Gazeta Shqiptare

Portret i panjohur i një djaloshi shqiptar të viteve 1800, me gjasë nipi i Ali Pashës

- NGA PROF. DR. IRAKLI KOÇOLLARI & OLTION MUZAKA

Piktori më në zë i ko hës, Eugen Delak rua ( autori i tablos “Liria mbi barikada”) punoi një numur tablosh me skena luftimesh dhe betejash të shqiptarëv­e të ngarkuar me armë dhe fustanella­t karakteris­tike. Pak vite më vonë piktori britanik Eduard Lear punoi rreth 400 akuarele nga dy udhëtimet e ndërmara në territoret e Arbërisë. Një numur tjetër piktorësh britanikë, gjermanë, italianë apo francezë zbritën vetë në këto anë dhe punuan nën impresione të thella peisazhe mahnitëse, portrete, skena lufte, skena dashurie, dhe gjer kostumet me dekoracion­e dhe ornamenmte befasuese të banorëve të krahinave të ndryshme të vendit tonë:

Cartright, piktori anglez punoi në gjininë e peisazhit por edhe të portretit dhe skena të jetës shqiptare. Ai pati rastin dhe fatin që Pashai hijerëndë ti pozonte dhe ai të punonte një portret në bojra vaji, në ambjentet e pritjes në pallatin princëror në Janinë.

Leon Dupre piktori francez punoi një numur peisazhesh por edhe portretin e njohur të Ali Pashës, ndërsa qëndron i mbështetur në një barkë, në një lundrim çlodhës në liqenin e Janinës. Po ky piktor është i pari dhe ndoshta ndër të vetmit që punoi edhe dy portrete të nipërve të Ali Pashës, të Ismailit – djalit të vogël të Veli Pashës ( Djali i vogël Ali Pashës), dhe të Mehmetit, djali i vogël i Myftar Pashës ( djali i madh i Ali Pashës).

Sigurisht, është i pafund numuri i artistëve dhe krijuesve që lanë vepra me vlerë për këtë Pasha dhe për shqiptarët e kohës. Fondi i paçmuar i tyre plotëson në mënyrë permanente dimensioni­n e historisë dhe të biografisë së shkruar dhe asaj pamore të vendit dhe popullit tonë. Por, jo tërë inventari i këtij thesari është është i njohur. Krijime dhe vepra të panjohura arti da- lin periodikis­ht në dritë duke na befasuar me prurjet që ato na ofrojnë…

Një të tillë na sjell nga fondi personal i antikuarev­e të tij, Oltjon Muzaka!

Është fjala për nje portret origjinal, të panjohur gjer më tash, i një djaloshi shqiptar, të punuar aty nga fillimi i shekullit të XIX. Deri para pak kohësh ky portret i punuar në një teknikë akuarel dhe pastel, ishte pjesë e fondit të pinakotekë­s personale të një qytetari parisjen, dashamirës i Shqipërisë dhe i shqiptarëv­e.

Portreti është punuar në karton vizatimi, që natyrisht për rreth dyqind vjet të ekzistencë­s dhe të ekspozeve periodike, në qoshen e sipërme të krahut të djathtë është dëmtuar nga koha.

Tabloja na prezanton portretin – bust të një djaloshi shqiptar, pasi kështu e përcjell në “kartelën shoqëruese biografike” koleksioni­sti francez që e kish trashëguar nga të parët e tij. Djaloshi i portretit mban një çallmë në kokë dhe në trup mban të veshur një këmishë dhe një jelek. Si festeja mbi kokë dhe kostumi i tij janë tregues të qartë të garderobës së familjeve fisnike shqiptare të periudhës së mesjetës së vonë, domethnë e fillimit të shekullit të XIX.

Fatkeqësis­ht, në qoshen fundore të krahut të djathtë të tablos, ku zakonisht autorët e veprave vendosun autorgrafi­n e tyre dhe kohën kur është kryer ai punim, gjendet autografi i piktorit të kohës, por jo i ditëve kur është realizuar ky portret. Nga një vëzhgim i kujdesshëm arijmë të lexojmë apo identifiko­jmë me vështirësi emrin apo au- tografin shkruara nga autori, “Grenal” apo “Grimal”!!!. Hë për hë nuk mund të flasim më shumë për këtë autor, ndoshta studime të mëtejme do të ndriçojnë të panjohurat.

Lloji i letrës së vizatimit, vjetërsia e saj, si dhe materiali me të cilin është punuar tabloja të japin mundësinë të gjykosh se ajo është rreth dyqind vjeçare. Po ashtu, stili i punimit të portretit, i takon epokës së romantizmi­t, karakteris­tike kjo rrymë e artit figurativ të shekullit të XVIII dhe dekadat e para të shekullit të XIX.

Ajo që e bën të veçantë tablon është fakti që djaloshi musliman ka pozuar përpara piktorit, një veprim ky i pazakontë i një muhamedani të asaj kohe, që e kishte të ndaluar nga normat e religjioni­t të tij ta bënte një gjë të tillë. Ky akt na jep të kuptojmë dy shkaqe të kësaj “herezie” të djaloshit shqiptar; - ose djaloshi nuk ka qënë praktikues apo besimtar radikal i islamit dhe normave të tij; - ose klima familjare në të cilën ai është ritur ka qënë e tillë, liberale çka e ka bërë atë të pranojë në mënyrë të natyrëshme pozimin para piktorit të huaj.

Nisur nga karakteris­tikat e mësipërme, si dhe duke iu referuar eventeve të tjera artistike të kësaj natyre, në këto periudha kohore në vendin tone, mund të bëjmë me dije se:

Në fillimin e shekullit të XIX, më 1809, 1811, 1816, 1820 erdhën në territoret e Ar- bërisë Jugore, në Pashallëku­n e Janinës një numur piktorësh të huaj, sikundër piktori francez Leon Dupre; piktori Italian, Luzeri; piktori britanik John Cartright, etj.

Nëse do ti referohemi njerit prej tyre, francezit Dupre, do të kujtonim se ai i kërkoi Ali Pashës t’i pozonte për një portret dhe Pashai e mirpriti kërkesën e tij, bile i krijoi kushtet komode që ti punonte portretin e njohur në barkën e tij, gjatë një shëtitje shlodhëse në Liqenin e Janinës. Jo vetëm kaq por ky piktor, Dypreja punoi edhe një numur peisazhesh të tjera. Por, ajo që ka më shumë rëndësi për ne, është fakti se ai punoi edhe portretet e nipave të Pashait të Janinës. Dy prej portreteve i takojnë Ismailit, djalit të Veli Pashës ( Veliu - djali i vogël i Ali Pashës) në pozicione të ndryshme, në ballkonin e sarajeve të tij, në Janinë. ( Shih Portretin nr. 1, Portretin nr. 2) Ndërsa në një tablo të tretë, të realizuar përsëri në ballkonin e sarajeve në Janinë, Dypreja prezanton dy nipa të Ali Pashës. ( Shih tablon nr. 3). Ata janë dy djemtë e dy djemve të Ali Pashës; përkatësis­ht Ismail beu djali i Veliut, i cili qëndron në krahun e majtë të tablos; dhe Mehmeti – djali i Myftarit, që është i vendosur në krahun e djathtë të tablos.

Pra, sikundër shihet, Dypreja i ka kushtuar dy tablo- portrete më vente Ismail beut, por edhe në tablon e tretë kushtuar dy pinjollëve të familjes së Pashait ai e vendos përsëri Ismail beun!

Sigurisht, që kanë qënë karakteris­tikat e portretit të djaloshit, Ismailit, por pandashmër­isht nga to me siguri duhet të ketë qënë edhe karakteri i këtij të riu, i cili dukshëm duhet të ketë pasur një botë krejt të veçantë në raport me fëmijët e tjerë të kësaj familjeje fisnike, çka e ka bërë francezin Dypre ta punojë në më shumë se një tablo. Ali Pasha ka pasur dhjetë nipër dhe mbesa nga të dy djemtë e tij, por piktori është fokusuar veçmas tek Ismaili, çka flet qartë që ai bënte të veçantën në tiparet, karakterin dhe profilin e tij, në raport me të tjerët.

Ndër elementët më karakteris­tikë që duket se Dupreja evidenton dhe vendos në fokusin e tablove të tij, dedikuar Ismail Beut duket se janë sytë e djaloshit, vështrimi i tij i mprehtë, plot jetë, gjallëri, depërtues, në lëvizje dhe mjaft karakteris­tike.

Një meritë e veçantë e autorit, piktorit francez, Dupre, është fakti se ai ka aritur të dallojë në kontaktin dhe raportin psikologji­k me djaloshin karakterin e tij, pra një personazh që përcjell apo rezaton mënçuri, zgjuarësi të veçantë.

Që ishte i tillë Ismaili do të na duhej të kujtonim se çfarë i ka shkruar në njërën nga letrat dërguar nënës së tij Bajroni pasi kishte vizituar Pashain e Janinës dhe kishte takuar pothuaj tërë pjestarët e familjes së tepelenasi­t: “Më kujtohet , shkruan ai nga Stambolli më 18 Qershor 1810, - pyetja që më bëri nipi i Ali Pashës, një çunak dhjetë vjeçar, me dy sy të zinj që gratë tona do ti blinin me çfardolloj çmimi … … dhe pyetjen që më bëri me tërë rëndësinë e një burri 60 vjeçar. Pa kuptuar u bëra mik me të.”

Dhe që djaloshi, Ismaili ka qënë i tillë do ta tregonin vitet që do të pasonin.

Nëse do ti referohesh­im rjedhave të jetës së këtij njeriu, Ismailit, do të të gjenim vërtet ngjarje dhe një karjerë që e bënë atë krejt të veçantë në raport me të gjith nipat e tjerë të Ali Pashës. Kështu, mbas vrasjes së Ali Pashës, pothuaj pjesa më e madhe e pinjollëve pasardhës të Pashait të Janinës u vranë nga Sulltani

 ??  ?? Portreti që ndodhet në fondin personal të z. Muzaka
Portreti që ndodhet në fondin personal të z. Muzaka
 ??  ?? ( Ismail Beu dhe Mehmet beu, Tablo nr. 3)
( Ismail Beu dhe Mehmet beu, Tablo nr. 3)
 ??  ?? ( Ismail Beu, Tablo nr. 2)
( Ismail Beu, Tablo nr. 2)
 ??  ?? ( Ismail Beu – Tablo nr. 1)
( Ismail Beu – Tablo nr. 1)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania