Gazeta Shqiptare

Berisha dhe Atalanta thyejnë Evertonin, shkëlqen Milani

-

përmbysje. Vendësit shënuan të parët me anë të Sandro Vagnerit, por sekondat e fundit para pushimit portugezët barazuan me anë të Zhoao Karlos. Në të 50'- tën erdhi dhe goli i fitores për miqtë me anë të Sousas, që marrin kryesimin e grupit dhe si pasojë e barazimit pa gola mes Bashaksehi­r dhe Ludogorets. Milani e pati një shëtitje rikthimin në Europë, me kuqezinjtë që fituan 5- 1 në Vjenë ndaj Austrias, me Andre Silvën, i cili ishte protagonis­ti i madh i takimit me një 3- golësh, duke marrë me vete në shtëpi dhe topin e sfidës. Sulmuesi kuqezinjve shënoi në minutat 10- të, 20- të, 56- të. Gjithsesi, epërsinë Milanit ia kishte dhënë Çalhanoglu që në minutën e 7- të. Ndërkohë që golin e pestë e realizoi Suso në pjesën e dytë. Për Austrian e Vjenës realizoi ndërkohë Borkoviç në të 47'- tën. Aek i Athinës mori një fitore të rëndësishm­e 2- 1 në transfertë me Rijekën falë golave të Mantalos dhe Lazaros, ndërsa barazimin provizor për kroatët e vendosi Elez.

Në Grupin E Atalanta fitoi 3- 0 me Evertonin, duke zgjidhur gjithçka që në pjesën e parë. Masielo u dha epërsinë bergamaskë­ve, ndërsa fundi i pjesës së parë ishte drithërues me Gomez dhe Cristante, që realizuan dhe dy herë të tjera. Provë e mirë edhe për Berishën, që ishte gjithmonë gati sa herë që u vu në provë. Lyon la 2 pikë në fund përballë Apoel të Limasolit, me qipriotët që morën një pikë të merituar falë një goli në fund të Corpas, ndërsa në fillimin e pjesës së dytë holandezi Depay u kishte dhënë epërsinë fillestare francezëve. Nuk pati asnjë gol në takimet e Grupit F, ku Kobenhagen edhe pse dominoi, barazoi 0- 0 me Lokomotivë­n e Moskës, ndërsa Zilin dhe Sherif gjithashtu ndanë pikët mes tyre në Sllovaki.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania