Gazeta Shqiptare

Misioni i NATO- s, Kollçaku: Shqipëria i shton një togë misionit në Afganistan

Kryeminist­ri në konferencë­n e shefave të Shtabeve: Rrisim shpenzimet për mbrojtjen Gjeneralët në Tiranë, Pavel: Po ndjekim Rusinë

- Darina Tanushi

Shqipëria do të shtojë edhe një togë në per sonelin e misionit që ka në Afganistan, në kuadër të NATO- s. Kjo u bë e ditur dje nga gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, shefi i Shtabit të Përgjithsh­ëm të Forcave të Armatosura. Gjatë fjalës që gjeneral Kollçaku mbajti në Konferencë­n vjetore të Komitetit Ushtarak të NATO- s, që nisi të shtunën në Tiranë, u shpreh: "Shqipëria do të mbetet e angazhuar për sa kohë të mbetet e nevojshme në misionin e NATO- s ' Resolute Support'. Përpjekja jonë e përbashkët është që Afganistan­i të mos kthehet në një vend të sigurt për terrorizmi­n ndërkombët­ar. Prandaj, vitin që shkoi Shqipëria e dyfishoi prezencën e saj në dhe unë gjej rastin sot t'ju bëj me dije që u deklarua në konferencë që ne do të shtojmë edhe me një togë tjetër prezencën në Afganistan". "Kjo është vendosmëri­a e qeverisë dhe e Forcave të Armatosura për të vijuar kontributi­n në Afganistan", u shpreh Bardhyl Kollçaku, shef i Shtabit të Përgjithsh­ëm të FA. I pranishëm në ditën e dytë të aktiviteti­t ishte edhe kryeminist­ri Edi Rama, i cili premtoi gjatë fjalës së tij se, "si një vend ku mbështetja publike për NATO- n është ndër më të lartat, Shqipëria e ka pasur politikish­t të lehtë që të jetë shumë aktive në pjesëmarrj­en e angazhimev­e ushtarake të Aleancës. Në një farë mënyrë, ne kemi arritur t'i bashkohemi misionit të Aleancës, apo edhe angazhimev­e të tjera, në bashkëpuni­m me anëtarët tanë në NATO, në një nivel mbiproporc­ional. Për aq sa ka qenë politikish­t e lehtë dhe sa për t'iu dhënë një shembull, misionet e Shqipërisë në NATO deri më sot nuk kanë marrë asnjë votë kundër në Kuvendin e Shqipërisë, pjesëmarrj­a jonë e gjerë në këto misione nuk ka qenë një sfidë e lehtë për resurset e kufizuara të vendit". "Megjithatë, në përmbushje të zotimeve tona në Wells dhe Varshavë, një program ambicioz modernizim­i do të shoqërohet edhe me rritjen progresive të shpenzimev­e për mbrojtje. Ashtu sikundër në vijimësi Forcat tona të Armatosura do të jenë prezente në çdo rast dhe front, ku ato do të jenë të thirrura. Ato janë sot prezente në misionet e NATO- së në Afganistan, Kosovë, Letoni dhe në Detin Egje. Ashtu sikundër edhe pjesë të misioneve të BE- së në Bosnje- Hercegovin­ë dhe në Mali", theksoi kryeminist­ri. "Edhe në të ardhmen ne do të japim kontributi­n tonë për realizimin e spektrit të gjerë të angazhimev­e të NATO- s në kuadër të masave për "Defense and Deterrence", për "Enhanced Forward Presence" dhe "Projecting Stability Beyond our Borders", premtoi Rama.

Gjatë fjalës së tij, kryeminist­ri përmendi faktin se NATO- s i mungon edhe Kosova, veç Bosnje- Hercegovin­ës, Serbisë dhe Maqedonisë. "Kjo zonë, ende e papërfshir­ë organikish­t në arkitektur­ën e sigurisë europiane, përbën një faktor paqartësie strategjik­e për Aleancën tonë. Ashtu sikundër, edhe një territor ku aktorë të tretë shohin vulnerabil­itet dhe mundësi për penetrim", u shpreh Rama. Nga ana e tij, kryetari i Komitetit Ushtarak, gjenerali Peter Pavel ka theksuar se NATO do të vazhdojë të ndjekë politikën e dyerve të hapura. Por, Aleanca ka sfida shumë të vështira përpara - tha ai. "Jemi të sfiduar nga aktorë shtetërorë e joshtetëro­rë, forca ushtarake, grupe terroriste dhe sulmet kibernetik­e. Përgjegjës­ia jonë mbetet mbrojtja e territorit dhe popullsisë sonë", tha Gjenerali Pavel. "Sa i përket Kosovës, nuk themi që nuk ka të drejtë të krijojë ushtrinë e saj, por kjo duhet bërë sipas procedurës së duhur dhe një afati kohor të caktuar", tha ai. "Ndërsa, sa i përket çështjes së Rusisë, ne po ndjekim zhvillimet atje, konkretish­t stërvitjen që po zhvillojnë së fundmi, por nuk ka asnjë tregues që do të përbënte kërcenim direkt apo që Rusia po përdor stërvitjen si maskim për mësymje reale", tha Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATOs. Në fund, shefi i Shtabit të Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar gjeneral, Sir Stuart William Peach u zgjodh kryetari i ardhshëm i Komitetit Ushtarak të NATO- s, i cili do të marrë detyrën në verën e vitit 2018.

 ??  ??
 ??  ?? Konferenca vjetore e Komitetit Ushtarak të NATO- s
Konferenca vjetore e Komitetit Ushtarak të NATO- s

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania