Gazeta Shqiptare

Fabrika e përpunimit të mbetjeve spitalore në Shijak, i vihet sërish tritol administra­torit

Pak ditë më parë i vendosën eksploziv në klinikën dentare

-

DURRËS - I vendoset sërish eksploziv administra­torit që po ndërton fabrikën ( incenerato­rin) e përpunimit të mbetjeve spitalore në Shijak. Burime zyrtare nga policia e Durrësit dje bënë me dije se mbrëmjen e së premtes rreth orës 22: 55 ka shpërthyer një sasi e konsiderue­shme tritoli në derën e magazinës së marrë me qira nga 33- vjeçari Arlind Lala ( mjek stomatolog). Nga shpërthimi i lëndës plasëse nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale tek dera e dhomës frigorifer­ike.

BABAI I ADMINISTRA­TORIT

Musa Lala tha pak ditë më parë për "GSH", se djali i tij kishte pësuar frakturë në nofull disa ditë më parë, kur nisi zanafilla e konfliktit të tij me një pjesë të banorëve të Shijakut. "Djali ka qenë i shtruar në spital në momentin kur ndodhi shpërthimi me eksploziv në klinikën ku ai punon me të shoqen, në lagjen ' Petrit Llaftiu' në qytetin e Shijakut", tha Musa Lala. Pas shpërthimi­t me eksplozmat­olog. Menjëherë në vendiv në klinikën dentare në ngjarje ka shkuar policia, e pronësi të Lalës) më 11 shtacila ka nisur hetimet për tor të këtij viti, shënjestra e identifiki­min dhe vënien në radhës ka qenë incenerato­ri pranga të autorëve të krimqë përpunon mbetje spitait. Sipas bluve, në cilësinë e lore, i cili ndodhet brenda provës materiale u sekuesfabr­ikës së mermerit të martrua një copë fitil zjarrrë me qira prej mjekut sto- përcjellës. Duket se 33- vjeçari Arlind Lala nuk po gjen më qetësi prej incenerato­rit që ka hapur në Shijak për përpunimin e mbetjeve spitalore. Pas shpërthimi­t me lëndë eksplozive me objekt fabrikën e përpunimit të mbetjeve spitalore, i ka sosur durimi edhe pronarit të fabrikës së mermerit, i cili ka i dhënë me qira objektin Lalës. Krahas fabrikës së përpunimit të mbetjeve spitalore, aty funksionon prej vitesh ehe fabrika e përpunimit të mermerit. Pronari i objektit tha se që kur nisi protesta e banorëve të Shijakut, puna e tij e përpunimit të mermerit i ra në minimum, ndërsa u konsiderua e tepërt hedhja e eksplozivi­t në ambientet që ai i ka dhënë me qira 33vjeçarit. Gjithçka ka nisur pas protestës së banorëve të lagjes së "Kecëve" në Shijak, të cilët janë kundër ngritjes së fabrikës në fjalë, pasi sipas tyre shkakton ndotje masive të zonës. Për të shuar zemërimin e banorëve të Shijakut, babai i mjekut stomatolog, Musa Lala deklaroi pak ditë më parë për "GSH" se ata janë tërhequr nga ky aktivitet. Pavarësish­t kësaj, kërcënimet nuk kanë ndalur ndaj tyre. kl. ha.

 ??  ?? Magazina ku shpërtheu tritoli
Magazina ku shpërtheu tritoli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania