Gazeta Shqiptare

Tapitë, 2300 personat që kanë gati lejet e legalizimi­t

Dosja për marrjen e certifikat­ës dorëzohet nga Agjencia e Legalizime­ve në Hipotekë ALUIZNI: Ja kush përfiton në Elbasan dhe zonat përreth

-

faqja e parcelës, për të cilën miratohet kalimi i së drejtës së pronësisë, nuk mund të jetë më e madhe se trefishi i sipërfaqes së bazës së ndërtimit dhe për ndërtimet pa leje me funksion banimi jo më shumë se 500 m ² . Sipërfaqet mbi masat e përcaktuar­a në këtë pikë, të cilat, për shkak të përmasave ose konfigurac­ionit nuk mund të shfrytëzoh­en më vete për ndërtim, i shiten poseduesit të ndërtimit pa leje sipas vlerës së pronës, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave, vetëm nëse ka shprehur më parë vullnetin, nëpërmjet një kërkese me shkrim. Gjithsej leje legalizimi të dhëna në periudhën 2006- 2015, janë 57.000 leje. Me ndryshimet që pësoi ligji nr. 9482/ 2006 në vitin 2014 dhe 2015 dhe me miratimin e kuadrit të plotë të akteve nënligjore, u bë i mundur përshpejti­mi i ritmeve të procesit të legalizimi­t duke mundësuar legalizimi­n e 15.294 ndërtimeve në vitin 2014 dhe 19.714 të tjerave për periudhën janar- 26 tetor 2015. Sipas ligjit në fuqi, kur ndërtimi pa leje disponohet nga një subjekt, kontrata e kalimit të pronësisë së parcelës ndërtimore dhe objektit që legalizohe­t regjistroh­en në emër të subjektit që disponon objektin. Ndërsa në rastin kur ndërtimi pa leje disponohet nga më shumë se një person fizik ose juridik, regjistrim­i i pjesëve takuese mbi pasuritë ( parcelë dhe objekt) kryhet: në pjesë të pandara, ideale, sipas numrit të subjekteve; në pjesë takuese të ndara, sipas marrëveshj­es së nënshkruar ndërmjet subjekteve lirisht dhe të depozituar brenda afatit të vetëdeklar­imit. Subjektet mund të përcaktojn­ë përveç pjesës takuese edhe pjesët fizike respektive nëse ndërmjet tyre përputhet vullneti.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania