Gazeta Shqiptare

Dhunohet e grabitet me armë biznesmeni i peshkut, autorët i marrin në banesë 27 milionë lekë

Adem Kola: Tre agresorët ishin të maskuar si policë

-

KAVAJË - Tre persona të armatosur dhe të maskuar si punonjës policie kanë grabitur dhe dhunuar biznesmeni­n Adem Kola nga Kavaja dhe bashkëshor­ten e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04: 00 të mëngjesit të djeshëm në banesën e familjes Kola, në lagjen nr. 1 të këtij qyteti, ndërsa çifti i të moshuarve ka qenë në gjumë. Mësohet se agresorët ( ende të paidentifi­kuar) kanë terrorizua­r 68vjeçarin dhe gruan e tij, ndërsa u kanë grabitur një shumë prej 20 milionë lekësh dhe 5 mijë euro. Pas sinjalizim­it për grabitjen, policia ka shkuar shpejt në vendngjarj­e dhe ka nisur hetimet për identifiki­min e kapjen e autorëve të krimit. Ndërkohë, ka reaguar biznesmeni, i cili ka bërë apel për kapjen e grabitësve. Në një intervistë për "GSH", Adem Kola ka treguar momentet e tmerrit.

Zoti Kola, çfarë ndodhi në banesën tuaj?

Dëgjova t'i binin bam, bam derës së dhomës së gjumit në katin e dytë të vilës sime. Jemi policia, jemi policia, mos lëvizni! Aty ku jeni rrini, se do iu vrasim! Kështu bërtitën me të madhe agresorët tri a katër herë. Unë u ngrita nga shtrati, ndërsa ata hynë në dhomë dhe më vunë shkelmin në fyt, ndërsa gruas i vunë pistoletën në kokë. Më thanë paratë se do të të vrasim. Po ju çfarë bëtë? U thashë para nuk kam xhaja. Është e kotë që kërkoni, por ata më lidhën, më goditën me një shufër hek- uri a me armë në kokë. Nuk e di çfarë ishte. Unë rashë pa ndjenja.

Po më pas çfarë ndodhi, sa para ju morën?

Morën paratë e xhiros së dyqanit tim të peshkut, rreth 20 milionë lekë e 5 mijë euro.

Po fëmijët tuaj nuk ishin në shtëpi?

Djali është me pushime në Turqi me gruan e tij. Vaj- za është e martuar në Amerikë.

Nga hynë hajdutët, pasi vila juaj është me kamera?

Nuk e dimë, mbase nga dritarja e katit të parë. Grabitja ishte e organizuar dhe autorët kishin vënë maska si policë.

Policia mbërriti shpejt në vendngjarj­e?

Po, për 7 minuta kanë mbërritur. Policia mori pamjet filmike të kamerave të sigurisë dhe na thanë se do t'i zbulojnë e kapin autorët. Shpresojmë që t'i kapin, pasi nuk i kemi rënë njeriu në qafë. Cili është apeli juaj? Ne kërkojmë drejtësi, kërkojmë qetësi, kërkojmë të kapen ata që na terrorizua­n dhe të jemi të qetë.

kl. ha.

 ??  ?? Biznesmeni Adem Kola
Biznesmeni Adem Kola

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania