Gazeta Shqiptare

"DITA ZË FILL", DY GRA NË LUFTË PËR JETËN

-

njerëzoren brenda saj, si një rrugëdalje që i siguron foshnjës një vjeçe strehë dhe ushqim. Miti i Rozafës nxjerr krye, pa u shfaqur i plotë, por duke qenë një fije lidhëse. Ai është pa qenë, për sa kohë, gruaja sakrifikoh­et, në dy kohë, në dy gra, në dy qenie, të vëna në një apartament, ku jeta e vdekja, qëndrojnë këmbëkryq.

Përballë Violetës, është një grua në moshë, Sofia, interpretu­ar mjeshtëris­ht nga Suzana Prifti. E moshuar dhe e "lidhur" në shtrat për shkak të gjendjes shëndetëso­re, frymëmarrj­et e saj bëhen fija mes jetës e vdekjes. "Në momentet e caktuara që Ornelën e shikoja në ato përpjekjet e saj të jashtëzako­nshme, u afruam dhe u bëmë një bashkë, u përfshimë te njëra- tjetra, mund të them, dhe në këtë përfshirje lindi ajo dhembshuri", tha aktorja Suzana Prifti.

Filmi "Dita zë fill" i Gentian Koçit, pati dje premierën në kinema Cineplexx ku shfaqet në ditët në vijim. "Jetojmë në një sistem politiko- social ku është jashtëzako­nisht e vështirë për të mbijetuar. Nga ky presion, hallkat poshtë zinxhirit, në rastin konkret të gjithë personazhe­t që ju patë, përballen me veten, përballen me njëritjetr­in, luftojnë për të mbajtur të voglën e vet dhe aty ku hallka është më e dobët këputet", tha Gentian Koçi para mediave. "Me ardhjen e postierit krijohet një trekëndësh marrëdhëni­esh që e detyron Letën të merret tani edhe me emocionet e jashtme ose të merret me luftën e brendshme që ka gjatë gjithë kohës", tha mes të tjerash aktori Kasem Hoxha, që luan postierin, "përfituesi­n" ndaj femrës, figurën mashkullor­e që sa të shpëton, edhe të mbyt.

"Dita zë fill" nuk ka shumë tekst, por ka skenar ( atë pjesë që filmit shqiptar të viteve të fundit i ka munguar). Është figura, në lëvizje, a në heshtje, janë mimikat, rrudhat, shikimet e përhumbura, që thonë më shumë se çdo fjalë. Është pulsi që rreh në një dorë plot rrudha, vetëm për të thënë që ende ka jetë. Në pothuaj 1 orë e tridhjetë minuta filmi i Gentian Koçit përmbledh botën e gruas shqiptare në tërësinë e saj, betejat e përditshme për mbijetesë në një Tiranë gri, që shtrihet përtej ish- bllokut në pothuaj tërë lagjet e saj. Aty, luftohet për të jetuar, çdo ditë, prej kur dita zë fill deri në pritjen për ditën tjetër. Luftohet së pari, për strehën e përnatshme, mandej luftohet për bukën e përditshme. Filmi është shumë real, shfaq pa artifica gjetje artistike të stisura, probleme madhore të shoqërisë shqiptare. Për ta bërë këtë, Koçi nuk ka përdorur asnjë shpërthim. Një skenar linear që flet përmes secilës skenë pa pësuar ulje- ngritje. Në një orë e 30 minuta gjejmë korrupsion­in, papunësinë, paragjykim­in, pragun mes jetës e vdekjes dhe shndërrimi­n e njeriut. "Dita zë fill" është një filmi autor që ka kushtuar 300 mijë euro, xhiruar kryesisht në interior e me pak personazhe ku interpreto­jnë aktorët Ornela Kapetani, Suzana Prifti, Kasem Hoxha. Koçi erdhi deri te ky bashkëprod­him shqiptaro- grek pas disa filmash të shkurtër artistikë dhe dokumentar­ë.

 ??  ?? Suzana Prifti Ornela Kapetani
Suzana Prifti Ornela Kapetani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania