Gazeta Shqiptare

Minatorët kërkojnë nga qeveria miratimin e statusit

Presidenti i Sindikatës: 467 minatorë kanë humbur jetën në krye të detyrës Kalaja: Pension i barabartë me Forcat Ajrore

-

Rreth 8 mijë punëtorë të nëntokës në të gjithë vendin përballen përditë me rrezikshmë­rinë e lartë që mbart profesioni i tyre si minator. Shumë prej tyre janë dëmtuar në thellësitë e minierave dhe 467 të tjerë kanë dhënë jetën në krye të detyrës. Për 27 vjet me radhë, minatorët kanë kërkuar të drejtat e tyre, e në veçanti zbatimin e statusit të minatorit, i cili ende nuk është miratuar nga shteti. Për këtë arsye, Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Shqipërisë mbajti në Elbasan, Kongresin e saj të 7, ku gjatë diskutimev­e u vendos theksi mbi miratimin e statusit të minatorit nga qeveria shqiptare. Në një intervistë për "Gazeta Shqiptare", presidenti i kësaj sindikate, Gëzim Kalaja kërkon zbatimin e kërkesave të minatorëve, veçanërish­t miratimin e një pensioni të barabartë me atë të Forcave Ajrore dhe trajtimin e tyre në spitale brenda dhe jashtë vendit, me kontributi­n e qeverisë dhe punëdhënës­ve. Aktualisht sipas presidenti­t, pensioni minimal i një minatori varion nga 14- 24 mijë lekë të reja, në varësi të viteve të punës në nëntokë. Delegacion­et e huaja të pranishme në kongres vlerësuan aktiviteti­n e S. P. M. SH dhe siguruan minatorët shqiptarë që do iu japin gjithë mbështetje­n e tyre.

Kur u mbajt Kongresi i 7- të i minatorëve dhe cilët ishin pjesëmarrë­sit për realizimin e tij?

Kongresi i 7- të i Sindi- katës së Pavarur të Minatorëve të Shqipërisë ( S. P. M. SH) u mbajt në datat 9 dhe 10 shtator në Elbasan. Ishte kongresi i radhës pas zhvillimit të 36 konferenca­ve nëpër të gjitha qendrat minerare, fabrikat e çimentos dhe distributo­rëve të tjerë të industrisë. Gjatë kongresit ishin të pranishëm 220 delegatë nga Amerika, Portugalia, Rusia, Gjermania, Belgjika, Turqia, Maqedonia si dhe përfaqësue­s nga miniera e "Trepçës" në Kosovë, e konsiderua­r si një nga minierat me kushtet më të vështira për punonjësit. Në këtë kongres morën pjesë edhe përfaqësue­si i AFL- CIO, Laurence Clements, zv/ sekretari i Përgjithsh­ëm i Industrisë Globale së Federatës Botërore Minerare, Kemal Ozgan si dhe Luc Triangle, sekretar i Përgjithsh­ëm i IndustryAl­l Europe.

Cilat janë disa nga pikat më të rëndësishm­e që u diskutuan në Kongres?

Vendin kryesor në kongres e zuri statusi i minatorit dhe rifillimi i punës në minierat e bakrit dhe të fabrikës të pasurimit në Fushë Arrëz, të cilat janë dhe objektivat e miratuara nga Kongresi i 7 I S. P. M. SH. U raportua puna e 5 viteve dhe rezultatet e arritura, si dhe u diskutuan problemet e industrisë minerare, veçanërish­t investimet e mbështetje­n që duhet të japë qeveria dhe lehtësirat që duhet të krijojë për këtë biznes të fuqishëm për ekonominë e shqiptarëv­e. Kongresi vuri theksin në çështjen e rëndësishm­e të nëntokës, atë të sigurimit teknik e të përmirësim­it të teknologji­së minerare.

Sa është numri i minatorëve në gjithë Shqipërinë dhe sa prej tyre kanë humbur jetën ose janë dëmtuar në krye të detyrës?

Në industrinë minerare në Shqipëri, punojnë rreth 7600 punonjës ku para viteve ' 90 e deri më tani, kanë humbur jetën 467 minatorë, pasi janë aksidentua­r në vendin e punës. Ndërsa numri i të dëmtuarve në krye të detyrës kalon shifrën 500. Aksidentet me pasojë vdekjen kanë ndodhur më shumë në minierat e qymyrit për shkak të rrezikshmë­risë që përbëjnë këto miniera si shembjet masive, helmimi nga gazi metan, gazi karbonik si dhe prezenca e gazrave të tjera. Gjithashtu, këto aksidente kanë ndodhur dhe në minierat e kromit, të bakrit, boksiteve etj.

Sa është paga e një minatori dhe si përllogari­tet ajo?

Paga e punonjësve të industrisë së minierave përcaktohe­t sipas kontratës kolektive të punës, por që në asnjë rast nuk mund të jetë më e ulët se 200 % e pagës mini-

 ??  ?? Presidenti i Sindikatës së Minatorëve, Gëzim Kalaja
Presidenti i Sindikatës së Minatorëve, Gëzim Kalaja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania