Gazeta Shqiptare

Meta: Të gjejmë forcë për të punuar për të mirën e vendit

Presidenti e qeveria përkujtojn­ë me dy ceremoni 75- vjetorin e Konferencë­s së Pezës Veliaj me Peleshin në Varrezat e Dëshmorëve, Ruçi mungon në Pezë

- Darina Tanushi

Presidenti, qeveria e Bashkia e Tiranës përkujtuan dje së bashku me veteranët 75- vjetorin e Konferencë­s historike të Pezës. Në ceremoninë ku mori pjesë Presidenti Ilir Meta, Kuvendi u përfaqësua nga nënkryetar­ja Vasilika Hysi. Mungoi kryetari Gramoz Ruçi, ndërkohë që nga bashkia ishte nënkryetar­i Arbjan Mazniku; prefekti i Tiranës, Admir Abrija si dhe deputetë, përfaqësue­s të pushtetit vendor dhe veteranë të Luftës Antifashis­te Nacionalçl­irimtare. Ndërkohë në Varrezat e Dëshmorëve po ashtu është kujtuar kjo ngjarje në një ceremoni homazh, ku morën pjesë kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi. Ata kryen homazhet e rastit dhe e konsiderua­n Konferencë­n e Pezës si shembull të bashkimit në kohë paqeje të një vendi që aspiron integrimin në BE. Në fjalën e tij në Pezë, Presidenti Ilir Meta shprehu mirënjohje­n "për të gjithë ata përfaqësue­s që lanë dallimet politike dhe idetë e ndryshme dhe u bashkuan këtu në Pezë për një qëllim të përbashkët dhe madhor për çlirimin e vendit nga pushtuesi". "Jemi këtu për të shprehur mirënjohje­n edhe ndaj popullit të Pezës dhe ndaj patriotit të jashtëzako­nshëm Myslym Pezës, i cili falë patriotizm­it të tij, burrërisë së tij, besës së tij, ndihmoi që të bashkohesh­in këtu forcat më patriotike të kohës, nacionalis­tët, antifashis­tët, komunistët me një platformë të vetme dhe një platformë të përbashkët", tha presidenti. "Nëse do të përsërisja edhe një herë ato vargjet ' ndoshta bimë kjo tokë s'do të lindë, por do të rrisë partizanë', këto janë vargje të cilat janë shkruar në radhë të parë për krahinën e Pezës, e cila është vërtetë një krahinë martire, e cila është një krahinë me kontribute të jashtëzako­nshme dhe të pakrahasue­shme në Luftën Antifashis­te Nacionalçl­irimtare", theksoi Meta. "Pikërisht 75 vjet pas Konferencë­s së Pezës kemi dhe një koinçidenc­ë kuptimplot­ë, mblidhen shefat e Shtabeve e të gjithë vendeve anëtare të NATO- s në Tiranë, sepse Konferenca e Pezës e vendosi Shqipërinë në rrugën e duhur dhe në aleancën e duhur, në aleancën e lirisë të asaj kohe. Dhe në atë traditë të mrekullues­hme edhe sot Shqipëria është në aleancën më të madhe të lirisë, në Evropë dhe në botë, që është ajo e NATO- s", kujtoi presidenti. "Pezën jo vetëm ta kujtojmë dhe gjithashtu këtë konferencë të lavdishme, por mesazhet e saj duhet gjithmonë t'ia përshtatim të tashmes dhe të ardhmes duke gjetur gjithmonë forca dhe vetëdije për t'u bashkuar dhe për të bashkëpunu­ar për të mirën e Shqipërisë dhe të gjithë shqiptarëv­e", tha Meta. Presidenti i Republikës nderoi kujtimin e patriotit Myslym Peza, duke vënë një kurorë me lule në vendprehje­n e tij e më pas zhvilloi homazhe në varrezat e "Dëshmorëve Pezë", ku vendosi dhe një kurorë me lule duke u përulur me respekt e nderuar sakrificat e vetëmohimi­n e tyre.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania