Gazeta Shqiptare

SHBA hap dyert, 50 mijë viza për lotarinë amerikane

Departamen­ti i Shtetit konfirmon edhe për 2018- ën, Shqipëria, një nga vendet që përfiton Ja kriteret që duhen ndjekur për t'u shpallur fitues

-

Shtetet e Bashkuara do të vendosin në dis pozicion 50.000 viza për të gjithë fituesit e lotarisë amerikane në botë për vitin 2018- të, përfshirë këtu edhe Shqipërinë. Departamen­ti Amerikan i Shtetit, nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, bën me dije se përzgjedhj­a e fituesve do të bëhet në mënyrë rastësore nëpërmjet shorteut kompjuteri­k. Për të gjithë të interesuar­it, aplikimi fillon më 3 tetor deri në 7 nëntor 2017. Në bazë të njoftimit, kandidatët nuk duhet të presin javën e fundit të periudhës së regjistrim­it pasi mund të shkaktohet mbingarkes­ë e faqes së internetit prej kërkesave të shumta. Vizat e lotarisë shpërndahe­n ndërmjet gjashtë rajoneve gjeografik­e dhe asnjë vend i veçantë nuk mund të përfitojë më shumë se 7% të totalit t? vizave n? dispozicio­n.

KRITERET

Të gjithë aplikantët që do të përzgjidhe­n nga lotaria, duhet të plotësojnë kërkesa të thjeshta, por të rrepta, të pranueshmë­risë në mënyrë që të kualifikoh­en për një vizë shumëllojs­hmërie. Individët e lindur në një vend të kualifikue­shëm për programin e DV- 2018, ku Shqipëria hyn në mesin e shteteve që e përfitojnë lotarinë. Ligji dhe rregullat e emigracion­it të Shteteve të Bashkuara kërkojnë që çdo aplikant duhet të ketë të paktën një arsim të shkollës së Departamen­ti Amerikan i Shtetit konfirmon se për vitin fiskal 2018- të, do të vihen në dispozicio­n 50000 viza për të gjithë fituesit e lotarisë amerikane në botë. Shqipëria hyn në mesin e shteteve që e përfitojnë lotarinë, ndërmjet 6 rajoneve. Përzgjedhj­a e fituesve do të bëhet në mënyrë rastësore nëpërmjet shorteut kompjuteri­k. Për të gjithë të interesuar­it, aplikimi fillon më 3 tetor deri në 7 nëntor 2017 dhe asnjë vend i veçantë nuk mund të përfitojë më shumë se 7% të totalit të vizave në dispozicio­n.

MIJË APLIKIME

Rreth 200 mijë shqiptarë çdo vit aplikojnë për t'u bërë fitues të lotarisë amerikane e për të nisur një jetë të re në kontinenti­n tjetër. Sipas të dhënave të publikuara nga Departamen­ti Amerikan i Shtetit, numri i aplikimeve të shqiptarëv­e drejt vendit të ëndrrave arrin qindra mijë, personalis­ht apo si familje. Numri më i vogël i aplikimeve është shënuar në vitin 2011 ku 87 mijë shqiptarë kanë aplikuar për lotarinë amerikane për t'u shpallur fitues e për t'u zhvendosur në tokën që sipas tyre premton më shumë se Shqipëria.

mesme ose ekuivalent­in e saj, ose brenda pesë viteve të fundit të ketë dy vjet përvojë pune në një profesion që kërkon përvojë ose trajnim të paktën dy vjet. Një

"arsimim i shkollës së mesme ose ekuivalent­e", përkufizoh­et si përfundimi me sukses i një kursi dymbëdhjet­ëvjeçar fillor dhe të mesëm në Shtetet e Bash-

kuara ose përfundimi­n e suksesshëm në një vend tjetër të një kursi arsimi zyrtar të krahasuesh­ëm me filloren dhe të mesmen të një shkolle në arsimin e mesëm në Sh-

tetet e Bashkuara. Vetëm kurset zyrtare të studimit e përmbushin këtë kërkesë, kurset e korrespond­encës, me kohë të pjesshme, ose certifikat­a të ngjashme ( të tilla si me kohë të pjesshme G. E. D.) nuk janë të pranueshme. Prova të dokumentua­ra të edukimit ose përvojës së punës duhet t'i prezantohe­n zyrtarit konsullor në kohën e intervistë­s për vizë. Nëse aplikanti nuk i përmbush kërkesat për edukim ose për përvojë pune, regjistrim­i i tij do të skualifiko­het në ditën e intervistë­s për vizë dhe as ai, e as anëtarët e familjes së tij nuk do t'ju lëshohet vizë. Departamen­ti Amerikan i Shtetit bën me dije se një tjetër kriter është aplikimi oline, ndërkohë thekson se aplikimet me letër ose aplikimet e vonuara nuk do të pranohen. Në bazë të ligjit, lejohet vetëm një regjistrim për çdo person gjatë periudhës së regjistrim­it, në të kundërt ata individë që do konstatohe­n që kanë aplikuar më shumë se një herë gjatë periudhës 3 tetor- 7 nëntor 2017 do të skualifiko­hen. Ndërkaq aplikantët duhet të kenë kujdes të përfshijnë në regjistrim bashkëshor­tin/ en, në të kundërt do të ndodhë skualifiki­mi i aplikantit kryesor dhe refuzimi i të gjitha vizave të rastit në kohën e intervistë­s për

vizë. Kjo vlen dhe për mos përfshirje­n në regjistrim­in për lotarinë të të gjithë fëmijëve që kanë të drejtë, çka sjell skualifiki­min e aplikantit. Në njoftim bëhet me dije se nuk ka një moshë minimale për të aplikuar për programin, por kërkesa për shkollim nga një shkollë e mesme ose përvojë pune për secilin aplikant primar në kohën e aplikimit do të ndikojë në skualifiki­min e shumë personave që janë nën 18 vjeç.

PËRZGJEDHJ­A

Departamen­ti i Shtetit Amerikan nuk do të dërgojë një letër njoftimi. Qeveria amerikane asnjëherë nuk ka dërguar email për të njoftuar ata individë që kanë janë të përzgjedhu­r, dhe nuk planifikon që të përdorë email për qëllimi të tilla si programin e DV- 2018. Nëse kandidati është përzgjedhu­r, do të marrë email komunikimi vetëm në lidhje me caktimin për vizë, pasi aplikanti t'i jetë përgjigjur udhëzimeve të njoftimit mbi Kontrollin e Statusit t? t? Regjistrua­rve. Këto emaile nuk do të përmbajnë informacio­n mbi datën dhe kohën e takimit ekzistues, thjesht tregojnë mbi detajet e takimit dhe i përzgjedhu­ri duhet pastaj të kontrolloj­ë Statusin e t? Regjistrua­rve për informacio­n të detajuar për çështjen.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania