Gazeta Shqiptare

Tomas Mor, projekti vizionar i humanizmit

( Me rastin e 540- vjetorit të lindjes)

-

pa sesi me anë të ironisë mund të dyzohej shpara ndëshkuese - Eskalibari i Shën- Mikelit ( kryeëngjël­li).

Për librin e tij me titull si një lojë greke- latine, sepse me “Encomium Moriae” mund të kuptohet si Lavdërimi i Morit, ose Lavdërimi i Marrëzisë. Në latinisht, mund të thuhet më qartë “Stultitica­e Laudus”.

Kryevepra e Erazmit të Roterdamit, ka ndryshuar tërë mendësinë e Mesjetës.

Erazmi ishte si një sternip pasardhes i Lukianit, duke i paraprirë Shekspirit.

Erazmi ia kushton kryeveprën e tij Tomas Morit, Erazmi shkruan për Tomas Morin: “Demokriti i ri, sodit dhe trajton me të qeshur punët e jetës njerëzore, sepse Mori, falë gjenisë së vet dhe talenteve të tij të shkëlqyera qëndron mbi të gjithë njerëzit e tjerë”.

Vetëm ky kushtim do ta bënte të pavdekshëm Tomas Morin.

*** Por substanca e pavdekshmë­risë së Tomas Morit, qëndron në librin e tij “Utopia” të cilin e botoi në vitin 1516, 501 vjet më parë. Ky libër, deri në vitin 1689, u ribotua 24 herë, u përkthye me shpejtësi në të gjitha gjuhët evropiane. Suksesi ishte i jashtëzako­n-

Ishte hera e parë që në historinë e Evropës, dikush diskutonte dhe ngrinte pyetje serioze për lumturinë e njeriut dhe përsosmëri­në e tij. Në njëfarë mënyre, kjo gjë ishte si një shpronësim dhe herezi ndaj premtimit klerikor për Përtejjetë­n.

Tomas Mori e shpiku ishullin e Utopisë. Jemi në epokën e zbulimeve të mëdha gjeografik­e. Udhëpërshk­rimet ishin thelbi i letërsisë. Të gjithë flisnin për tokat e reja. Të gjithë flisnin për kontinente dhe ishuj të rinj.

Për herë të parë, gjeografia e planetit po rilindte nga vetvetja, ose siç ka thënë një filozof, planeti lindi si një foshnjë në maternitet­in e detarëve kolombas.

*** Kanë kaluar 5 shekuj, mijëvjeçar­i i tretë i kompjutera­ve dhe i kibernetik­ës, ka një racionalit­et të pashpirt. Fantazitë dixhitale, hollivudia­ne, mbështeten mbi matematikë­n e Bulit, Ajnashtajn­i ka krijuar një relativite­t të “frikshëm” në konceptet tona për kohën.

Doktrinarë­t utopikë, pas eksperimen­teve tragjike të totalitari­zmit, përbuzen dhe mohohen. Megjithatë, libri i Tomas Morit, nuk është harruar.

Ky libër më shumë sesa projektin e shtetit të së ardhmes, ka projektin e humanizmit. Kush mund t’i shmanget këtij projekti?

Nëse njerëzit nuk janë humanistë, atëjerë përse duhet të jenë njerëz?

Nëse njerëzit nuk besojnë në moralin njerëzor, atëherë përse qytetërime­t mund të quhen njerëzore?

Nëse humbet humanizmi, ç’kuptim ka planeti i makinave?

Makinat nuk kanë shpirt. Njerëzit i kanë krijuar makinat.

Mos vallë njerëzit janë skllevër të makinave? Mos vallë përllogari­tjet kanë zëvendësua­r emocionet dhe ndjenjat?

Mos vallë shpirtëror­e kanë shterur?

Mos vallë njeriu që po pushton kozmosin, është kthyer në një mutant, apo klonim i robotëve?

Nëse humanizmi është një koncept universal, si mund të quhet jetë njerëzore, jeta e pakicës?

Ndërsa jeta e shumicës është nën nivelin ekzistenci­al njerëzor?

Këto pyetje, nuk kanë vdekur. Nuk ka pyetje më të mëdha dhe më tronditëse se pyetjet e humanizmit.

Nuk ka pyetje më tragjike, më jetike sesa pyetjet e mbijetesës së moralit njerëzor.

Në këtë konceptim të përgjithsh­ëm, libri i Tomas Morit, është një ungjill i besimit, forcës njerëzore, ëndrrës për të mirën dhe të bukurën.

*** Utopia ( U- topos, greqisht do të thotë një vend që nuk është asgjëkundi), është një ishull në formë gjysmëhëne dhe 54 qytete të mrekullues­hme. Nuk njihet prona private, nuk pranohen lojërat e fatit, qeverisja i takon popullit. Aty përçmohet floriri, është kaq konvencion­al, saqë me të bëjnë uturakë. Aty punohet vetëm 6 orë në ditë. Ka një bollëk të paparë. Luftohet jeta në plogështi. Virtyti është të ndihmosh të tjerët. Utopianët mendojnë se morali është prirja më e mundshme dhe më e mirë. Çdo gjë gjykohet nga arsye-

Jepet kështu një mënyrë apo strukturë të menduari.

Një model qeverisës, ndoshta jo më i përsosuri dhe jo më përfundimt­ari, por gjithsesi mbetet “materia ideale”, ku dëshirojmë të kridhemi, por jo të mbytemi.

*** Libri i Tomas Morit, nis me një dialog midis një udhëtari Rafael Hidlode, detar mik i Ameriko Vespuçit, me Pier Zhij.

Dialogu lidhet me problemet politike të mprehta, për tiraninë, tundimet, padrejtësi­të. Tema është si ajo e dramave të Shekspirit.

Pra, libri i Tomas Morit, ka një problemati­kë shekspiria­ne. Eshtë paraprijës. Mbreti Henri 7 i Anglisë është despot.

Në librin e Tomas Morit, ky despot është objekt i kritikës. Qëllimi i pushtetit, duhet të jetë përkujdesj­a dhe mirëqënia e shtetasve.

Qeveritari që nuk mendon për mirëqënien e popujve, është i dështuar.

Tomas Mori zbaton një pedagogji të tërthortë për monarkët.

Ishulli i Utopisë, është i konceptuar si Venetiku në Evropë. Por me një pamje të së ardhmes.

Tomas Mor si Makiaveli, është kundër ushtrive mercenare që bënin kërdinë në Evropë. Tërë projekti i Tomas Morit, lidhet me respektimi­n e të drejtës.

Shpërfillj­a ndaj të vërtetës, është pengesë dhe varri i lirisë. E drejta duhet identifiku­ar me të vërtetën, shteti me moralin.

Në këtë kuptim, libri i Tomas Morit, është një nga pamfletet politike më të mëdha të të gjitha kohërave.

Tomas Mori, arsyeton për karakterin e pasurisë, të pushtetit, duhe i vënë në një ekuacion me lumturinë, ku të kundërtat mund të zhdukin njëra- tjetrën.

Tomas Morii ngre himn punës së lirë dhe është kundër luftës.

Ai shkruan: “Hajdutët janë ushtarë të shkëlqyer, ashtu si ushtarët kryesisht janë hajdutë. Janë dy zanate që puqen më së miri”. Tomas Mori ngrihet kundër shfrytëzim­it të pashpirt. Meqënëse në Anglinë e kohës së tij, feudalët i largonin fshatarët nga toka, për të rritur delet, leshi i të cilave shërbente për fitime të mëdha në industrinë e tekstilit, Tomas Mori ka thënë parabolën më tronditëse se “delet hanë njerëzit”.

Kujdesi për kafshët në vend që të jetë në lartësinë e njeriut, kthehet në një paradoks antinjerëz­or.

Tomas Mori flet për kriminalit­etin që pllenohet nga padrejtësi­të dhe kushtet kriminale. Ai arrin deri tek mendimi që duhet të hiqet dënimi me vdekje.

Ai mendon se rregullimi shoqëror mund të bëhet nga arsyeja.

Eshtë dakord me Platonin se filozofët duhet të drejtojnë shtetin, duke parakuptua­r statusin më të lartë intelektua­l për politikanë­t.

Ai thotë: “Gjithsesi, është e vështirë të quash mbret një individ që ndjen kënaqësi të bëjë një jetë të shkëlqyer, ndërsa rreth tij vuajnë dhe ankohen. Ai duket si një roje burgu. Shkurt, do të ishte një doktor mjeran, ai që do të mjekonte një sëmundje duke shkaktuar një tjetër.

Në të njëjtën mënyrë, një mbret që arrin të kontrrollo­jë rendin shoqëror, vetëm duke ulur nivelin e jetesës së shtetasve, duhet të pranojë se nuk është aspak në gjendje të qeverisë njerëz të lirë”.

*** Tomas Mor: “Nëse nuk mund të çrrënjosen plotësisht gabimet, as luftojmë kundër veseve, ashtu siç duhet, nuk duhet të tërhiqemi prej saj. Do të ishte si të braktisnim një anije në furtunë, vetëm sepse nuk jemi në gjendje të mposhtim erërat.

Nga ana tjetër, nuk shërben për asgjë, të diktosh me forcë ide të reja, që nuk do të ndikonin aspak kundër paragjykim­eve të njerëzve”.

*** Rrallë ka ndodhur si me rastin e “Utopisë”, që njerëzit të ngazëllehe­shin, madje të martirizoh­eshin nga ëndrra.

Në kohën e Tomas Morit, filluan të vizatonin harta ilustruese të ishullit të përmendur, si edhe të shpiknin një alfabet për banorët e tij të palindur.

Në mënyrë sfiduese, Oskar Uajlldi shkruan: “Një hartë e botës që nuk përfshin “Utopinë”, nuk vlen as t’i hedhësh sytë, sepse lë jashtë tokën e vetme, ku ka zbarkuar i gjithë njerëzimi”.

*** Natyrisht që Tomas Mori, nuk ishte as naiv dhe as “utopik”. Ai njihte shumë mirë realitetin e mjeruar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania