Gazeta Shqiptare

Kulla e Prek Calit, PD: Hakmarrje. Rama: Kokëboshë

Prishet kulla e antikomuni­stit. Tom Doshi: E kam kushëri, ia prishi bashkia e Paulin Sterkaj Reagon kryetari i bashkisë: Ndërhymë në punimet e reja pa leje

- Senad Nikshiqi

Shembja e Kullës muze të antikomuni­stit Prek Cali në Vermosh nga Inspektora­ti Ndërtimor përplasi dje kryeminist­rin Edi Rama me kreun e PD- së, Lulzim Basha. Basha e konsideron vendimin si akt urrejtjeje ndaj ish- komunistit Prek Cali, ndërsa Rama e quan këtë një sajim. Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha e ka dënuar goditjen e simbolit të kryengritj­es së Kelmendin, ndërhyrjen e fadromave për shembjen e kullës së Prek Calit. Sipas Bashës, kulla është ndërtuar me donacione të shqiptarëv­e që jetojnë në Amerikë dhe qeveria në vend të realizonte restaurime, i çon fadromat kullës së prijësit antikomuni­st. "Por Edi Rama nuk mund ta durojë nderimin e një prijësi legjendar antikomuni­st si Prek Cali. Se kur kthen pinjollët e Byrosë dhe xhelatët e diktaturës në krye të vendit, të tremb kujtimi dhe hija e Prek Calit. Ky i sotmi është një akt urrejtjeje, por edhe dobësie. Kelmendasi­t, malësorët dhe mbarë shqiptarët patriotë do t'ia japin përgjigjen pjellës së keqe", shkroi dje Basha në "FB". Ndërsa kryeminist­ri Edi Rama ka reaguar dy herë në rrjetin social. "Unë, prishësi i kullës së Prekë Calit? Bosh se bosh u mbeti koka o të shkretë, që veç shani për ç'ka sajoni vetë, s'ka derman për ju vajmedet", u shpreh me ironi kryeminist­ri Rama, ndërsa më vonë ai postoi një nga rubrikat e tij ' Amarcord', që ka publikuar në 12 prill të

këtij viti dhe ku ka kujtuar Prek Calin si një burrë të plotfuqish­ëm dhe bajraktar të malësisë së Kelmendit. Këtë koment Rama e shoqëruar edhe me fjalët: "Kur Prekë Cali kujtohej në këtë faqe të vajmedetsh­mit ku ishin?", duke ironizuar reagimin e PD- së.

REAGIMET

Ndërkohë dje, në shtëpi-

në e shembur ka shkuar deputeti Tom Doshi, i cili deklaron se është kushëri i Prekë Calit. Deputeti Doshi akuzon deputetin e PS, Paulin Sterkaj dhe kryetarin e bashkisë, Tonin Marinaj për prishjen e shtëpisë së Prekë Calit. "Kam ardhur në Vermosh për dy arsye, sepse është mburrur e gjithë Malësia me emrin e Prekë Calit, edhe unë si fis, si kushëri i tij. Ata që mendojnë se nuk ka lënë kënd mbrapa e kanë gabim, një ndër ta jam edhe unë dhe do ta mbroj shtëpinë e Prekë Calit. Më vjen keq për burrat që pashë me lot në sy, por kjo ishte një pabesi e madhe e dy personave që i keni votuar të dy, kryetari i bashkisë, Tonin Marinaj dhe deputeti i zonës, Paulin Sterkaj", tha Doshi. Ai premtoi se do ta ngrejë vetë 3 kate këtë shtëpi dhe jo 2, madje aty do të bëjë edhe bustin e Prekë Calit. Ndryshe nga pretendime­t e deputetit Doshi, përmes një deklarate për shtyp kryebashki­aku i Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj hedh poshtë pretendime­t dhe deklaron se bashkia ka ndërhyrë vetëm tek punimet e reja, që kanë nisur të bëhen pa leje ndërtimi. "Bashkia Malësi e Madhe ka qenë në pozita shumë të vështira, pasi ka kohë që në rrugë jozyrtare jemi vënë në dijeni të restaurimi­t të kullës së Prekë Calit. Kemi pritur dhe kemi premtuar se jemi gati të bëjmë gjithë dokumentac­ionin ligjor dhe të miratojmë projektin e një grupi shqiptarës­h tanë në diasporë. Por, askush nuk ka ardhur me një kërkesë ligjore. Është spekuluar, duke kaluar përmbi bashkinë, pasi matrapazët duket se kanë matur ndjeshmëri­në tonë për figurën legjendare të Prek Calit. Kanë menduar se çfarëdo të ndërtojnë privatisht dhe jashtë çdo ligji e morali, ne do heshtim, duke u lënë atyre hapësirë që të ndërtojnë dhe ta përdorin për vete emrin e banesën e Prek Calit për biznes. Ky do ishte krim, që nuk do na e falnin shekujt", tha kreu i bashkisë.

 ??  ?? Kulla e Prek Calit në momentin e prishjes Tom Doshi
Kulla e Prek Calit në momentin e prishjes Tom Doshi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania