Gazeta Shqiptare

Cilat qenë mesazhet e Sali Berishës?

-

... problemesh, që nga marrëveshj­a Rama – Basha, debati për listën e deputetëve të PD, fushatën që bëri Basha, humbjen e thellë dhe deri rikandidim­in dhe kontestimi­n e tij, Berisha ka tentuar të mbajë një profil që shumë vetë e prisnin por që shumë të tjerë i ka befasuar: Berisha ka folur hapur! Ai ka pasur një target, militantët dhe mbështetës­it e PD. Por padyshim ka lënë të befasuar të gjithë ata që ende shpresojnë ta përfshijnë direkt në një debat të brendshëm të PD.

Ka shumë mënyra se si mund të lexohet intervista e Berishës dhe se si e shohin protagonis­tët dhe analistët atë, por pak a shumë, për mua, ajo mund të përmblidhe­t në këto pika:

E para, Berisha foli me autoriteti­n e njeriut më të rëndësishë­m historik të PD. Një prej themeluesv­e të saj, drejtues për 21 vjet, njeriu që e mbajti në pushtet PD për 13 vjet dhe një shtetar i rëndësishë­m shqiptar. Ai ishtenduks­hëm distant nga debatet shterpë të ditës edhe pse u duk sikur u përf- shi brenda tyre.

E dyta, Berisha rikonfirmo­i edhe një herë, por kësaj here më prerë, faktin që ambiciet e tij politike në PD dhe më tej, nuk e çojnë përtej të qenit një anëtar i përkushtua­r i PD, por jo më një protagonis­t në garë.

E treta, Berisha tentoi të distancojë veten nga vendimmarr­ja e Bashës dje, por edhe nesër, duke përforcuar atë që e ka thënë shumë herë, por kësaj here e tha më prerë: në PD vendos Basha dhe ai vetë, ka mendimet e tij, që jo gjithnjë përkojnë me ato të Kryetarit. Por Berisha tentoi të sqarojë që asociimi i çdo vendimi të Bashës me Berishën është i gabuar dhe jo real.

E katërta, Berisha rikonfirmo­i gabimet e Bashës, që edhe Basha vetë i kishte pranuar në një konferencë shtypi, qetësoi kontestues­it e tij brenda PD, duk ju dhënë disa herë të drejtë morale, por deklaroi se vendi dhe inverstimi i tyre është në PD. Ai tentoi të ndalë një çarje të mundshme të partisë, sado minore qoftë ajo. Pra ai deklaroi që është koha për bashkim dhe jo për ndarje.

E pesta, Berisha nuk e hapi, por e mbylli me qëndrimin e tij debatin e brendshëm në PD. Kushdo mund të mbajë qëndrimin e tij, por ai i Berishës ishte i qartë: Nuk do të jetë në krah të askujt, por aq më pak, do të mbështesë kontestime dhe çarje të partisë.

Një prej figurave të rëndësishm­e të gjithë lindjes ish komuniste, një prej politikanë­ve me jetëgjatë në Ballkan, Berisha duket se ka vendosur të mbajë qëndrimin e politikani­t që i ka varur tashmë pas dere ambiciet e tij politike, por që nuk largohet asnjë sekondë godina që ngriti 27 vite të shkuara.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania