Gazeta Shqiptare

Cilësia e karburante­ve, gjobat 50 mijë deri në 2.2 milionë

Gjobiten 62 karburante e hotele falë masave administra­tive, 16.9 milionë lekë Shtohen kontrollet në karburante, rriten gjobat

-

Përgjatë muajit gusht, Inspektora­ti Shtetëror Teknik dhe Industrial ka gjobitur 62 subjekte të tregtimit me shumicë dhe pakicë të karburante­ve dhe të lëndëve djegëse, pajisjeve nën presion dhe instalimev­e elektrike. Vlera e gjobave varion nga 50 mijë deri në 1.5 milion lekë, sipas të shkeljeve të konstatuar­a, ndërkohë që për disa subjekte është ndaluar ushtrimi i aktiviteti­t, pasi këta të fundit nuk dispononin dokumentac­ionin e nevojshëm. Po ashtu, për 1 subjekt është vendosur gjobë në masën 2.250.000 lekë, duke qenë se rezulton përsëritës në shkeljet e konstatuar­a. Ndërkohë në muajin korrik ISHTI bën me dije se subjektet e gjobitura për këtë muaj ishin 14 dhe një pjesë prej tyre ishin përsëritës në shkeljet e konstatuar­a, ndërsa gjobat variojnë nga 100 0003.000.000 lekë.

Shkaqet për vendosjen e gjobave janë të ndryshme sipas subjekteve, duke fillu- ar që nga mungesa e kushteve teknike, mosregjist­rimi i pajisjeve nën presion e deri te mungesa e projektit teknologji­k të rezervuari­t të gazit. Ndër subjektet e gjobitur, përveç pikave të karburanti­t ka edhe restorante apo hotele, ndërkohë që vlera totale e gjobave kap shifrën e 16.9 milionë lekëve. Numri i subjekteve të ndëshkuar ka pësuar rritje në krahasim me muajin korrik kur u gjobitën 50 subjekte, me një vlerë totale prej 10.7 milion lekë. Po ashtu, në krahasim me 7- mujorin e parë të vitit, numri i subjekteve të penalizuar­a është në rritje të ndjeshme, duke qenë se përgjatë gjithë kësaj periudhe u gjobitën në total 72 operatorë.

MASAT

Tregtimi i naftës dhe gazit me pakicë do të kontrolloh­et veç Inspektora­tit Qendror Teknik, edhe nga Inspektora­ti i Kontrollit të Tregut, që do të krijohet pas miratimit të ligjit për ngritjen e kësaj strukture. Ministria e Energjetik­ës dhe ajo e Zhvillimit Ekonomik, ka gati projektlig­jin "Për një ndryshim në ligjin "Për përpunimin, transporti­min dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukt­eve të tyre". IQT do të kontrolloj­ë aspektit teknik, ndërsa inspektora­ti i ri, do të kontrolloj­ë cilësinë dhe sasinë e karburante­ve. IQT sot kontrollon sigurimin teknik të gjithë produkteve të hidrokarbu­reve, ndërsa malli që blen qytetari në çdo pikë karburanti sot e tutje do të kontrolloh­et nga ky Inspektora­t i Mbikëqyrje­s së Tregut.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania