Gazeta Shqiptare

Duma: Marrëdhëni­et me Berishën, si me çdo koleg. LSI të caktojë ku është

Zëdhënësja e grupit të PD lë pa koment deklaratat e Berishës për listat e Bashës

-

Deputetja

e Partisë Demokratik­e, Grida Duma ka lënë dje pa koment deklaratën e ish- kryeminist­rit Sali Berisha lidhur me këshilltar­ët e kryetarit të PD- së, Lulzim Basha. E pyetur nga gazetarja Nisida Tufa në emisionin "Kjo Javë" në "News 24" se Berisha tha që këshilltar­ët e zgjedhur nga Basha ishin mizerabël, Grida Duma tha se nuk mund të komentojë mbi asnjërin prej kolegëve, anëtarëve apo kontribuue­sve të Partisë Demokratik­e. Duma komentoi edhe marrëdhëni­en me ishkryemin­istrin Sali Berisha. "Si me këdo, si me të gjithë kolegët. Kam komunikim, është normale kjo gjë", tha ajo. Zëdhënësja e PD- së u pyet edhe për faktin nëse PD

BASHKËPUNI­MI ME LSI

"Unë shoh një disaskorda­ncë mes deklarimev­e verbale dhe qëndrimeve. Si rritja e çmimit të uji. Qëndrimi ishte i ndryshëm para votimit dhe nga votimi doli që i jepte ujë rritjes së çmimit të ujit të qeverisë. Nuk dua t'i gjykoj lëvizjet për aq kohë sa nuk sjellin një produkt. LSI- së i takon të tregojë se ku qëndron vetë dhe të bindë shqiptarët", tha Grida Duma.

do të bëjë një opozitë konstrukti­ve me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Ajo tha se sheh një disaskorda­ncë mes deklarimev­e verbale dhe qën-

drimeve të LSI- së, duke marrë si shembull votimin për rritjen e çmimit të ujit. "Është më mirë të pyesni LSI- në në lidhje me opozitën konstruk- tive. Unë shoh një disaskorda­ncë mes deklarimev­e verbale dhe qëndrimeve, si rritja e çmimit të uji. Qëndrimi ishte i ndryshëm para votimit dhe nga votimi doli që i jepte të drejtë rritjes së çmimit të ujit të qeverisë. Nuk dua t'i gjykoj lëvizjet për aq kohë sa nuk sjellin një produkt. LSIsë i takon të tregojë se ku qëndron vetë dhe të bindë shqiptarët", tha Duma. Deputetja e Partisë Demokratik­e, Grida Duma, ka sqaruar edhe një herë rrjedhjen e votave të PD për zgjedhjen e Gramoz Ruçit kryetar Kuvendi. "Nuk besoj që në termin manipulim nuk është e përfshirë rrjedhja apo blerja e votës. Manipulim mbetet. Besoj që vetë termi e thotë, një grupim politik ka qëndrimin e vet dhe për sa kohë qëndrimi është deklaruar kundër, kur rezultati matematiko­r del ndry- she, atëherë është manipulim. Por nuk duhet dal në gjykime të menjëhersh­me, nëse ka qenë rrjedhje, tradhti apo diçka tjetër. Kur flasim për blerje është akt i ndëshkuesh­ëm. Është me përgjegjës­i politike. Grupi i PD e tha që një ditë më vonë që nëse ka blerje, duhet bërë ndëshkim", tha Duma.

 ??  ?? Deputetja e Partisë Demokratik­e, Grida Duma
Deputetja e Partisë Demokratik­e, Grida Duma

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania