Gazeta Shqiptare

Pasuri me burim të dyfishtë kriminal, policia sekuestron vila, njësi tregtare dhe automjete

Vlera e pasurive është rreth 670 000 euro

-

LEZHË - Policia e Lezhës, në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Kurbin ka sekuestrua­r vila, njësi tregtare dhe automjete që dyshohen si pasuri që janë vënë me burim të dyshimtë kriminal të një personazhi të njohur në Kurbin. Kështu, dy ditë më parë, sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në kuadër të planit të masave "Vjeshtë 2017", "Për goditjen e grupeve dhe aseteve krimina-

SEKUESTRIM­I

2 njësi tregtare ( ambiente biznesi bar- kafe dhe parukeri); 2 godina banimi ( 1 vilë 3 katesh dhe 1 apartament 80 m2); 1 sipërfaqe toke rreth 15 000 m2; 5 automjete luksoze ( me vlera monetare të konsiderue­shme), vlera e të cilave është rreth 670 000 euro

le", si dhe në kuadër të procedimit penal të vitit 2017, regjistrua­r nga prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprën penale të "Pastrimit të produkteve të veprës penale apo të veprimtari­së kriminale", parashikua­r nga neni 287

i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit V. H., u bë vendosja e sekuestros preventive mbi pasuritë e këtij shtetasi dhe familjarëv­e të tij. Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin, ka vendosur masën e sigurimit pasuror "sekuestro preventive" mbi pasuritë dhe au- tomjetet, si: 2 njësi tregtare ( ambiente biznesi bar- kafe dhe parukeri); 2 godina banimi ( 1 vilë 3 katesh dhe 1 apartament 80 m2); 1 sipërfaqe toke rreth 15 000 m2; 5 automjete luksoze ( me vlera monetare të konsiderue­shme). Sipas policisë, vlera e pasurive të sekuestrua­ra është rreth 670 000 euro. Ndaj këtij shtetasi ka dyshime nga partnerët, se është i përfshirë në aktivitet kriminal për shfrytëzim prostituci­oni në Milano - Itali dhe për trafik të narkotikëv­e në Francë dhe Belgjikë. Vijon puna për identifiki­min dhe sekuestrim­in e rasteve të tjera.

 ??  ?? Policia e Lezhës
Policia e Lezhës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania