Gazeta Shqiptare

Minat me telekomand­ë, i riu: Do merrja 350 euro për transporti­n

Minat erdhën nga Elbasani dhe u përgatitën në Vlorë, Kataroshi nuk tregon blerësit Jurgen Muho: S'e dija se çfarë kishte në çanta

-

Policia e Tiranës është duke vijuar ende he timet për personat e përfshirë në përgatitje­n e 3 minave me telekomand­ë të lidhura me celularë, të sekuestrua­ra dy ditë më parë, si edhe për blerësit e tyre. Për këtë, blutë vunë në pranga shtetasit Eraldo Kataroshi, 19 vjeç dhe Jurgen Muho, 24 vjeç. Ndonëse gjatë fazës së parë të pyetjes së tyre, dy të rinjtë nuk kanë pranuar të japin detaje për aktiviteti­n e tyre, 24- vjeçari ditën e djeshme ka mohuar të jetë i përfshirë me këtë veprimtari. Burime pranë hetuesve të çështjes bënë me dije për "Gazeta Shqiptare" se Muho ka pohuar se shoku i tij, Eraldo i kishte kërkuar që të transporto­nte çantën dhe se për këtë gjë do të paguhej 350 euro. "Eraldo është shoku im. Ai më kërkoi që të bëja transporti­n e çantës dhe më kërkoi që të mos e hapja. Unë nuk e dija se çfarë kishte brenda saj dhe se kujt do t'i dorëzohej ajo. Eraldo më tha se për transporti­n e çantës do të më paguante një shumë prej 350 eurosh", ka rrëfyer 24- vjeçari Jurgen Muho para oficerëve të policisë, duke pretenduar se nuk ka asnjë lidhje me minat apo edhe me personat që do t'i merrte ato. Ndërkaq, nga ana tjetër, i arrestuari Eraldo Kataroshi nuk ka pranuar të flasë për policinë, duke mos treguar kështu as emrat e personave që kanë përgatitur minat apo edhe të blerësve të tyre. 19- vjeçari është person me precedent të mëparshëm penal. Më herët ai ka qenë i dënuar më parë për veprat penale të "Vjedhjes", "Moskallëzi­mit të krimit" dhe "Largimi nga vendi i vuajtjes së dënimit".

HETIMET

Nga hetimet e policisë ka rezultuar se 3 minat ishin marrë në qytetin e Elbasanit nga Jurgen Muho me porosi të Eraldo Kataroshit. Burime pranë policisë pohuan se kanë dyshime të forta se përgatitja e këtyre minave është bërë në qytetin e Vlorës, ndërsa janë duke punuar për identi- fikimin e këtyre personave si dhe mënyrën e dërgimit të tyre në Elbasan. Nga ana tjetër, hetuesit janë duke mbajtur nën vëzhgim disa persona si të dyshuar të përfshirë në këtë veprimtari. Ndonëse asnjëri prej të arrestuarv­e nuk ka pranuar të flasë, policia në bashkëpuni­m me prokurorin­ë janë duke punuar me metoda specifike të hetimit për identifiki­min e tyre. Sakaq, të njëjtat burime shtuan më tej se kanë dyshime se këto mina mund të përdoreshi­n në ndonjë ngjarje të rëndë kriminale në Tiranë. Dy të rinjtë u kapën në rrugën "Teodor Keko", pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip "Volkswagen Polo", i cili drejtohej nga Jurgen Muho, u gjet një çantë brenda të cilës ndodheshin 3 mina të pajisura me telekomand­ë.

 ??  ?? Jurgen Muho
Jurgen Muho
 ??  ?? Eraldo Kataroshi
Eraldo Kataroshi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania