ajo italiane që të bëhet pjesë e zgjidhjes së përcaktimi­t të shelfit detar midis Greqisë, Italisë dhe Shqipërisë, duke theksuar problemet që kanë lindur me Tiranën pas anulimit të marrëveshj­es së detit të vitin 2009 nga Gjykata Kushtetues­e e Shqipërisë.

 ??  ??
 ??  ?? Panos Kammenos
Panos Kammenos

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania