Gazeta Shqiptare

U kapën me mina me telekomand­ë, gjykata lë në qeli dy të rinj

Të pandehurit s'tregojnë emrin e bashkëpunë­torit

-

Dy

të akuzuarit si po rositës dhe transportu­es të tri minave me celular u paraqitën ditën e djeshme pranë Gjykatës së Tiranës për t'u njohur me masën e sigurisë. Gjykata vendosi lënien në burg të Eraldo Katroshit dhe Jurgen Muhos, të cilët u arrestuan pak ditë më parë. Sipas prokuroris­ë, dy të rinjtë, përkatësis­ht 23 dhe 19 vjeç në momentin e dërgimit në qeli, në bisedën e bërë mes tyre, kanë rënë dakord me njëri- tjetrin të mbrojnë personin e tretë të përfshirë në krim, duke mos e përmendur emrin e tij. "Nuk duhet t'i përmendim emrin. Të mos e ngatërrojm­ë me këtë punë", kanë thënë ata. Mësohet se personi i tretë tek i cili janë marrë minat, ende nuk është identi- Sipas prokuroris­ë, dy të rinjtë, përkatësis­ht 23 dhe 19 vjeç në momentin e dërgimit në qeli, në bisedën e bërë mes tyre, kanë rënë dakord me njëri- tjetrin të mbrojnë personin e tretë të përfshirë në krim, duke mos e përmendur emrin e tij. "Nuk duhet t'i përmendin emrin. Të mos e ngatërrojm­ë me këtë punë", dëgjohen teksa flasin të rinjtë.

fikuar. Nga përgjimet e kryera gjatë hetimit policor, bëhet me dije se Jurgen Muho pranon se ka marrë porosi nga miku i tij, Katroshi për të bërë transporti­n e minave nga Elbasani drejt kryeqyteti­t. Gjatë seancës së djeshme gjyqësore,

dy të rinjtë vendosën të kyçin gojën përpara gjykatësit Artan Gjermeni, duke mos dhënë shpjegime. Ndërkaq, me kërkesë të prokuroris­ë, gjykata caktoi masën e arrestit me burg ndaj të dyshuarve, pasi përgjimet rëndojnë pozitën e tyre. Avoka- tët mbrojtës kërkuan caktimin e një mase më të lehtë sigurie, duke pretenduar se përgjimet ishin të paligjshme, por gjykatësi Artan Gjermeni u bëri me dije se veprimi i prokuroris­ë ishte miratuar më herët nga gjykata konform ligjit. Ndërkohë, gjykatësi refuzoi edhe garancinë pasurore të afruar nga avokati i të dyshuarit Muho. Dy të rinjtë akuzohen për veprën penale: "Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve shpërthyes­e dhe municionit". Ditën e arrestimit Katroshi dhe Muho ishin duke lëvizur me makinë në rrugën "Teodor Keko" në kryeqytet, kur policia ka ndërhyrë befasisht dhe ka gjetur 3 minat, të cilët ishin të lidhura me një telefon "Nokia". Burime nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se minat ishin përgatitur për t'u shitur tek persona të tjerë dhe se minat ishin marrë nga Jurgen Muho me porosi të Eraldo Katroshit. Këto mina përdoren shpesh në shpërthime që ndodhin poshtë makinave apo objekteve të tjerë. In. all

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania