Gazeta Shqiptare

Qëlloi me armë dhe tentoi të arratisej, arrestohet biznesmeni Timoleon Babi

50- vjeçari person me precedentë penalë, në konflikt pronësie me Klement Balilin Zaptoi një sipërfaqe toke para hotelit të tij

-

Biznesmeni i njohur nga Saranda, Timo leon Babi, i njohur shkurt si "Timo", ka përfunduar dje në pranga, pasi ka kundërshtu­ar me armë forcat e policisë. Ish- pronari i diskos së famshme verore "Africa", aktualisht pronar i hotel "Panorama" dhe disa bizneseve të tjera në qytetin bregdetar, akuzohet për pesë vepra të ndryshme penale pas përplasjes me blutë. Ngjarja për të cilën akuzohet 50vjeçari ka ndodhur pasditen e së premtes në afërsi të hotelit të tij. Mësohet se

Policia Bashkiake e Sarandës kishte marrë informacio­n se 50- vjeçari kishte pushtuar një sipërfaqe të konsiderue­shme toke në afërsi të hotelit të tij në lagjen nr. 1 të këtij qyteti, ndaj ka shkuar aty për sqarimin e situatës dhe verifikim e rastit. Por, Babi kundërshtu­ar efektivët e bashkisë, të cilët kanë kërkuar ndihmën e sallës operative të Komisariat­it të Sarandës. Në momentin kur forcat e rendit kanë

mbërritur në vendin e ngjarjes, 50- vjeçari është larguar duke qëlluar në ajër me armë zjarri. Menjëherë ka nisur ndjekja e tij, ku brenda pak minutash është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i biznesmeni­t. Ndërsa, nuk i është gjetur arma, të cilën pohohet se ai e kishte fshehur. Nga kontrolli personal, Timoleon Babit i është gjetur dhe sekuestrua­r një sasi prej 13 gr lëndë narkotike e llojit kanabis sativa. Materialet në ngarkim të tij u referuan në Prokurorin­ë e Sarandës për veprat penale: "Pushtimi i tokës", "Kundërshti­mi i punonjësit të policisë së rendit publik", "Prishja e qetësisë publike", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e".

BIZNESMENI

Burime zyrtare nga policia e Sarandës pohuan se bi- znesmeni Timoleon Babi është person me precedentë penalë. Mësohet se prej kohësh, 50- vjeçari është në konflikt me të afërt të të shumëkërku­arit Klement Balili, lidhur me pronësinë e "Factory Club" në Sarandë, e cila është ndërtuar në tokën e Babit. Para disa kohësh kjo çështje u bë mediatike, pasi Timoleon Babi vuri në dispozicio­n të medias një video ku pjesëtarë të familjes Balili dukeshin teksa shqyenin me mjete të forta portën e klubit të natës. Ndërkohë që këta të fundit u justifikua­n se u detyruan ta kryenin atë veprim, pasi u kishte humbur çelësi i portës së jashtme. Timoleon Babi ka precedentë penalë, por njihet edhe si bamirës. Më parë ai ka Sipas policisë së Sarandës, biznesmeni­n Timoleon Babi akuzohet për 5 vepra penale. Konkretish­t: "Pushtimi i tokës", "Kundërshti­mi i punonjësit të policisë së rendit publik", "Prishja e qetësisë publike", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e". Pritet që gjykata e këtij rrethi të vendosë masën e sigurisë ndaj tij.

dhuruar pajisje elektronik­e për paraburgim­in e Sarandës si dhe ka shtruar një rrugë me të ardhurat e tij. Gjithashtu, mësohet se gjatë këtij viti ai është konfliktua­r me disa persona në Sarandë për motive pronësie.

 ??  ?? Biznesmeni i arrestuar, Timoleon Babi
Biznesmeni i arrestuar, Timoleon Babi
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania