Gazeta Shqiptare

Ministrat e rinj caktojnë sekretarët e përgjithsh­ëm

-

Ministrat

e rinj kanë caktuar sekretarët e tyre të përgjithsh­ëm, vetëm pak ditë pas betimit të tyre në Presidencë. Ajo që bie në sy nga lista është konfirmimi i disa emrave, si Gazmend Barbullush­i në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme; Gelardina Prodanin në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë; Elira Kokona në Ministrinë e Kulturës, apo Kledia Ngjela në Ministrinë e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale. Po ashtu ka edhe emra që kanë ndërruar ministri, por jo funksion. Koli Bele nga ish- Ministria e Infrastruk­turës dhe Energjisë kalon në Ministrinë e Arsimit, Rinisë dhe Sportit, duke zëvendësua­r në këtë vend, Plarent Ndrecë, i cili transferoh­et në ministrinë e drejtuar nga Blendi Klosi, atë të Mjedisit dhe Turizmit. Edhe Gentian Këri largohet nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrj­es për t'ju bashkuar Damian Gjiknurit në Ministrinë e Infrastruk­turës dhe Energjisë.

EMRAT

Ministria e Evropës e Punëve të Jashtme

GAZMEND BARBULLUSH­I

Ministria e Brendshme

DRITAN PALNIKAJ

Ministria e Mbrojtjes

ALBA THOMA

Ministria e Drejtësisë

OLTJON MUZAKA

Ministria e Kulturës

ELIRA KOKONA

Ministria e Financave

GERALDINA PRODANI

Ministria e Arsimit

KOLI BELE

Ministria e Shëndetësi­së

KLEDIA MAZNIKU ( NGJELA)

Ministria e Infrastruk­turës dhe Energjisë

GENTIAN KERI

Ministria e Bujqësisë

AURORA ALIMADHI

Ministria e Mjedisit

PLARENT NDRECA

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania