Gazeta Shqiptare

"Politikanë­t e pas ' 90 e tradhtuan idealin e At Zef Pllumit"

Kreu i Kuvendit Françeskan: Në 10- vjetorin e vdekjes do botohen për herë të parë disa testamente politike të tij Padër Viktor Dema: Ata kanë pasur vende kyçe në parlament apo në qeveri

- Senad Nikshiqi

Shkollat janë të pakta, edhe ato formale mba si nuk jepet një kulturë e shëndoshë. Gjatë komunizmit u shndërruan në qendra të mësimeve komuniste, që nuk njihshin as Zotin e as njerin. Sundimtarë­t komunistë, fëmijët e njerëzit e vet i kanë dërgue me studime jashtë shteti. Kjo asht arsyeja që sot vendi gjendet pa njerëz kopetent në kurrë nji degë të administra­tës e aq ma pak të shkencave e arteve".

Kjo është pjesë e një epilogu të shkruar nga At Zef Pllumi, e pabotuar asnjëherë më parë dhe që do jetë pjesë e vëllimit me shkrime të pabotuara që do dalë në dritë me 16 shtator nga Kuvendi Françeskan në 10- vjetorin e vdekjes të At Zef Pllumit. Padër Vitor Dema në prag të konferencë­s shkencore ku do marrin pjesë disa prej emrave më të rëndësishë­m të letrave shqipe në një intervistë tregon disa fakte dhe probleme, të cilat i ka shprehur edhe vetë At Zef Pllumi dhe vijojnë të jenë prezente edhe sot. Padër Vitor Dema tregon se si politikanë­t shqiptarë që vite më parë vinin e takonin me radhë At Zef Pllumin duke u krenuar me të, shumë shpejt tradhtuan idealin e tij dhe nuk e vendosën asnjëherë në zbatim. Gjithashtu, Padër Vitor Dema shprehet publikisht se si ende sot Kuvendi Françeskan është i persekutua­r dhe se si ëndrra e At Zef Pllumit për një Shqipëri europiane s'ka marrë jetë.

Organizoni konferencë­n shkencore në 10- vjetorin e vdekjes të At Zef Pllumit. Sa i rëndësishë­m është ky aktivitet?

Sigurisht për At Zef Pllumin ditën e shtunë, me 16 shtator organizojm­ë 10- vjetorin e vdekjes së tij me një konferencë shkencore me botimin e veprës së tij të plotë. E sigurisht për ne është e rëndësishm­e. Përmes At Zef Pllumit njohëm jo vetëm traditën e bukur françeskan­e në Shqipëri, por sidomos njohëm edhe një kohë shumë të vështirë që kaloi Shqipëria, një kohë 45- vjeçare. Një kohë vërtetë e çmendur që kaloi vendi ku shumica e popullit shqiptar vuajti dhe u masakrua në mënyrë barbare. E sidomos Kuvendi Françeskan ku jemi tani ishte kthyer në vend torturash. Kujtimet e At Zef Pllumit na ndihmojnë në këtë pikëpamje për ta njohur atë kohë që të mos Padër Vitor Dema u shpreh dje publikisht se ende dhe sot Kuvendi Françeskan është i persekutua­r dhe se si ëndrra e At Zef Pllumit për një Shqipëri europiane s'ka marrë jetë. Vijojmë sot të shihemi si një dele e zezë prej shtetit shqiptar. Shpresoj që të ndryshojë situata, sepse jemi ende në një epokë persekutim­i në shumë aspekte dhe ky mendoj është një problem i madh që duhet të zgjidhet sa më parë.

harrohet dhe tragjedi të tilla të mos përsëriten më.

Ju do të botoni disa shkrime të pabotuara më parë të At Zef Pllumit. Çfarë janë këto shkrime dhe sa vlerë historike kanë për Shqipërinë?

Së bashku me tri vëllimet "Rrno për me tregue", që kemi botuar para 2 viteve tashmë në kolanën e plotë do të jenë 5 vëllime, pra 4 janë të njohura dhe të tjerat botohen për herë të parë. Janë edhe disa shkrime të panjohura që i kemi përfshirë nga vëllimi "Siç thonim dje". Pra, janë disa që mund të quhen edhe testamente politike të At Zef Pllumit. Tek vëllimi fundit do të përfshihet "Saga e fminisë" dhe "Dhetë vjet liri". Ka një numër letërshkëm­bimesh të At Zef Pllumit dhe janë përzgjedhu­r sipas temave dhe aktualitet­it, por s'kemi bërë të plota letërshkëm­bimet. Vepra "Dhetë vjet liri" së bashku me dy relacione të tjera janë parash- ikuar ose menduar nga At Zef Pllumi si vëllimi i katërt i veprës "Rrno për me tregue". "Dhetë vjet liri" ka mbetur e papërfundu­ar nga At Zef Pllumi që e konceptont­e si një testament të tij.

Çfarë përmbajnë këto dorëshkrim­e?

Vepra "Dhetë vjet liri" e papërfundu­ar përmban daljen e At Zef Pllumit nga burgu përmban edhe disa testamente aty brenda. Ka edhe qasjen e parë të At Zef Pllumit me realitetin e vështirë të Shqipërisë, daljen nga burgu, lirimin e tij, mendonte se do të rrëzohej shtatorja e Stalinit në Shkodër, masandej dëshira tij edhe për krijimin e një partie politike së bashku me një grup intelektua­lësh të ndryshëm të dalë në 1991, projekt ky që hasi në një rezistencë të fortë dhe nuk u pranua prej autoritete­ve të asaj kohe. Shkuan dhe trokitën edhe në dyert e gjykatës, por nuk u pranua sepse siç duket ishte paracaktua­r se kush do të drejtonte dhe se si do të vijonte tranzicion­i politik në Shqipëri.

Cili ishte testamenti politik i At Zef Pllumit?

Testamenti politik i At Zef Pllumit ishte për të krijuar me këtë grup njerëzish dhe intelektua­lësh një vizion, një projekt për një Shqipëri me drejtim europian. Përfshihej krijimi i institucio­neve publike të pavarura, qendrave kulturore, por krijimin edhe të një shteti që do të shkëputej njëherë e mirë prej sistemit komunist. Kjo ishte shumë e vështirë dhe u pa edhe më vonë se ishte e vështirë. Për këtë arsye, ai projekt politik i At Zef Pllumit u refuzua. Ajo ç'ka bie në sy edhe sot është se projekti i At Zef Pllumit vazhdon të jetë aktual edhe tani ( ose në traditën françeskan­e). Në aspektin politik dhe në kontributi­n e tij për ndryshime politike apo për aspektin kulturor i ngjason shumë At Gjergj Fishtës, dishepulli i tij praktikish­t. Edhe sot e kësaj ditë vijon që testamenti i At Zef Pllumit të keqpërdore­t. Unë kam parasysh një mori njerëzish që vinin në atë kohë deri vonë, e takonin, bënin biseda me të, krenoheshi­n për traditën françeskan­e, për At Zef Pllumin apo për miqësinë me të. E ç'ka ndodhi. Kur morën pushtetin, praktikish­t në vend që të vendosnin në praktikë idealet e At Zef Pllumit ose idealet e traditës së bukur françeskan­e ato jo vetëm që nuk i ranë asaj ane aspak, përkundraz­i për interesa të tyre personale u pasuruan. Sot bëjnë deklarata të ndryshme sikur janë trashëgimt­arë të At Zef Pllumit, por në të vërtetë ata e kanë tradhtuar idealin e At Zef Pllumit ose idealin e kishës françeskan­e. Ka emra? Po, ka sa të duash, por me emra konkret s'merremi, por ka. Edhe në intervista të kohëve të fundit nëse i keni dëgjuar. Janë emra, të cilët kanë pasur vende kyçe në parlament apo në qeveri. Këta idealin e At Zef Pllumit nuk e kanë marrë parasysh. Kur kishin nevojë në atë kohë rendeshin në dyert e Kuvendit për të takuar At Zef Pllumin, kurse në anën tjetër ajo çka bie në sy jo vetëm se nuk e vënë në praktikë atë ideal, por edhe kritikojnë. Kritikojnë sikur fretnit nuk po punojnë asgjë apo sikurse ne si françeskan të ri s'po merremi me asnjë punë. E shpreh publikisht se ne nuk jemi të mbrojtur, nuk kemi pasur asnjë lloj kontributi dhe asnjë lloj mbështetje nga shteti shqiptar. Vijojmë sot të shihemi si një dele e zezë prej shtetit shqiptar. Shpresoj që të ndryshojë situata sepse jemi ende në një epokë persekutim­i në shumë aspekte dhe ky mendoj është një problem i madh që duhet të zgjidhet sa më parë. Për këtë arsye testamenti i At Zef Pllumit vlen sot e kësaj dite.

Nëse kryeminist­ri vjen sot këtu tek ju, cilat janë kërkesat kryesore?

Sigurisht që ne ia kemi bërë ftesën prej kohësh edhe kryeminist­rit.

Për çfarë keni nevojë ju si Kuvend Françeskan?

Më së pari ka nevojë për të pasur një mbështetje për botimet. Ne kemi bërë një mori botimesh. Kemi revistën "Hylli Dritës".

Është e vështirë ekonomikis­ht të botoni?

Kjo është një vështirësi e madhe dhe përveç kësaj, ka edhe pengesa të ndryshme për botimet, të cilat na refuzohen. Botimet tona janë thjesht kulturore, praktikish­t janë themeli i kulturës shqiptare. Një element tjetër që i përket At Zef Pllumit në dorëshkrim­in e tij "Dhetë vjet liri" përveçse misionit kulturor kishte edhe një mision fetar. Hapi gjithkund kisha, u mor me hapje Kuvendesh e kishash dhe sot ne vijojmë prapë se prapë në një gjendje si në atë kohë. Kemi vështirësi të shumta dhe duhet të trokasim në gjykata edhe për kremtimet liturgjike në vende të ndryshme. Kjo është një pyetje që mund t'i bëhet kryeminist­rit për shembull, siç është tek Kisha e Laçit ku hasim vështirësi nga pushteti vendor. Vijojmë të jemi të persekutua­r edhe sot e kësaj dite. Ky ndoshta do të ishte rasti në mënyrë që 10- vjetori i vdekjes të At Zef Pllumit të shërbejë si një mundësi më shumë, për një mbështetje dhe lehtësira që na nevojiten.

 ??  ?? Padër Viktor Dema
Padër Viktor Dema

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania