Gazeta Shqiptare

Falsifikon­in letërnjoft­imet, policia vë në pranga 2 persona, një tjetër në kërkim

Ne banesë iu sekuestroh­en dokumente të ndryshme

-

Policia

e Tiranës, në bashkëpuni­m me prokurorin­ë kanë bërë të mundur arrestimin e dy personave të akuzuar për falsifikim letërnjoft­imesh, ndërsa një tjetër shtetas është shpallur në kërkim. Në kuadër të operacioni­t të koduar "Permeso" u vunë në pranga shtetasit Gëzim Tafaj, 48 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për "Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit" dhe Kujtim Osmanaj, 51 vjeç, banues në Tiranë. Sipas policisë, arrestimi i këtyre dy personave është kryer, pasi në sajë të një hetimi disa mujor, me metoda speciale në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësorë Tiranë është dokumentua­r me prova ligjore veprimtari­a e jashtëligj­shme që këta shtetas ushtronin. Gjatë kontrollit të ushtruar në rrugën "Zef Kolombo", në mjetin tip "Mercedez Benz" me drejtues shtetasin Gëzim Tafaj dhe pasagjer shtetasin Kujtim Osmanaj, janë gje- tur letërnjoft­ime të dyshuara të falsifikua­ra. Në vijimësi është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Gëzim Tafaj, ku përsëri janë gjendur letërnjoft­ime të tilla. Në total, policia ka sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale: 2 njësi kompjuteri të markës IP; 1 lap top i markës IP; solucione dhe kimikate të ndryshme; 2 pasaporta italiane; 2 pasaporta shqiptare; 1 kartë shëndeti italiane; 18 fotografi për dokumente; 1 pajisje e plastifiki­mit të do- kumenteve; dokumente të ndryshme në llojin e porosive; letër me element sigurie për bërjen e dokumentev­e të falsifikua­ra; 2 karta identiteti italiane të plotësuara; 10 karta identiteti italiane të pa plotësuara; 3 karta identiteti shqiptare të plotësuara; 2 master card; 2 karta plastike ( me mbishkrim Oyster dhe Vantaggi); pasaportë me emër shtetasi shqiptar, e lëshuar më datë 24.02.2011; automjet tip "Mercedez Benz"; si dhe 4

ARRESTIMI

Në kuadër të operacioni­t të koduar "Permeso" u vunë në pranga shtetasit Gëzim Tafaj, 48 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për "Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit" dhe Kujtim Osmanaj, 51 vjeç, banues në Tiranë.

aparate celularë të markave të ndryshme. Gjithashtu, u bë shpallja në kërkim e shtetasit O. S. Materialet në ngarkim të këtyre personave iu referuan Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmen­dur, për veprën penale "Falsifikim i dokumentev­e", "Prodhim i mjeteve për falsifikim dokumentos­h", "Falsifikim i letërnjoft­imeve, i pasaportav­e apo vizave", "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit".

 ??  ?? Dokumentet e sekuestrua­ra
Dokumentet e sekuestrua­ra

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania