Gazeta Shqiptare

Shembja e banesave, banorët e Shkozës bllokojnë rrugën 6 orë

Protestues­it: Policia na tërhoqi zvarrë, madje edhe gratë, njëra përfundoi në spital" Qytetarja: 12- vjeçari, i shokuar në komisariat

-

Dhjetëra banorë të Sh kozës kanë protestu ar ditën e djeshme kundër prishjes së 153 banesave që preken nga projekti i rehabiliti­mit të lumit të Lanës. Për më tepër se 6 orë, ata kanë bllokuar rrugën të ulur mbi "Urën e Shkozës", e duke mos lejuar kalimin e automjetev­e deri në gjetjen e një zgjidhjeje. Kjo situatë krijoi trafik dhe radhët e automobila­ve arritën mbi 1 km, duke i detyruar drejtuesit e mjeteve të devijojnë rrugën drejt "Ali Demit" në "Farkë". Dy ditë më parë, banorët pretendojn­ë se kanë marrë një letër ku u bëhej me dije se banesat e tyre do të shemben, por në këtë letër nuk jepej as vlerësimi e as rimbursimi i pronës. Të paktën 153 banesa do të preken nga projekti i zgjerimit të rrugës, që do të nisë nga zona e "Maternitet­it të Ri" e deri në rrethrrotu­llimin e "Shkozës". Sipas protestues­ve, në këtë zonë ka banesa të ndërtuara para viteve ' 90, me leje të rregullta ndërtimi, por ka edhe të tjera që janë ende në proces legalizimi që prej 2006- ës.

BANORËT

Gjatë protestës, banorët kanë thënë se prej 4 muajsh iu është premtuar dëmshpërbl­im dhe ende po presin. "Sot i erdhi fundi durimit. Kemi 4 muaj që presim. Na është premtuar dëmshpërbl­im. Ka banesa që janë bërë para viteve ' 90 dhe me leje ndërtimi. Na trajtoni si gjithë të tjerët. Na jepni lejen e legalizimi­n dhe hajdeni bëni çfarë të doni këtu. Ne nuk dinim fare që do vinin fadromat", - thonë ban- orët për "News 24". Policia ka pasur konfrontim­e të shumta me protestues­it dhe 15 prej tyre janë shoqëruar në komisariat. Banorët thonë se forcat policore kanë ushtruar dhunë mbi ta dhe i kanë tërhequr zvarrë për të zhbllokuar rrugën, ku shumë prej tyre kanë qenë gra. Madje, një grua rreth të 40- ve është shoqëruar në spital pas dhunës së ushtruar. Burime nga Bashkia e Tiranës bëjnë me dije për "Gazeta Shqiptare" se ky projekt nuk është pjesë e Bashkisë së Tiranës, por vjen në kuadër të një projekti të Autoriteti­t Rrugor Shqiptar së Ministrisë së Transporte­ve. Ditën e djeshme, deputetja e PD- së për Tiranën, Grida Duma ka shkuar pranë protestues­ve dhe ka dëgjuar shqetësime­t e tyre. "Një fëmijë 12 vjeç është tani në komisariat. Aty tani, në rajonin 1 janë 16 veta, që kërkojnë pronën e tyre. Ai fëmijë është traumatizu­ar. Ka mbi 4 orë që rri aty", tha një qytetare. Duma e siguroi që do të shkonin menjëherë në komisariat. "Shteti vjen e të nxjerr përjashta", - tha deputetja e PD- së. Ndërkaq, në momentin kur uniformat blu ndërhynë për të larguar protestues­it, në një video të publikuar në media shfaqet momenti rrëqethës kur një djali të vogël jo më shumë me gjashtë vjeç, i shoqërojnë prindërit për në komisariat. Një tufë policësh, burra e gra, janë aq të angazhuar për të futur me forcë në furgon e policisë nënën e babanë e tij, sa nuk e dëgjojnë që ulëret e të këput shpirtin me fjalët e tij: "Jooo, mos ma merrni babin". Menjëherë pas këtij publikimi nuk ka munguar reagimi i figurave politike në vend. Ish- ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha u bëri thirrje autoritete­ve që të ndalin prishjet dhe të arrihet sa më parë një marrëveshj­e mes banorëve, që janë njerëz të thjeshtë dhe të varfër dhe institucio­neve përkatëse. Ndërkohë edhe ish- kryeminist­ri i vendit, Sali Berisha postoi pikërisht këtë video në rrjetin social "Facebook", ku shkruan: "E dhimbshme, terror policor ndaj grave dhe fëmijëve në Shkozë".

 ??  ?? Protesta e banorëve në Shkozë
Protesta e banorëve në Shkozë
 ??  ?? Protesta e banorëve të Shkozës
Protesta e banorëve të Shkozës
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania