Gazeta Shqiptare

I sekuestroh­en 4 milionë euro pasuri biznesmeni­t të kërkuar për drogë në Spanjë

Urdhër arresti nga Madridi, prokuroria: Nuk kemi marrëveshj­e ekstradimi Dyshohet se pronat u blenë nga aktiviteti kriminal

-

Në kuadër të opera cionit policor "Vjeshtë 2017" për goditjen e grupeve dhe aseteve kriminale, Gjykata e Krimeve të Rënda urdhëroi dje sekuestrim­in e pasurisë me vlerë 4 milionë euro të biznesmeni­t Nikolin Janina. Hetimi ndaj shtetasit Janina ka nisur nga Drejtoria e Policisë Tiranë, e cila në përfundim të hetimit i është drejtuar Gjykatës së Krimeve të Rënda për të marrë vendimin e sekuestros. Kjo pasuri është sekuestrua­r nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe i ka kaluar në administri­m të Agjencisë së Pasurive të Sekuestrua­ra dhe të Konfiskuar­a, pranë Ministrisë së Financave deri në përfundim të hetimit gjyqësor. Biznesmeni Janina duhet të sqarojë përpara gjykatës mënyrën e blerjes dhe krijimit të pronave, pasi dyshohet se janë përfituar me financa që rrjedhin nga veprimtari­a kriminale. Sipas Policisë së Shtetit, pasuritë e sekuestrua­ra janë: Katër apartament­e të ndodhura në kryeqytet me një sipërfaqe 450 m2, dy garazhe të ndodhura në Tiranë me një sipërfaqe 40 m2, një apartament i ndodhur në Vlorë me një sipërfaqe 65 m2, tokë e ndodhur në zonën e bregdetit Drimadh, Porto Palermo, Llaman, Amallol në Himarë, me një sipërfaqe totale 31.000m2. Sipas Seksionit për Hetimin e Pasurive dhe

sekuestrim­in e aseteve kriminale, pasuritë e sekuestrua­ra arrijnë në total vlerën 4 milionë euro. Ndërkohë, burime nga prokuroria bëjnë me dije se Spanja ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombët­ar për Janinën

si të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.

BIZNESMENI

Policia e Shtetit i ka sekuestrua­r këtë të shtunë shtetasit Nikolin Janina 4 milionë euro pasuri. Ai është i njohur në biznesin e hid- rosanitare­ve, pronar i kompanisë "Iberia invest" dhe "Alba ceramican" sh. p. k.. Ndërkohë, sipas prokuroris­ë, kanë qenë autoritete­t spanjolle, ato që kanë dërguar dosjen për biznesmeni­n si të përfshirë në trafik droge. Pasi janë kryer verifikime­t e nevojshme, në muajin korrik, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur sekuestro preventive ndaj pasurive të dyshimta të Nikolin Janinës. Sakaq, vetëm ditën e djeshme është Burime nga prokuroria bëjnë me dije se Spanja ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombët­ar për Janinën si të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike. Sakaq, mungesa e një marrëveshj­eje mban peng ekstradimi­n e tij. Gjithashtu, pengesë për mosarresti­min e tij është dhe fakti se autoritet spanjolle nuk kanë sjellë dosjen dhe transferim­in e procedimit penal në Shqipëri, duke kërkuar vetëm verifikimi­n e pasurisë.

bërë bllokimi i pasurisë. Mësohet se në momentin e sekuestrim­it ka qenë prezent dhe vetë Nikolin Janina, i cili kërkohet nga Spanja për trafik droge, por mungesa e një marrëveshj­eje mban peng ekstradimi­n e tij. Gjithashtu, pengesë për mosarresti­min e tij është dhe fakti se autoritet spanjolle nuk kanë sjellë dosjen dhe transferim­in e procedimit penal në Shqipëri, duke kërkuar vetëm verifikimi­n e pasurisë.

 ??  ?? Biznesmeni Nikolin Janina
Biznesmeni Nikolin Janina

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania