Gazeta Shqiptare

Kritikat e Berishës për listën, Basha: Penduar jo, por kam reflektuar

Humbja, largimet dhe emërimet e fundit në PD Kreu i PD kundërshto­n paraardhës­in për 18 majin: Jo e shkëlqyer, por isha i detyruar "Me Metën u takova 3 herë, Majko ndryshe nga socialistë­t"

-

Kreu

demokrat, Lulzim Basha, rikonfirmo­i sërish emrat e këshilltar­ëve të grupit parlamenta­r të PD- së në detyrat e mëparshme. Ish- ministri i Drejtësisë, Gazment Bardhi, është rikthyer sërish këshilltar për çështjet ligjore të grupit. Agron Kuliçaj rimerr postin e këshilltar­it për çështjet e sigurisë në PD. Ndërsa këshilltar për Ekonominë në PD do të jetë sërish Dorian Teliti. Por, njëherësh mësohet se janë larguar nga puna këshilltar­ja prej vitesh e grupit parlamenta­r të PD- së, Genta Boksi si dhe sekretarja e grupit, Estela Kondurasi. Largimi nga puna i dy prej punonjësev­e të PD ka sjellë reagimin e këshilltar­it në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Fabian Topollaj. Ai tha se Genta dhe Estela kërkuan dorëheqjen e Bashës pas disfatës së 25 qershorit.

Kreu i PD- së, Lulzim Basha reagoi mbrëmë në "Opinion" ndaj kritikave të forta të z. Berisha në adresë të tij për mënyrën se si po e drejton PD- në. Ai bëri të qartë se Berisha nuk ka më vendimmarr­je në PD, por ishte një shqetësim i drejtë, një analizë racionale dhe tepër e qartë. Sipas Bashës, pas intervistë­s së z. Berisha del qartë se kush e drejton realisht PD- në. Basha u shpreh se pas rezultatit të 25 qershorit ka reflektuar lidhur me emrat që vendosi si në listën e kandidatëv­e. Por ai thumboi kritikët e tij, duke thënë me ironi se të jesh demokratë nuk do të thotë të jesh patjetër deputet.

Z. Basha, si e lexuat qëndrimin e z. Berisha ndaj jush?

Absolutish­t që e kam lexuar të plotë intervistë­n e Sali Berishës, ka marrë vëmendjen që meritonte të merrte. Është një intervistë që shpreh shqetësime të drejta për gjendjen e Shqipërisë, për situatën e opozitës dhe PD, të cilat padyshim shërbejnë për një reflektim për hapat që duhet dhe do të hedhim, duke nisur që nga kjo javë dhe ditët e muajt në vazhdim për t'i dhënë Shqipërisë një opozitë ashtu siç e meriton vendi, opozitë efektive ballore dhe pa kompromis. Ishte një intervistë analitike, racionale dhe tepër e qartë. Pa dyshim që ai ka një rëndësi të madhe si themelues i Partisë Demokratik­e. Por, në fund jam unë që marr peshën e vendimeve që i takojnë kryetarit të Partisë Demokratik­e. Të paktën pas ditës së djeshme, kjo pyetje ka marrë një përgjigje definitive.

Kush i merr vendimet në Partinë Demokratik­e?

Keni katër vjet që bombardoni opinionin publik se kush i merr vendimet në PD. Keni ngritur skenarë dhe pyetje që vijnë nga kundërshta­rët e mi politikë. Unë gjithmonë konsultohe­m me Berishën për shkak të përvojës, por vendimmarr­jet janë të miat. Pa dyshim që ai ka një rëndësi të madhe si themelues i PD- së, por në fund jam unë që marr peshën e vendimeve që i takojnë kryetarit të PD- së. Të paktën pas ditës së djeshme kjo pyetje ka marrë një përgjigje definitive. Anëtarët e PD- së së Shkodrës dje me pankarta në duar kanë shprehur pakënaqësi ndaj z. Basha, ndërkohë që te dera e selisë së PD dhe në sheshin "2 Prilli" janë vendosur pankarta ku shkruhet "Basha ik". Pakënaqësi­të ndaj Bashës kanë ardhur që pas humbjes së 25 qershorit.

Unë nuk distancohe­m nga Berisha. Pse duhet të distancohe­m nga Berisha. E para e punës, si një pjesë e mirë e drejtuesve si të Partisë Demokratik­e ne kemi investimet politike te Sali Berishës dhe jo vetëm për ne, por edhe për Edi Ramën Sali Berisha ka qenë shkolla politike e këtij vendi në këto 27 vite. Unë kam qenë krahë Berishës dhe pjesë e ekipit të tij për gjatë qeverisjes. Ideja e distancimi­t nga Berisha është ide boshe.

A mendoni si Berisha për marrëveshj­en me z. Rama?

Këtu kam një qëndrim ndryshe nga z. Berisha. Berisha e quan fitore të shkëlqyer marrëveshj­en. Për mua, marrëveshj­a erdhi në kushtet e një detyrimi absolut. Marrëveshj­a politike e 18 majit erdhi pas ndërhyrjes amerikane dhe si e tillë nuk ishte qëllimi im, pasi qëllimi im ishte largimi i Edi Ramës. Pas disa ndërhyrjev­e të europianëv­e, erdhi misioni amerikan që u njoh si "Mcallister plus". Në këtë moment PD u detyrua të pranonte marrëveshj­en. Marrëveshj­a me Ramën nuk ishte objektivi im politik. Unë doja largimin e Ramës. Mirëpo, ishim në kushte kur elementë të BE- së po bënin thirrje për zgjedhje pa opozitën. Erdhën amerikanët dhe ofruan paketën "McAllister plus". Unë isha i bindur se me Ramën nuk kishte zgjedhje të ndershme. Nëse PD dhe aleatët do të refuzo- nin paketën e fundit, SHBAtë do t'i bashkohesh­in BE- së se mund të kishte zgjedhje pa opozitë. Nëse ne do të vazhdonim me ' Jo'- në tonë, nuk do të hynim në Parlament për herë të parë në demokraci. Kauzat tona do të izoloheshi­n dhe Shqipëria do të kthehej në vitin 1990 me një parti- shtet. Në këto kushte vendimmarr­ja ishte e detyruar.

Jeni penduar për listën e deputetëve të PD- së?

Penduar jo, por kam reflektuar. Këtej e tutje vendimmarr­ja do t'u takojë jo thjesht forumeve, por anëtarësis­ë së Partisë

Demokratik­e.

Pse latë jashtë listës Patozin, Bregun, Topallin…?

Të jesh demokrat nuk do të thotë te jesh patjetër deputet. Këtë them unë. Nuk mund të bëhen të gjithë demokratët deputetë. Ky është mesazhi im. Deputetët maksimalis­ht janë 140, demokratët me qindra mijëra.

Cila është platforma e PD- së për reformën zgjedhore?

Po hartojmë një platformë për reformën zgjedhore. Ka nisur puna për këtë.

Ju keni darkuar me z. Meta…?

Nuk kemi pasur vetëm një darkë, por tri takime para zgjedhjeve.

Komenti juaj për qeverinë "Rama 2"?

Është vendosur një njeri që është me rreth të kuq nga partneri më strategjik për lidhjet e denoncuara edhe publikisht me krimin e organizuar dhe trafiqet. Ky nuk është i vetmi, është dhe Fatmir Xhafaj. Por brenda qeverisë ka edhe njerëz të vlerave, siç është Majko. Ai në një takim më ka thënë për të tjerët në PS "na grinë këta". Nejse, se nuk dua të bëj diversion tani.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania