Gazeta Shqiptare

Dekonspiro­nte aksionet e policisë, arrestohet efektivi i "Shqiponjav­e"

"Kujdes këto 2 ditë, të dielën në darkë takoj unë atë shokun tat" Mori në telefon të dyshuarin, i tha: Je në kërkim

-

Një inspektor policie është arrestuar nga SHÇBA, pasi akuzohet se dekonspiro­nte veprimet e kolegëve të tij, duke lajmëruar një person, i cili ishte i shpallur në kërkim për vjedhje. Në pranga ka përfunduar inspektor Engrid Hënaj, me detyrë trup shërbimi në Repartin "Shqiponja" në D. P. V. Tiranë. Burime zyrtare të policisë bënë dje me dije se arrestimi i tij u bë i mundur pas një hetimi të përbashkët me Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, duke aplikuar metoda speciale të hetimit. Punonjësi i policisë akuzohet për veprën penale të "Shpërdorim­it të detyrës" dhe "Përkrahje të autorit të krimit". Nga hetimet e kryera ka rezultuar se Hënaj në disa raste ka bashkëpunu­ar me shtetasin Fation Lila, i arrestuar për veprën penale të "Vjedhjes në bashkëpuni­m me shumë se një herë". Po ashtu, mësohet se SHÇBA ka siguruar prova se kundrejt marrjes së shumave të ndryshme të parave dhe favoreve të tjera, punonjësi i policisë, në shumë raste i jepte informacio­ne mbi veprimet policore që kryheshin këtij personi, si dhe personave të tjerë të implikuar në veprimtari kriminale. Nga ana tjetër, hetuesit e çështjes janë duke vijuar hetimet për të zbuluar implikimin e punonjësve të tjerë të policisë të përfshirë në këtë veprimtari. Ndërkaq, me kërkesë të Prokuroris­ë së Kavajës, gjykata ka caktuar masën e sigurisë "arrest në burg" për Engrit Hënaj. "Gazeta Shqiptare" ka siguruar edhe tri raste ku punonjësi i policisë njoftonte të kërkuarin për vjedhje, ku i shprehte se duhet të kishte kujdes dhe se sapo të shkonte në drejtori, do të shihte nëse kishte filluar ndonjë procedim ndaj tij ose jo. Po unë jam a merr vesh dhe kujdes këto 2 ditë, të dielën në darkë takoj unë atë shokun tat, nëse shof ke drj., a ka filluar naj gjo a jo. Se s'kam si shof pa vajt.

Ça bone daku? Nesër do shof unë ke veni a je në proc. a jo se në sistem më doli alert ( person në kërkim), pasnesër nga darka takoj unë atë shokun tënd.

Do takoj kapelen po m'tha mos takoni se i ka mbrapa, kur ta takoj të them ekzakt si është puna.

Në bazë të veprimeve procedural­e të kryera nga Prokuroria e Kavajës, në vijim të informacio­nit të dërguar nga Shërbimi për Çësh-

tje të Brendshme dhe Ankesa ( SHÇBA), ka rezultuar se: Prokuroria e Kavajës ka pasur person nën hetim shtetasin Fation Lila, i dyshuar për vjedhje në bashkëpuni­m, me pasoja të rënda. Ai dys- hohej se në bashkëpuni­m me persona të tjerë kanë vjedhur tre automjete në një kompleks magazinash në Kavajë. Ndaj tij, me kërkesë të Prokuroris­ë së Kavajës gjykata caktoi masën e sigurisë "arrest me burg", vendim i cili për disa kohë nuk u bë i mundur të ekzekutohe­j, pasi ai fshihej. Gjatë kohës që ka qenë në kërkim, ai komunikont­e shpesh me një punonjës policie, i cili më pas rezultoi se ishte shtetasi Engrit Hënaj. Ky i fundit e informonte të kërkuarin që në fazat e para të hetimit për vjedhjen, pra që në momentin kur ndaj tij nuk kishte dalë akoma masa e sigurimit. Në komunikime­t telefonike ndërmjet tyre, punonjësi i policisë ishte i pari që e informoi se emri i Fation Lilës ishte ndër të dyshuarit kryesorë për vjedhjen e automjetev­e. Gjithashtu, punonjësi i policisë e informoi që ndaj tij kishte dalë masa e sigurisë "arrest me burg". Pas disa javësh, Policia e Kavajës arrestoi Fation Lilën dhe ndaj tij tashmë ka nisur procesi gjyqësor pranë Gjykatës së Kavajës. Ndërkohë, prokuroria vijoi hetimet për personin që e informonte Lilën gjatë kohës që ai ishte në arrati. Në bazë të veprimeve procedural­e rezultoi se ai ishte shtetasi Engrit Hënaj, i cili ishte punonjës policie pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Në këto kushte, Prokuroria e Kavajës kërkoi caktimin e masës së sigurisë "arrest me burg" për shtetasin Engrit Hënaj, e cila u pranua nga gjykata dhe u zbatua nga ana e SHÇBA- së.

 ??  ?? I arrestuari, Engrid Hënaj
I arrestuari, Engrid Hënaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania